BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Kukësi dhe Teuta në betejën e zjarrtë në Europa League, shpresojnë të ndodhë mrekullia

Kukësi dhe Teuta në betejën e zjarrtë në Europa League,

Edhe pse luan për herë të parë në një kompeticion të tillë, Granada i përket një lige shumë të fortë europiane, sikurse është ajo spanjolle, ndërkohë që niveli i kampionatit ku ajo bën pjesë është shumë më i lartë se niveli i Superligës tonë. Gjithsesi, Teuta, edhe pse ka short të vështirë, synon të shkruajë historinë, për të kaluar në turin e tretë të Ligës së Europës. skuadra e trajnerit Edi Martini beson tek mrekullia. Tek mrekullia shpreson edhe Kukësi, i cili do të përballet në turin e dytë të Europa League me gjigantët gjermanë, Volfsburg. Në fakt, tek Granada e presin me padurim debutimin europian dhe i kanë kushtuar rëndësinë maksimale kësaj ndeshjeje. Kukësi po ashtu është përgatitur fuqishëm për Volfsburgun. Kompanitë e basteve nuk u japin shanse kualifikimi skuadrave shqiptare, por trajnerët Martini dhe Gega opo ideojnë një ballafaqim të hekurt me rivalët, për të luajtur shanset e tyre të kualifikimit. Avantazhi është se skuadrat tona nuk kanë presion, pasi në letër nuk janë favorite, kështu që presioni bie tek skuadrat rivale të tyre.

Faktet që sjell Granada

Klubi spanjoll ka publikuar në faqen e saj zyrtare 10 fakte interesante për Teutën, të cilat tifozët e Granadës duhet t’i dinë. Klubi Sportiv Teuta është një klub në qytetin e Durrësit, i dyti më i madh në Shqipëri me 290000 banorë. Ndodhet vetëm 37 kilometra nga Tirana, kryeqyteti i vendit. Teuta ishte emri i mbretëreshës Ilire mes viteve 231 dhe 228 p.e.s. Kjo mbretëri përfshinte pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, një territor që aktualisht është i ndarë mes Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë dhe Malit të Zi. Për shkak të karakterit të saj luftarak, ajo u pagëzua “Mbretëresha Pirate”. Nga fortesat portuale të Durrësit ajo drejtoi një flotë të rëndësishme që iu kundërvu grekëve dhe romakëve në Adriatik. KF Teuta ishte një nga klubet themeluese të kampionatit në Shqipëri. Ajo gjithmonë ka luajtur në kategorinë e parë nga 1930 deri më tani, përveç viteve 1959 dhe 1961. Ajo ishte kampione e Superligës shqiptare në sezonin 1993-94. Sezonin e kaluar fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të katërt dhe më pas Superkupën kundër kampionëve të KF Tirana (2-1). Ajo aktualisht është renditur në vendin e 366 në klasifikimin e UEFA-s. Kjo është pjesëmarrja e saj e katërmbëdhjetë europiane (Kupa UEFA, Intertoto dhe Liga e Europës). Në formatin e Ligës së Europë, kjo është hera e parë që arrin në raundin e dytë kualifikues. Ata mundën Beitar Jeruzalem 2-0 në turin e parë. Stadiumi i tyre quhet “Niko Dovana” për nder të atij që atje e konsiderojnë si portierin më të mirë që kanë pasur në historinë e tyre, në vitet 1930. Sapo la futbollin, ai ishte gjithashtu një nga drejtuesit kryesore atje. Stadiumi është ndërtuar në vitin 1965 dhe ka një kapacitet për 12000 spektatorë.

Martini: Sido që të shkojë ne i kemi përmbushur objektivat

Trajneri i Teutës, Edi Martini, beson se skuadra e tij do të paraqitet si duhet në takimin me Granadën dhe do të përpiqet të bëjë më të mirën e saj. Ai pranoi se rivali është më lart, por shtoi se Teuta do të luajë shanset e saj. Së pari tekniku foli dhe për kundërshtarin, por edhe për gjendjen e ekipit të tij. “Kemi pasur mjaftueshëm kohë për të njohur kundërshtarët. I dimë kush janë dhe e dimë që kanë lojtarë solidë, që kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Megjithatë ne e kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe do të përpiqemi të bëjmë maksimumin në fushën e lojës. Todorovski nuk do të jetë pasi është dëmtuar në Superkupë. Shpresojmë që të japim më të mirën pasi edhe ne kemi shanset tona. Ndeshja është me një takim dhe është vendimtare, ndaj ne do kërkojmë të bëjmë lojën tonë. Çunat kanë bërë mirë, kanë fituar disa trofe dhe sido që të shkojë ndeshja, këta lojtarë e kanë shkruar emrin e tyre në histori. Aspekti personal normal që të ngroh dhe do isha i lumtur nëse nesër do arrinim një sukses të tillë, si kualifikimi”, u shpreh ndër të tjera trajneri Edi Martini.