BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Kukësi gjen pasuesin e Rrumbullakut, merr Kotobellin nga Flamurtari dhe u bën presion ekipeve të kryeqytetit

Kukësi gjen pasuesin e Rrumbullakut, merr Kotobellin nga Flamurtari dhe u

Kukësi bëri dje një tjetër goditje që mban “erë” pretendimesh për titull. Padyshim, ardhja e Blerim Kotobellit është një plus për ekipin verilindor dhe një mbrojtës energjik si Kotobelli do ta mbajë Kukësin në kuotën e pretendimit maksimal në garën për titull gjatë sezonit të ri. Varet si do të përshtatet, çfarë roli do të marrë me trajnerin Duro dhe si do t’i ketë raportet me shokët në fushën e lojës, por djaloshi Kotobelli ka një karrierë të mirë tashmë, pasi ka krijuar eksperiencë me disa skuadra. Pra Kukësi bëri dje një goditje për të larguar hijet e krizës që shoqëruan largimin e ish-kapitenit Ylli Shameti. Nuk do të jetë e lehtë, por klubi verilindor të paktën po mban një staturë pretendenteje si në merkato dhe në objektivat për trofeun kryesor të sezonit, që është titulli kampion. Pra, Blerim Kotobelli është zyrtarisht, nga dita e djeshme, një futbollist i Kukësit. Mbrojtësi i krahut të majtë ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin verilindor që fitoi konkurrencën me Skënderbeun për ish-lojtarin e Flamurtarit pasi edhe Ilir Daja e donte me çdo kusht në skuadrën e tij. Te Kukësi 27-vjeçari i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me Partizanin, Teutën e Tiranën do të zëvendësojë Simon Rrumbullakun në krahun e majtë të mbrojtjes. Afrimi i Kotobellit ishte një kërkesë e trajnerit Shpëtim Duro dhe drejtori Nderim Nexhipi së bashku me presidentin Safet Gjici ja plotësuan dëshirën numrit 1 të stolit të Kukësit. Por nuk duhet të ndalemi vetëm në prurjen më të re të Kukësit, pasi lufta e vërtetë do të nisë që të shtunën me duelin e Superkupës, kundër Partizanit dhe Kukësi ka pretendimet e veta. Nga ana tjetër, në kampionat pritet të krijohen fronte të reja dhe vështirësi të reja, kështu që Kukësi duhet të bëjë llogaritë e rivalitetit jo vetëm me Partizanin, por edhe Tiranën. Sezoni i kaluar u mbyll në kuotën e 59 pikëve, 11 më pak se rivalët e Partizanit me Kukësin që u detyrua të bënte paradën e nderit ndaj kampionëve duke i parë të ngrinin trofeun e shumë ëndërruar pikërisht në sfidën e fundit direkte mes tyre. Ambiciet në kampin verilindor nuk ndryshojnë, por gjithsesi si në çdo prag sezoni dilema mbetet, Kukësi i ri do të jetë më i fortë apo më i dobët se ai i sezonit të kaluar, natyrisht duke u bazuar kryesisht te bilanci i afrimeve me largimet e merkatos së kësaj vere. Në sulm janë larguar lojtarë të rëndësishëm, duke nisur nga Rexhinaldo kryegolashënuesi i skuadrës dhe i kampionatit e po ashtu dhe Uilliam Kordeiro që si një xhol i vërtetë kishte një kontribut të rëndësishëm edhe në fazën sulmuese. Gjithsesi këtu llogaritë janë të balancuara pasi Mirlind Daku është një premtim i madh, një sulmues që të gjithë do ta dëshironin dhe që pritet të shpërthejë këtë vit në Superiore, ndërsa Enis Gavazaj në krah është një afrim i shkëlqyer që mbi të gjitha e njeh kampionatin, e megjithatë për sa i përket fazës sulmuese fakti se nga anon peshorja ka të bëjë me Valdet Ramën, në varësi të përgjigjes së tij që do të bëjë diferencën. Për sa i përket mesfushës titullari i larguar është Irakli Dzaria, e po ashtu edhe Arbër Çyrbja dhe Arlind Kalaja e megjithatë reparti ofron alternativa por sektori që ofron dyshimet më të mëdha është mbrojtja. Simon Rrumbullaku, Ylli Shameti, Cuculi zyrtarisht të larguar dhe po të llogaritet edhe Stivi Frashëri bëhen pesë titullarë të prapavijës që nuk janë më pjesë e skuadrës , edhe pse afrimet edhe këtu nuk kanë munguar me Kitanovskin e Bruno Lulajn, si dhe Blerim Kotobellin të zyrtarizuar së fundmi teksa shfaqet me fanellën e re nevoja për ndërhyrje është evidente. Verilindorët presin një mbrojtës nigerian por mbetet për t’u parë se çfarë garancie do të ofrojë mbrojtja si reparti që siç thuhet vendos kampionatet. Një Kukës më i fortë apo më i dobët se ai i vitit të kaluar, fakti është se ndryshimet janë të shumta, dhe a do të funksionojnë kjo mbetet për tu parë, që në provën e zjarrit që verilindorët do të kenë këtë të dielë në Superkupën e Shqipërisë përballë Partizanit.

Adriatik BALLA