BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Kukësi del jashtë titullit, Teuta ia rrëmben vendin e dytë

Kukësi del jashtë titullit, Teuta ia rrëmben vendin e dytë

Java e 22-të e Kategorisë Superiore nisi me një superndeshje, një duel direkt që vlen për vendin e dytë dhe që ka gjasa të ketë qenë përcaktues për fatet e titullit, pasi Kukësi rivali kryesor i Partizanit mbetet në vend-numëro dhe të kuqtë do të kenë mundësinë të dielën të shkëputen dhe më shumë e të krijojnë distancën e nevojshme që i afron me titullin kampion. Meritat i takon skuadrës së Teutës, e cila fitoi 2-1, me përmbysje, një fitore që e ngjit automatikisht në vend të dytë dhe bëhet kështu rivalja kryesore e Partizanit në rrugëtimin drejt trofeut, megjithëse mbetet 7 pikë prapa në kushtet kur të kuqtë ende nuk e kanë luajtur duelin e tyre. Verilindorët mbyllën pjesën e parë në avantazh, por “djallosën” gjithçka në të dytën, pasi përveç pësimit të dy golave, shpërdoruan edhe një 11-metërsh, duke dalë pa pikë nga kjo transfertë dhe duke komplikuar totalisht rrugën drejt titullit kampion. Sfida nisi mjaft mirë për durrsakët, që kishin kontrollin e lojës dhe tentuan herë pas herë të vënë në vështirësi prapavijën kuksiane, por pa arritur të krijojnë raste konkrete në portën e mbrojtur nga Stivi Frashëri. Kur kishte kaluar rreth një gjysmë ore lojë, Kamara u fut bukur në zonën e Kukësit dhe u pengua nga Dzaria, por për arbitrin nuk ishte penallti, pavarësisht kontestimeve të shumta të futbollistëve durrsakë. Vetëm pak minuta më vonë, ishte sulmuesi Arturo Rexhinaldo, që gjuajti nga distanca dhe çoi topin në rrjetën e portës së Isli Hidit, duke i dhënë Kukësit avantazhin në një sfidë, ku Teuta ishte dukshëm më aktive dhe kërkuese. Me të njëjtin ritëm si në pjesën e parë startoi edhe e dyta, por me ndryshimin se në minutat 69-të dhe 72-të, Kukësi përjetoi një “dramë”, ku pësoi dy gola, pasi durrsakët barazuan fillimisht me Prognin dhe kaluan në avantazh me mbrojtësin Renato Arapi. Nuk mund të pajtohej aspak Armando Cungu me këtë rezultat, duke reaguar menjëherë dhe hedhur në fushë Shkurtajn, Valdet Ramën dhe Arbër Çyrbjan, duke rifreskuar repartin e avancuar, me qëllim që të shmangë humbjen. Në minutën e 84-t u regjistrua edhe rasti më i mirë për verilindorët, pasi Shkurtaj mori një top në të majtë të sulmit dhe avancoi drejt qendrës, duke gjuajtur bukur nga jashtë zonës, por topi u devijua nga Hidi dhe u përplas në shtyllën pingule. Në minutat shtesë, Osmani ndali me dorë një gjuajtje drejt portës të kuksianëve, ndërsa arbitri akordoi 11-metërsh për verilindorët dhe kartonin e dytë të verdhë për kapitenin e durrsakëve, që la fushën e lojës pak para fundit të ndeshjes. Penalltinë e mori përsipër mesfushori brazilian Uilliam Kordeiro, i cili bëri një gjuajtje vërtetë të dobët, duke çuar topin lehtësisht në duart e portierit Isli Hidi. Deri në vërshëllimën e fundit, Kukësi tentoi edhe një herë golin, por sërish gjuajtja drejt portës u ndal nga gardiani i Teutës. Durrsakët e Shkëmbit marrin kështu fitoren e parë në kampionat, për vitin 2019 dhe ngjiten përkohësisht në vendin e dytë të renditjes, në kuotën e 39 pikëve, duke parakaluar pikërisht Kukësin, që mbetet në kuotën e 38 pikëve.

Cungu: Asgjë s’ka mbaruar, Kukësi e ka kualitetin

Trajneri Armand Cungu nuk e fshehu zhgënjimin e tij nga humbja e djeshme ndaj Teutës, një humbje që lëkund pozitat e tij. “Mendoj se djemtë bënë një ndeshje të mirë. Ritmet ishin në ekuilibër. Kaluam në avantazh dhe e mbyllëm pjesën e parë në avantazh. Ishim përsëri në lojë dhe mund ta mbyllnim ndeshjen me Rrocën, por nuk arritëm në atë rast flagrant. Kukësi ka forca që të bëjë kampionatin e vet. Nuk ka përfunduar, janë edhe 14 javë dhe çdo gjë mund të ndodhë në lojë. Nuk ishte një ditë me fat, ishte një ditë tersi, pasi me situata që kishim, mund ta fitonim ndeshjen. Humbëm penallti. I druhesha mesfushës së Teutës dhe aty e humbëm ndeshjen. Nuk e filluam mirë kampionatin, por më pas kemi luajtur mirë. Rexhinaldo? Ka gjendje të mirë dhe mendova ta nisnim kështu, ta aktivizoja nga minuta e parë. Ekipi kishte krijuar një model loje në fazën e dytë, fitonim dhe pësonim pak. Me ardhjet e reja u mendua për një skemë tjetër dhe pretendojmë më tepër nga lojtarët e ardhur rishtazi. Nuk mund të kërkojmë maksimumin nga Shkurtaj dhe Rroca kaq shpejt. Më pëlqeu ekipi në kë ndeshje. Pebnalltia? Nuk kam asnjë lloj pengu që i besova Kordeiros”, – tha trajneri Cungu.

Adriatik BALLA