Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kukësi hakmerret ndaj Partizanit, fiton 1-0 në një duel që i pati të gjitha

Postuar: 24/08/2019 - 07:40

Kampionati i 81-të kombëtar i futbollit, Kategoria Superiore, startoi dje me kryendeshjen e javës së parë, atë ndaj Kukësit dhe Partizanit, mbyllur me fitoren e verilindorëve 1-0. Ishte një hakmarrje e fortë e skuadrës kuksiane, për humbjen që i shkaktoi Partizani një javë më parë në finalen e Superkupës së Shqipërisë, në kohën shtesë (4-2), duke bërë që jo vetëm t’i thyente të kuqtë në një duel direkt mes rivalësh për titull, por njëherësh një duel domethënës për startin e garës, pasi kampionët në fuqi, “demat e kuq”, e nisin me humbje këtë sezon. Pra Kukësi fitoi dhe mori tri pikë në duelin e zhvilluar me të kuqtë në “Elbasan Arena”, ndërsa “demat” e nisin me humbje, por në një kampionat me katër faza, ku ka shumë duele direkte, gjithçka është e rikuperueshme dhe e hapur. Sot pritet të luhen katër takimet e tjera të javës së parë, ku veçanërisht me interes pritet Tirana, e cila ka bërë goditje të forta në këtë merkato vere.

Ndeshja/ Partizani “shkurorëzohet, Kukësi hakmerret për Superkupën

Dje startoi zyrtarisht gara për edicionin e ri dhe nisi nga stadiumi i ekipit kombëtar në “Elbasan Arena”. Pas një ceremonie të organizuar nga FSHF-ja në stadiumin e Elbasanit, startoi edhe sfida e që pa fillimisht Kukësin të bënte presion lart dhe të tentonte të vërë në vështirësi kampionët në fuqi të Shqipërisë. Me kalimin e minutave verilindorët morën kontrollin e lojës dhe arritën t’i afrohen disa herë rrezikshëm portës së “të kuqve”, të cilët nga ana tjetër tentuan të organizohen me kundërsulm, por pa qenë të rrezikshëm. Minuta e 39-të solli edhe rastin vendimtar të takimit, kur Limaj kapi topin para rumunit Boldor në zonë dhe arriti t’i “vjedhë” një 11-metërsh atij. Trajneri Duro ia besoi penalltinë Vasil Shkurtajt, i cili u tregua i saktë përballë Alban Hoxhës dhe arriti të kalojë verilindorët në avantazh, duke shënuar njëkohësisht golin e parë të kampionatit. Pjesa e dytë nisi me dy ndërrime për Partizanin, me trajnerin Lerda që tentoi të përforcojë repartin e avancuar, për të ndryshuar edhe shifra e rezultatit, ndërsa në minutën e 62-të të dy skuadrat mbetën me nga 10 lojtarë. Sulmuesi Solomon, i hedhur në fushë në fillim të pjesës së dytë, u përplas me mbrojtësin Bruno Lulaj, ndërsa arbitri Enea Jorgji vendosi t’i dërgojë të dy në dhomat e zhveshjes për reagimet dhe kundër-reagimet josportive ndaj njëri-tjetrit. Minutat në vijim panë më kërkues Partizanin, që duke shfrytëzuar një gjendje fizike më të mirë se kundërshtari, zhvendosi lojën në gjysmëfushën e veri-lindorëve dhe kërcënoi disa herë kuadratin e mbrojtur nga Ilir Avdyli. Pas 6 minutave shtesë, arbitri Jorgji vërshëlleu tre herë për të sinjalizuar përfundimin e takimit të parë të sezonit 2019-2020, që shkoi në favor të verilindorëve, të cilët treguan që në fillim se do të jenë favoritët kryesorë për titullin kampion. Gol, penallti, kartonë të kuq, grintë dhe rivalitet të lartë sportiv. Ndeshja e parë e sezonit të ri i pari të gjitha, ndërsa përveç marrjes së 3 pikëve të para, Kukësi bëri edhe një lloj “hakmarrjeje” ndaj Partizanit, për disfatën në Superkupën e Shqipërisë, një javë më parë. Për ekipin e Safet Gjicit ky ishte vërtet një start domethënës, ndërkohë që të kuqtë shfaqën edhe një herë dobësi në sulm, duke u konfirmuar se nuk kanë alternativa të mira në vijën e parë ofensive.

Abazaj: Ja pse nuk luajta ndaj Partizanit

Një nga afrimet më të bujshme të Kukësit, Kristal Abazaj, në prag të sfidës me Partizanin për mikrofonin e “Supersport”, ka pohuar: “Besoj se pas një periudhë të gjatë, javën që vjen do të jem në fushë pasi për shkak të dokumentacionit nuk do të luaj ndaj Partizanit. Do të jap më të mirën time që skuadra të arrij më të mirën në realizimin e synimeve. Mendoj se kam bërë një zgjidhje të mirë që të fitoj minuta dhe të kap formën time më të mirë”. “Kukësi ka objektiva madhorë ndaj kam ardhur këtu, kështu që shpresoj që të fitoj titullin dhe të luaj në Europë me Kukësin”, tha Kristal Abazaj, sulmuesi që u rikthye në Shqipëri pas eksperiencave jo të suksesshme në Belgjikë dhe në Kroaci.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 17:25

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Top Talk” ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi, komentoi rezultatin e ndeshjes së djeshme Shqipëri-Francë.

Postuar: 18/11/2019 - 09:04

Tribuna VIP në ndeshjen Shqipëri-Francë, ishte e mbushur me personazhe të sportit, medias, politi

Postuar: 18/11/2019 - 07:31

Ndeshja e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Francës ishte një zhgënjim për tifozët kuq e zi, pasi humb

Postuar: 18/11/2019 - 07:09

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, foli për “Rtsh” pas humbjes në ndeshjen me Francën

Postuar: 17/11/2019 - 23:25

Sot në “Air Albania Stadium” u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme p

Postuar: 17/11/2019 - 23:11

Federata Shqiptare e Futbollit inauguroi stadiumin e ri të Kombëtares së Shqipërisë ndërsa të pra

Postuar: 17/11/2019 - 22:55

Nota më negative e kësaj mbrëmje gala është pikërisht rezultati i ndeshjes me Kombëtaren e Edi Re