SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Kukësi me fat në Champions League, goglat e vendosin përballë kampiones së Maltës
Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Qershor 2018
Kukësi ka mësuar kundërshtarin e tij në Ligën e Kampioneve, turi i parë kualifikues, i cili është kampioni i Maltës, Valleta. Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, Kukësi bënte pjesë në vazon e skuadrave favorite për shkak të koeficientit të lartë në renditjen e UEFA-s për klube dhe parashikohej një short i lehtë në letër për nënkampionët e Shqipërisë të cilët zëvendësojnë Skënderbeun në këtë kompeticion. Një rival mëse i kalueshëm për Kukësin pasi edhe pse Valleta është skuadra me më shumë emër në Maltë dhe merr pjesë rregullisht në kompeticionet europiane ka pak eksperiencë dhe është një klub me një buxhet modest. Kukësi eviton Spartak Trnavën kundërshtarin më të rrezikshëm me të cilin mund të përballej në këtë raund. Ndeshjen e parë verilindorët do ta zhvillojnë në Shqipëri në datën 11 ose 12 korrik ndërsa atë të kthimit 1 javë më pas në kryeqytetin e Maltës, Valleta. Në raundit e dytë, Kukësin, sigurisht nëse kalon Valletan, e pret fituesi i çiftit Olimpija Ljubjana-Qarabag. Nëse kampionia e Azerbajxhanin arrin ta eliminojë kampionen e Sllovenisë, atëherë Kukësi do të ketë kundërshtar Ansi Agollin. Ndërkohë, kundërshtari i Kukësit në Champions League, Valleta, është një klub me 75 vite histori dhe më i titulluari në Maltë me 24 tituj kampion të fituar, 14 Kupa dhe 11 Superkupa të Maltës. Skuadra luan në stadiumin T’a Qali me një kapicitet modest prej 2000 vendesh, ndërsa drejtohet nga një trajner serb si Danilo Doncic. Në përbërje Valleta ka 3 lojtarë argjentinas, 2 brazilianë dhe 2 italianë. Spikat gjithsesi sulmuesi veteran, 37-vjeçari Misfud i cili ka luajtur më shumë se 100 ndeshje me përfaqësuesen malteze. Në Europë edhe pse merr pjesë rregullisht Valleta ka kaluar shumë pak ture. Në të shkuarën ata kanë sfiduar edhe Interin e Juventusit për Kupën UEFA ndërsa skuadra e vetëm shqiptare që kanë patur përballë deri tani është Teuta, në turin e parë të Kupës Intertoto në vitin 2002 me durrsakët që avancuan më tej me rezultat të përgjithshëm 2-1 në favor. Sezonin e kaluar Valleta u eliminua në turin e dytë kualifikues të Europa League nga holandezët e Utreht. Skuadra malteze nuk ka kaluar asnjëherë 2 ture në kompeticionet europiane
Shkëndija e Tetovës short të pranueshëm,është kampionia e Uellsit
Me fat Shkëndija e Tetovës, skuadra shqiptare që përfaqëson Maqedoninë në këtë kompeticion. Kuqezinjtë tetovarë peshkuan kundërshtarin më të dobët nga vazoja e tyre dhe do të kenë përballë uellsianët e The New Stations, një ekip pa shumë eksperiencë në arenën europiane dhe mëse i kalueshëm për Shkëndijën që në 2 vitet e fundit ka kaluar 3 ture në Europa League duke u eliminuar në play-off nga Gent dhe Milani. Edhe pse bënin pjesë në vazon e skuadrave jo-favorite fati i buzëqeshi Shkëndijës që kapi një prej kundërshtarëve më të dobët të vazos së parë duke evituar një përballje të mundshme me ekipe të mëdha si Apoel Nikozia, Karabag, Sherifi i Tiraspolit apo hungarezët e Videoton, klube të cilat ishin në vazon e kundërshtarëve të mundshëm të Shkëndijës. Ndeshjen e parë Shkëndija do ta luajë në Maqedoni ndërsa atë të kthimit në Uells. I buzëqeshi jo pak fati Shkëndijës edhe në raundit e dytë eliminator të Championsit, ku, nëse elimimon The Neës Saints të Uellsit do të përballet me fituesin e çiftit Torpedo Kutaisi-Sherif Tiraspol. Nuk pati të njëjtin fat Drita. Skuadra kampione e Kosovës nëse arrin të fitojë raundin paraeliminator që do të zhvillohet në Gjibraltar do të ketë përballë në turin e parë kualifikues të Champions League skuadrën suedeze të Malmos, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Kosovë gjithmonë në rast kualifikimi të skuadrës gjilanase./ Adriatik BALLA