BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Sport

Kukësi i jep “leksione” Vllaznisë, shkodranët pësojnë humbjen e parë

Kukësi i jep “leksione” Vllaznisë, shkodranët

Në stadiumin e Rrogozhinës, Kukësi priti dje Vllazninë, në kuadër të javës së gjashtë të kategorisë Superiore. Ndeshja përfundoi 2-0 në favor të verilindorëve, të cilët marrin një trepikësh me shumë vlerë në rrugëtimin e tyre këtë sezon. Pritej spektakël nga dy prej skuadrave me sulmin më të mirë të 5 javëve të para, megjithatë e kishte përgatitur më mirë ndeshjen tekniku Longo, që kishte hedhur në fushë një skuadër më të ekuilibruar, ndërsa shkodranët vuajtën shumë lidhjen e reparteve, për shkak edhe të mungesës së Krymit. Duhet thënë se shkodranët luajtën më mirë në 10 minutat e para, duke dominuar në mesfushë dhe duke tentuar të gjejnë rrjetën, por pa mundur të kenë finalizimin e saktë për shkak të mungesës së lidhjes së reparteve. Nga minuta e 10-të deri në minutën e 20-të të dyja skuadrat patën nga një rast shënimi. Në minutën e 24-t shkodranët i afrohen golit me anë të Da Silvas, që zbulohet i lirë përballë portierit Tafas, por ky i fundit i bllokon rrezen dhe eviton një gol të sigurt, në minutën e 29-të zhbllokohet sfida, pasi Shqipërim Taipi shënon një supergol me një goditje të saktë nga distanca, duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit Zogoviç. Në minutën e 36-të Fejaio bën një superaksion dhe ishte pranë golit të dytë, por këtë herë portieri i Vllaznisë e bllokoi në kohë. Më pas ndërhyn gjyqtari që akordon pozicion jashtë loje. Taipi ka shansin në fund të pjesës së parë të dyfishojë rezultatin, por goditja e tij këtë herë ishte e gabuar. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Kukësin.

Pjesa e dytë tronditëse për Vllazninë

Në pjesën e dytë pritej një reflektim i skuadrës shkodrane. Dhe ekipi kuqeblu u hodh menjëherë në sulm në kërkim të golit të barazimit, por skuadra e trajnerit Thomas Bërdariç u shfaq krejtësisht e paqartë në veprimet e saj. Aralica ka një shans në minutën e 47-të, por e shpërdoron me një goditje të dobët. Fejaio i Kukësit zbulohet në minutën e 56-të para portës së Zogoviç, por ky i fundit e bllokon mjaft bukur atë. Deri në minutën e 72-të shkodranët dolën dhe dy herë të tjera para portës së Kukësit, me autor Heriç, por mungoi saktësia në goditje. Pikërisht në minutën e 72-të, Bërdariç bën ndryshime në formacion, duke hedhur në fushë sulmuesit e tjerë që kishte me vete. Vllaznia sulmon pareshtur, por goli mungonte, pasi portieri Tafas nga një anë dhe mbrojtja nga ana tjetër ishin hermetike e të pakalueshme. Në të 76’ Vllaznia i afrohet ndjeshëm goli nga një gabim i portierit të Kukësit, por ky i fundit korrigjoi me mjaft përpikmëri gabimin e tij duke evituar golin. Shprehja “po nuk shënove do ta pësosh”, gjeti kuptimin e plotë në këtë ndeshje në minutën e 82-të, ku Ndrea shënoi golin e dytë për Kukësin me një goditje fluturimthi e të saktë. Pesë minuta më vonë është Fejaio që shënon golin e tretë, por rrjeta anulohet për pozicion jashtë loje të lojtarit. Në minutën e 90-të i vjen radha VAR-it të bëhet protagonist. Vllaznia mbetet me 10 lojtarë pasi gjyqtari Cjapi, falë VAR-it, ndëshkon me karton të kuq Mustedanagiç për një ndërhyrje të rëndë ndaj Ardit Hilës. Krahas humbjes, Vllaznia nuk do të ketë shërbimet e kapitenit Gurishta për ndeshjen e ardhshme ndaj Tiranës, por edhe mesfushorin Mustedanagiç.