Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Sport

Kukësi godet në treg me një lojtar të Kombëtares, përforcim në Europë për duelin me Vorfsburgun

Kukësi godet në treg me një lojtar të Kombëtares,

Kukësi po vijon përgatitjet për ndeshjen në Ligën e Europës, turi i dytë, përballë Volfsburgut. Në këto përgatitje bën pjesë dhe plani për të përforcuar grupin me lojtarë cilësorë dhe dje verilindorët kanë bërë lëvizje interesante dhe me domethënie për objektivat e tyre, duke afruar lojtarin e Kombëtares, Besir Demiri. Mbrojtësi i majtë, që aktivizohet edhe në mesfushë është një nga lojtarët më të mirë qarkullim në tregun shqiptar dhe për të interesohej edhe Partizani, por mbyllja e merkatos së të kuqve ndali gjithçka. Kukësi ka arritur të mbyllë me sukses tratativat për 26-vjeçarin, i cili vjen si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Zilinën në Sllovaki, ku luajti për një sezon të plotë, duke u aktivizuar në 21 ndeshje, të gjitha si titullar dhe shënuar dy gola. Para kësaj eksperience Demiri është aktivizuar për një sezon e gjysmë te Maripol në Ukrainë, ku gjithashtu ishte një lojtar mjaft i përdorur nga stafi teknik. Duhet të themi se mbrojtësi nga Shkupi ka luajtur edhe me Shkëndijën dhe Vardarin, ku ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë të kampionatit fqinj. Në vitin 2018 Demiri vendosi të mos presë më ftesë nga kombëtarja e Maqedonisë, por i tha “po” Shqipërisë, me të cilën numëron disa grumbullime.

Miqësorja ndërpritet, Bylis fiton me Kukësin

Kukësi ishte dje në një duel miqësor me ballshiotët, por ndeshja nuk pati një fund të mirë. Në fakt, në futbollin shqiptar po bëhet fenomen sherri në ndeshjet miqësore. Pak ditë më parë ndodhi në Cërrik, në një test mes vendasve dhe Dinamos. Por, sot Kukësi-Bylisi, miqësorja që po luhej në Librazhd, ka pasur tension të madh dhe është ndërprerë. Mes futbollistëve të të dyja ekipeve ka pasur sherr dhe në këto kushte nuk mund të vazhdohej më. Ishin luajtur diçka më shumë se 50 minuta. Shkak për tensionin kanë qenë ndërhyrjet e rënda, që kanë sjellë edhe ndërhyrje të qëllimshme më pas. Në fushë kanë zbritur edhe stafet e të dyja ekipeve, për të qetësuar gjakrat. Ndeshja ishte 0-1 në favor të Bylisit, që kishte shënuar me Ntefe në pjesën e parë. Në fund gjithçka është qetësuar, për të dyja ekipeve u vuajti mundi dëm për sfidën e sotme që nuk u mbyll dhe për të dyja klubet ishte si një test final para sezonit të ri, e për më tepër që kuksianët luajnë në Europë javën që vjen.

Ish-i i Superiores, Mici, prezantohet tek Prishtina, një mundësi të jetë lider

Transferimi i Gledi Micit të Prishtina tashmë është zyrtar. Klubi bardhekaltër nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me 29-vjeçarin që konsiderohet një nga përforcimet më cilësore në futbollin kosovar. Mici ishte shumë pranë kthimit në Superiore, ku kishte gati marrëveshjen me Partizanin, por vendimi CAS-it, që nuk jepte të drejtë klubit të kuq mbi pezullimin e merkatos, i hapi rrugë transferimit në klubin me të titullar në Kosovë. Ja postimi i Prishtinës: “Ish-futbollisti i Kamzës (2009-2012), Flamurtarit të Vlorës (2012-2014), Kukësit (2015/16), Skënderbeut (2016-2018) dhe së fundi i Shkëndijës së Tetova (2018-2020), i bashkëngjitet fanellës bardhekaltër nga Prishtina. Mici, 29 vjeç, i lindur më 06.02.1991 në Tiranë, ka qenë ish-reprezentues i kategorive U-17 dhe U-21 të Shqipërisë dhe me gjithë ofertat e shumta anekënd Kosovës dhe Shqipërisë, ai vendosi për klubin e Prishtinës. Për faqen e skuadrës bardhekaltër Mici deklaroi: “Është e vërtetë, kam pasur oferta, por isha i fokusuar diku në Turqi apo Greqi. Gjithsesi tani gjithçka ka përfunduar dhe jam pjesë e Prishtinës, duke pasur tërë fokusin në suksesin në ambientin e ri. Aq sa di, Prishtina është vetë futbolli i Kosovës, emri më i madh në vend, por me titullin e munguar dhe unë dua të provoj këtë sfidë të re, të sjell suksesin ndaj ambicieve të klubit. Pres që të jap maksimumin dhe karshi kësaj në fund të sjellim titullin. Në Prishtinë kam gjetur bashkëlojtarët e dikurshëm te Skënderbeu, Abazin e Lilajn, dhe patjetër që do të ndihem dhe komod si në shtëpinë time në krah të tyre e që veçmas i çmoj për djem të mirë e fantastikë, përveçse si futbollistë cilësorë”.