Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kukësi bën surprizën e madhe, i kërkon Kamzës t’i japë stadiumin

Postuar: 25/09/2018 - 07:33

Kukësi po rikonstrukton stadiumin dhe deri sa të ketë impiantin tij në kushte moderne po luan sa në një impiant në një tjetër, në mënyrë që të ketë skuadrën në kushte komode. Por ka një problem serioz, sepse ndeshjet imin dhe stadiumet ku luan Kukësi janë krejtësisht të boshatisur. Si në Shkodër dhe në Elbasan shkallët janë bosh dhe kjo situatë nuk mund të tolerohet, prandaj drejtuesit e klubit të Kukësit i kanë vënë syrin stadiumit të Kamzës. Natyrisht, në Tiranë, i vetmi impiant është “Selman Stërmasi” por atë e kanë Tirana e Partizani dhe e përdorin me radhë, kështu që Kukësi mund të luajë vetëm në Kamzë, gjithmonë nëse klubi kamzali pranon kërkesën e Safet Gjicit. Dhe e vërteta është se një event sportiv pa praninë e spektatorëve humbet vlerë, është i shurdhër dhe sado mirë të perfermojnë sportistët, asnjëherë nuk është e njëjta gjë. Për të dalë në temë, Kukësi nuk luan në shtëpi derisa të rindërtohet stadiumi “Zeqir Ymeri” dhe ka qenë i detyruar që të shtegtojë sa në Elbasan e Shkodër, dikush që nuk ka informacion do të vinte bast se tifozët e Kukësit janë dënuar për të mos qenë të pranishëm në stadium, pasi mbështetësit e bluve nuk kanë udhëtuar as në “Elbasan Arena” e as në “Loro Boriçi” pavarësisht se skuadra ndodhet në vendin e dytë, një pikë më pak se Skënderbeu. Një shtegtim i tillë rrezikon të dëmtojë teknikisht skuadrën, futbollistët edhe nga ana psikologjike duhet të jenë të mësuar që një herë në dy javë të luajnë në të njëjtin terren, pra kalimi nga Elbasani në Shkodër dhe anasjelltas është problematik, ndaj duhet gjendur një mënyrë për t’ia thjeshtësuar tifozëve praninë në stadium. Në këtë pikë drejtuesit e klubit po e mendojnë prej disa javësh alternativën Kamëz. Mijëra kuksianë jetojnë në qytetin e vogël dhe përvoja e vitit të kaluar ka treguar se kur blutë luajnë në transfertë ndaj Kamzës, ka më shumë tifozë të Kukësit sesa vendas, madje ka raste kur ka edhe më shumë se në Kukës. Fillimisht duhet arritur akordi me bashkinë dhe klubin e Kamzës, e më pas duhet koordinuar kalendari, por për momentin kjo është zgjidhja më e mirë që më në fund skuadra të dëgjojë dikë të thërrasë “Gol”.

Shameti: Dështim nëse nuk fitojmë titullin

Mbrojtësi gjirokastrit i Kukësit, Ylli Shameti, ishte protagonisti kryesor i ndeshjes së djeshme mes Kukësit dhe Kamzës. Ai shënoi golin e fitores 1-0 të skuadrës së tij që vazhdon të ndjekë nga afër Skënderbeun. Një gol më i veçantë se të tjerët, siç pranoi vetë Shameti, pasi ishte me një dedikim. “Kam bërë gola më parë, por me këmbë është e rrallë, është gjë e veçantë se ia kisha dedikuar Musollit i cili po kalon një moment të vështirë. Është e rëndë të qëndrosh 6 muaj jashtë punës tënde, të gjithë bashkë i jemi në krah, edhe me presidencën me shpresën që të kthehet sa më shpejt”, u shpreh Shameti. Sa i përket rrugëtimit në kampionat, Shameti i ka idetë e qarta se ky është i viti i duhur që Kukësi të kërkojë titullin kampion dhe pranon publikisht se mosarritja e këtij objektivi do ta bënte gjithë sezonin një dështim. “Ky vit duhet të jetë viti i ynë dhe nëse nuk e arrijmë, atëherë nuk do të kemi bërë asgjë për objektivat që ka klubi, që na janë vendosur në fillim të sezonit. Por ky kampionat do të jetë shumë i vështirë dhe do të jetë e rëndësishme të marrësh pikët. Pastaj për t’u kthyer te loja e bukur do kohën e vet, do të jetë kampionat i vështirë dhe duhet të marrim çdo ndeshje një pas një duke i dhënë rëndësinë e duhur çdo ndeshje”, shtoi ai. Ndërkohë, në kryesim vazhdon të mbetet Skënderbeu, i cili pavarësisht ndryshimeve të mëdha, nuk ka ulur aspak ritmin. “Skënderbeu po i merr pikët maksimale, është mbi ne në renditje kështu që në aspektin e pikëve nuk është dobësuar. Do ta shikojmë në vazhdim nëse është dobësuar apo jo se këtë në fund e tregojnë pikët, Por mendoj që ky kampionat do të jetë shumë i vështirë si për vendin e parë, ashtu edhe për kupat e Europës dhe fundin e tabelës. Kjo shihet ndeshje pas ndeshje pasi mund të fitosh në çdo fushë e të humbasësh në çdo fushë”, përfundoi mbrojtësi i Kukësit.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/12/2018 - 18:19

Argjentina konsiderohet si një vendet i cili e dashuron shumë futbollin, por së bashku me këtë ka momente kur dhuna mbizotëron në fushat e blerta.

Postuar: 17/12/2018 - 15:59

Mbrëmja e djeshme ka qenë magjike për Xherdan Shaqirin pasi ishte fantastik në ndeshjen

Postuar: 17/12/2018 - 14:01

Pas “Champions League” është hedhur edhe shorti i kompeticionit tjetër të UEFA-s

Postuar: 17/12/2018 - 13:09

Shorti i Champions League i hedhur ditën e sotme, ka caktuar disa super sfida.

Postuar: 16/12/2018 - 23:23

 Në Spanjë, Barcelona arriti një tjetër fitore të thellë në transfertë.

Postuar: 16/12/2018 - 19:04

Liverpooli ka fituar derbin anglez ndaj Manchester United me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme