Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kukësi godet në merkato me Van Bastenin, Tirana “boshatis” Flamurtarin

Postuar: 16/06/2019 - 07:55

Kukësi po projekton ekipin e sezonit të ri, më së pari duke e bërë gati për sfidat e mëdha në Ligën e Europës. Natyrisht, pretendimet e Kukësit janë që të kapë fazën e grupeve të Europa League dhe presidenti Safet Gjici po mendon një skuadër cilësore që të përballojë kundërshtarët e vet europianë në fazën paraeliminatore. Nuk do të jetë e lehtë, por fakti që Kukësi e nisi merkaton me goditje të njëpasnjëshme dhe emra të rinj e cilësorë tregon që e ka seriozisht këtë përforcim në kuadër të Europa League. Kështu, Kukësi ka prezantuar ditën e djeshme blerjen e radhës në merkaton e verës dhe tashmë bëhet fjalë për një futbollist që vjen nga Kategoria e Parë. Verilindorët kanë zyrtarizuar Mark Van Basten Çemën, që luante sezonin e fundit me fanellën e Dinamos dhe ishte ndër më të spikaturit. Ndryshe nga kontratat e mëparshme të Kukësit ku firmosej për një 1 vit, Van Basten Çema do të ketë një kontratë dyvjeçare duke treguar në këtë mënyrë se klubi ka besim te ai. Sulmuesi 21-vjeçar synon që te Kukësi të tregojë vlerat e tij dhe të arrijë të hedhë një hap të madh për të kaluar ndoshta në një kampionat më të fortë. Mark Van Basten Çema shkëlqeu me Përfaqësuesen Çame në një turne që u mbajt pak ditë më parë, aty ku arriti të shënonte edhe disa gola ndërkohë që edhe te Dinamo ka spikatur jo pak. Në të kaluarën, pjesë e Kukësit ka qenë edhe vëllai i Markos, Klaudio Çema. Pak ditë më parë Kukësi zyrtarizoi edhe Mustën, të cilin e mori nga Flamurtari. Ishte lëvizja e parë në merkaton e verës, megjithëse deri në fund të gushtit merkato mund të prodhojë surpriza të tjera të mëdha. Kjo pasi lëvizjet do të varen shumë nga ecuria e Kukësit në Ligën e Europës. trajneri Ernest Gjoka e ka nisur punën dhe Kukësi do të shpresojë për një fazë paraeliminatore serioze e të suksesshme, por emrat e grumbulluar është herët për t’i përcaktuar si lëvizje të duhura, për sa kohë që skuadra nuk është përballur ende me rivalët e saj në këtë edicion të radhës në Ligën e Europës. Sidoqoftë, Kukësi është skuadër që ka qëndruar në elitë në kampionatin shqiptar gjatë viteve të fundit, duke u konsoliduar dhe duke marrë pjesë rregullisht në kupat e Europës, gjë që e ka bërë skuadrën verilindore të lakmuar nga futbollistët cilësorë të kampionatit vendas, por edhe lojtarët që vijnë nga jashtë.

Tirana “zbraz” Flamurtarin, pazar në Vlorë

Tirana ka bërë një merkato mjaft të fortë gjatë ditëve të fundit, duke u bërë gati për edicionin e ri. Janë lëvizje të fuqishme të klubit bardheblu, i cili ka gjetur vendin e duhur për të bërë “Pazar” në Vlorë, duke zbrazur ekipin e Flamurtarit prej lojtarëve me kualitet. Janë afruar Torasa e kale dhe mbetet të vijë edhe Batha, emri i të cilit ka dalë si përforcim i Tiranës prej dy ditësh. Kështu, sikurse shprehen mediat sportive, Tirana ka zyrtarizuar ditën e djeshme dy goditje në merkato ku Elton Kale dhe Agustin Torasa janë dy futbollistët më të rinj bardheblu. Ish-mesfushorët e Flamurtarit e njohin mirë Kategorinë Superiore pasi prej disa vitesh kanë luajtur këtu ku Torasa ka qenë pjesë e Partizanit ndërsa Kale pjesë e Kukësit duke lënë gjurmë në ekipet e tyre. Këto dy afrime, kanë rikthyer besimin te tifozeria bardheblu që shpreson se këtë sezon skuadra e tyre e zemrës do të luajë për titullin kampion dhe jo për mbijetesë siç ka bërë vitet e fundit. Në rrjetin social “Facebook”, të shumta kanë qenë komentet që përgëzojnë drejtuesit për afrimet e bëra. Ndërkohë, ka edhe shumë skeptikë ndërkohë që kërkesa e tyre lidhet me transferimin e radhës. Në media aludohet për një kalim të mundshëm të Bathës te Tirana, ndërkohë që tifozët janë vënë kundër duke ditur se deri para një sezoni ai ishte pjesë e Partizanit dhe ka festuar jo pak në derbit e fundit ndaj bardhebluve.

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 09:46

Kampioni i Ballkanit në sportin e xhudos, Indrit Çullhaj ka folur së fundmi në lidhje me teorinë se përpara çdo ndeshje meshkujt nuk duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Postuar: 17/10/2019 - 08:45

Një duel në ring i kushtoi jetën boksierit amerikan Patric day.

Postuar: 17/10/2019 - 07:25

Katalonja kërkon pavarësinë nga Spanja prej disa vitesh.

Postuar: 17/10/2019 - 07:24

Shqipëria bëri dy ndeshje spektakolare në këtë raund të eliminatoreve të Kampionatit të ardhshëm

Postuar: 17/10/2019 - 07:22

Dje u nda nga jeta një prej ikonave të futbollit shqiptar, ish-lojtar i Partizanit dhe skuadrës k

Postuar: 16/10/2019 - 23:52

Trajneri i Kombëtares Shqiptare ka folur në një intervistë të gjatë për “Radio Sportiva&rdq

Postuar: 16/10/2019 - 20:12

Legjenda e futbollit, Hristo Stoichkov, ka shprehur keqardhjen mbi koret raciste gjatë ndeshjes B