Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kukësi poshtërohet në shtëpi nga Lushnja, Milinkoviç refuzon dorëheqjen

Postuar: 10/12/2017 - 09:46

Në Kukës pati një fitues në ndeshjen e djeshme Kukësi-Lushnja, por fitues ishin pikërisht miqtë lushnjarë që fituan 3-1 dhe poshtëruan kampionen në fuqi brenda në fushën e saj. Me këtë disfatë Kukësi është vetëm zyrtarisht në garë për titull, pasi praktikisht ky objektiv duket i pamundur. Nga ana tjetër ekipi i trajnerit Hysen Dedja ndez shpresat për mbijetese, pasi ngjitet në kuotën e 8 pikëve. Kukësi e nis keq takimit, pasi ndëshkohet me gol që në minutën e 12-të. Krosimi i Metos pas goditjes së lirë gjen kokën e Prençit, i cili devijon lehtë me kokë aq sa për ta dërguar topin në rrjetë. Vendasit mundohen të reagojnë menjëherë, por lushnjarëve goli u dha zemër dhe ata mbrohen me shumë forca. Rrumbullaku nga distanca dhe Bakaj që nuk arrin të devijojë drejt portës pasimin e Gurit shkaktojnë panik në zonën e Lushnjës, por rezultati nuk ndryshon më gjatë 45 minutave të para. Vetëm 2 minuta lojë iu nevojit Kukësit në pjesën e dytë për të gjetur golin e barazimit. Pas një kombinimi të bukur mes Gurit dhe Rrumbullakut, mbrojtësi pason saktë në qendër për Bakajn që nuk fal, 1-1. Ndërkohë që futbollistët e Kukësit po ngulmonin për golin e dytë, Fatjon Sefa befason vendasit duke kthyer në avantazh Lushnjën me një goditje jo shumë të fortë, por të zgjuar, në rrëzim e sipër, thuajse në vijën e 16 metrave. E pabesueshmja ndodhi në minutën e 82-të kur pas një mosmarrëveshjeje mes Shametit dhe Hoxhës, Sefa e dërgon topin në rrjetë për golin e 1-3. Kukësi, i demoralizuar nga ky rezultat i papritur, nuk gjeti forca për ta kthyer rezultatin. Kjo humbje pritet të pasohet edhe me largimin e trajnerit Mladen Milinkoviç, i cili nuk e ka më grupin nën kontroll për ta kthyer skuadrën në nivelet më të larta.

Milinkoviç dorëhiqet,vendimi në dorë të Gjicit

Mladen Milinkoviç hezitoi të japë dorëheqjen pas humbjes ndaj Lushnjës, që edhe ai vetë e quan të turpshme. Sipas tij, është e papranueshme që skuadra të bëjë gabime kaq amatore në mbrojtje. “Besoj që sot lojtarët u përpoqëm, por bëmë gabime amatore, këtë nuk e kuptoj. Sigurisht që mund të dalim nga kjo situatë. E kam marrë vendimin tim, por do të flas me presidentin. Për mua kjo humbje është e turpshme. Nuk besoj se më ka tradhtuar njeri, thjesht jam i zhgënjyer me rezultatin. Kur humbet, ka shumë shkaqe. Sot tre golat që pësuam i patë vetë, s’është nevoja t’i komentojmë”, theksoi trajneri serb i Kukësit. Por e e ndjen Milinkoviç të vijojë me një grup që nuk po u përgjigjet kërkesave të tij? “E përsëris, unë e kam marrë vendimin tim, shpresoj që edhe presidenti të veprojë në të mirën e ekipit”, shtoi Milinkoviç.

Flamurtari mund 2-0 Vllazninë dhe merr vendin e dytë

Flamurtari është rikthyer te fitorja, duke mposhtur Vllazninë në Vlorë, me rezultatin 2-0. Në një takim të luajtur në kushte mjaft të vështira atmosferike, me reshje shiu dhe erë të fortë thuajse gjatë gjithë 90-minutëshit, sfida u zhbllokua nga Musta me një gol të shënuar që në minutën e 8’ të pjesës së parë. Pavarësisht reshjeve, terreni i stadiumit ‘Flamurtari’ ishte në gjendje mjaft të mirë për zhvillimin normal të takimit, por sfida nuk u ngjit asnjëherë në lartësinë e pritur. Flamurtari u detyrua të bëjë edhe një ndërrim të shpejtë, pas dëmtimit të kapitenit Tomislav Bushiç që në pjesën e parë, ndërsa Vllaznia ndonëse krijoi volum, nuk arriti të rrezikojë seriozisht portën e vlonjatëve. Në minutat e fundit të sfidës, ishte Kamara që shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit shkodran Sherri dhe pas një rrëmuje, dërgoi topin në rrjetë duke vulosur fitoren 2-0. Pas kësaj fitoreje Flamurtari ngjitet përkohësisht në vendin e dytë, me 25 pikë, 2 më tepër se Kamza e vendit të tretë, që do të zbresë në fushë nesër. Nga ana tjetër, Vllaznia e Gjokës pëson humbjen e dytë radhazi dhe mbetet në zonën e rrezikut, veçanërisht pas fitores edhe të Lushnjës në ditën e sotme.

 

Ndeshjet, java 14

Të shtunën

Kukësi-Lushnja           1-3

Flamurtari-Vllaznia     2-0

Të dielën

Kamza-Luftëtari

Laçi-Skënderbeu

 Partizani-Teuta

 

Renditja

Skënderbeu     31

Flamurtari        25

Kamza             23

Kukësi 22

Partizani          18

Laçi                 18

Teuta               14

Vllaznia           12

Luftëtari          10

Lushnja           8

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/12/2018 - 23:23

 Në Spanjë, Barcelona arriti një tjetër fitore të thellë në transfertë. Katalanasit fituan në Valencia ndaj Levantes me rezultatin 5-0.

Postuar: 16/12/2018 - 19:04

Liverpooli ka fituar derbin anglez ndaj Manchester United me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme

Postuar: 16/12/2018 - 18:35

Liverpooli ka kaluar përsëri në epërsi ndaj Manchester Unitedit falë golit të bukur të Xherdan Sh

Postuar: 16/12/2018 - 16:19

Ndeshja e fundit në kampionat e Lacios ndaj Sampdorias, nuk ka rezultuar mjaft pozitive për gardi

Postuar: 16/12/2018 - 07:39

Kampionati anglez po dhuron emocione të bukura dhe spektakël javë pas jave, teksa dje Mançester S

Postuar: 16/12/2018 - 07:38

Kategoria Superiore po luan ndeshjet e javës së 17-të të saj, ku dje ranë në sy fitoret e ekipeve

Postuar: 16/12/2018 - 07:37

Një nga personalitetet e futbollit korçar dhe atij kombëtar, Dhimitraq Xhambazi, vijon të besojë