
Muharrem Xhafa rrëfen pazaret e fshehta: Ja si Fatos Nano ia dha fitoren Sali Berishës më 22 mars 1992, puçi që bënë me ndihmën e Ramiz Alisë dhe roli sekret i CIA që tronditi politikën

Kaq ishte 'lufta'! KAS merr vendimin përfundimtar: Ja kush do e udhëheqë PD-në në zgjedhjet e 14 majit. Publikohet DOKUMENTI

Gërdeci/ Gjykata e Posaçme jep vendimin për Fatmir Mediun

Nis seanca për Fatmir Mediun. Zbardhen kërkesat e SPAK dhe avokatëve

Frrok Çupi: Aferat e Kryemadhit me oligarkët rusë vetëm ‘maja e ajsbergut’, Meta-Berisha fshehin miliona euro pasuri të pajustifikuara nëpër botë, ja pronat e tyre sekrete në Shqipëri që pritet të sekuestrohen

U dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia bën rekurs në Gjykatën e Lartë, ja saga 24-vjeçare e përplasjeve të tij me Berishën dhe tentativa për ta eliminuar në 2019 kur do padiste ish-kryeministrin

‘Mall Holande mo lale, s’mbaj gjo të keqe unë mor burrë’, zbërthehen prapaskenat e shitjes së drogës në Tiranë! Si ‘cjapi te kasapi’ te i infiltruari i policisë (BISEDA)

“Izet Haxhia të shpallet...”/ Bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, avokati Idajet Beqiri trondit me deklaratën dhe zbardh detajet e forta: Sali Berisha nxori në pritë Azem Hajdarin

Teuta fiton Kupën e Shqipërisë përballë Kamzës, treshen e “balerinave” të FSHB e ka zili dhe “dancing with the stars”!

Shkruar nga Adriatik BALLA 30 Janar 2023
Teuta fitoi Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, ku mundi Kamzën 82-74, por përtej ndeshjes dhe rezultatit vëmendjen e morën arbitrat që u shënjestruan për anshmëri dhe skandal në dhënien e vendimeve. Kështu, ndeshja e djeshme finale e Kupës së Shqipërisë, ka lënë shije shumë të hidhur për ekipin e Kamzës, e cila në përpjekjet e saj për të qenë ekip pretendent për trofetë e FSHB-së, është masakruar nga gjykimi. Një gjykim mjaft tendencioz nga treshja Ervin Koçi, Edison Gjoni dhe Ani Balliu që vë në dyshim profesionalizmin,veçanërisht të arbitrit kryesor, që përveç bilbilit tregon anshmëri edhe me mimikat e tij aspak etike në fushë, aq më tepër shembull për gjeneratën e re të arbitrave.
Mbase kjo është edhe arsyeja pse këtë arbitër s’po e shohim më të debutojë në arenën ndërkombëtare?? Ekipi i Kamzës ka bërë përgatitjet e duhura si edhe pranon në mënyrë kategorike që në momente të caktuara ka humbur kosha decizive apo vendosje të paqarta në fushë, madje nuk ngurron të shprehë se humbjen dhe fitoren e ka menduar 50 me 50, po kurrsesi nuk toleron sjelljen e kësaj tresheje. Në analizën e kësaj ndeshje, përveç rasteve për spital, të lojtareve të dërguar pas ndeshjes, vihet re se si kjo treshe kërkon të vërë drejtësi për faullet e mbetur pa dhënë në favor të ekipit të Kamzës duke fryrë bilbila të pakuptimtë gjuajtjesh të lira. Keqardhje për ata, që për inate personale dhe mospërmbajtje të sjelljeve arrogante sot kanë në dorë fatin e basketbollit shqiptar. Keqardhje për federatën që e ka katandisur këtë sport në neveri dhe po tkurret dita-ditës me ekipe pjesëmarrëse në të gjitha kategoritë. Jo me kot pjesëmarrja e tyre gjithmonë varet nga kush është lista e gjyqtarëve, sepse aty ka mbetur çdo gjë, federata s’ka asnjë fuqi të vërë drejtësi, por është kapur fyti nga një grusht personash të vetëm. Kamza ka qenë ndër ekipet që asnjëherë nuk ka shkaktuar polemika si në kampionatin shqiptar, ashtu edhe ne Ligën Unike por edhe në çdo kompeticion pjesëmarrës në FSHB. Kamza synon dhe do të synojë elitën sepse është e orientuar drejt fitoreve me meritë, sheh të rikuperoje çfarë nuk shkon dhe nuk do të toleroje me gara ANTI FAIR PLAY.
Ndeshja/ Teuta fiton trofeun e parë sezonal në basketboll
Dje pasdite luajt në sallën sportive “Dhimitraq Goga” finalja e Kupës së Shqipërisë për meshkuj, midis Teutës dhe Kamzës, e fituar nga durrsakët me rezultatin 82-74. Ishte një ndeshje e ekuilibruar, ku të dy ekipet synuan fitoren, por eksperienca dhe kualitetet tek Teuta bënë diferencën, duke sjellë kështu trofeun e parë për bregdetarët këtë sezon. Ndërkohë, për Kamzën, arritja në finale ishte një sukses i rëndësishëm. Pas pak ditësh do të nisë edhe pjesa e dytë e kampionatit kombëtar, ku Teuta vijon të jetë kryesuese e ndjekur nga Besëlidhja dhe Kamza. Duke u kthyer tek dueli i djeshëm i luajtur në “Dhimitraq Goga”, konstatohet rivaliteti në lojë e në rezultat, teksa për durrsakët pati dhe mbështetje nga tifozët. Pas fitores, trofeun e kupës ekipit fitues ia dorëzoi presidenti i FSHB-së Avni Ponari, i cili shoqërohej nga ish-basketbollisti i madh Gazmend Çaçi. Kujtojmë që në gjysmëfinale Teuta mundi Tiranën kurse Kamza eliminoi Besëlidhjen e Lezhës.
Më të lexuarat


Barcelona- Messi ‘triq e mos e këput’, zbulohet ‘pengesa’ më e madhe për ribashkimin e historisë së dashurisë së lavdishme

Zbardhen të pathënat! Si ka ndryshuar jeta e gruas së Michael Schumacher pas aksidentit të legjendës së F1 dhe çfarë ka ndodhur me shëndetin e figurës së njohur

KUALIFIKUESET “EURO 2024”/ Spikat finalja e fundit Itali-Angli, mësoni të gjitha ndeshjet e ditës e sotme

Shtatlarti i Milanit kaloi një dëmtim të rëndë e mungoi 8 muaj, por sërish do që të lerë gjurmë me përfaqësuesen e vendit të tij

Ismet Hoxha “snajperi” i portave kundërshtare

Uzuni: Silvinjo bën lojë sulmuese dhe për mua kjo është pozitive

37 gola dhe 9 asiste mes tyre, Haland-Foden dyshja atomike e sulmit në Europë

Zyrtare: Mesut Ozil tërhiqet nga futbolli

Presidenti Federatës së Futbollit të Kosovës në prangat e Policisë? Zbardhet e vërteta

Çfarë po ndodh në tapetin e gjelbër? Pas Dani Alves, një trajner abuzon seksualisht për dy vite me rradhë 5 të mitura, vendimi fundos të riun
