BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x

Sport

Kukësi merr trepikëshin e parë, fiton edhe për Gegën

Kukësi merr trepikëshin e parë, fiton edhe për Gegën

Kukësi ka gjetur më në fund fitoren e parë në kampionat. U desh të vinte java e katërt e Superiores, që verilindorët të merrnin tri pikë të plota në një përballje, diçka që kishi9n dështuar ta siguronin në tri javët e para të garës. kjo fitore u ka dhënë kurajë lojtarëve të Kukësit, të cilët ia dedikuan këtë sukses trajnerit të tyre Skënder Gega, i cili ndodhet i shtruar në spital në Turqi, si pasojë e koronavirusit. Pra, Kukësi gjen fitoren e parë, këtë herë nën drejtimin e Rrahman Hallaçit, duke fituar me vështirësi 1-0 ndaj Laçit, e në të njëjtën kohë duke e zhytur në krizë rezultatesh skuadrën kurbinase. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi fantazisti Agim Ibraimi, ndërsa me këtë fitore Kukësi u ngjit në kuotën e 4 pikëve, duke iu larguar fundit të renditjes. Nga ana tjetër Laçi mbetet në kuotën e tre pikëve, me tre barazime dhe një humbje në 4 javët e para, ndërsa pankina e Armando Cungut duket se dridhet sërish, pasi kurbinasit e nisën sezonin me pritshmëri të mëdha dhe pretendime për të fituar titullin kampion, por kanë gabuar totalisht në start.

Hallaçi flet me “gjuhën” e Gjicit: Ky ekip ka marrë investime

Trajneri në detyrë tek Kukësi, Rrahman Hallaçi, tha pas takimit se skuadra nuk është ende në 100% të formës së saj, por Kukësi është ekip i investuar për të fituar titullin. “Vinim nga rezultate jo të mira, më gëzon fakti që pas dy ndeshjesh të para morëm atë kualifikim në Kupë, edhe me Teutën ia dolëm të marrim pikë. Edhe sot me Laçin morëm fitore, një ekip i fortë, skuadër me grintë. Ishte fitore e merituar, pavarësisht se ishte gabim i portierit. Ajo që më gëzon është se lojtarët po pranojnë gjithçka dhe zbatojnë detyrat. Për momentin nuk kemi qenë 100%, se me përjashtim të pak emrave, pjesa tjetër janë të ardhur e na duhet kohë. Por nuk duhet të na pengojë të marrim tre pikët në ndeshje. I thashë lojtarëve që nuk është hera e parë që fiton Kukësi. Kemi investuar në vite që të jemi në krye. Kemi marrë një kthesë të mirë sot, jemi me kokën lart, ekipi ka prodhuar futboll. Donim të bënim gol, por kemi punë për të bërë, kemi skuadër të re. Të mos harrojmë se në qendër të mbrojtjes kemi 19/vjeçar. Nga java në javë jemi në rritje, kemi cilësi, ka lojtarë me kualitet por nuk jemi në maksimum. Nga dita në ditë jemi në rritje”, tha Hallaçi. Më pas kujton se fitorja shkon për Gegën. “Kjo fitore shkon për Gegën dhe gjithë skuadrën, por sot gjej rastin të falënderoj skuadrën se ka bërë maksimumin për të marrë këtë fitore. Kemi bërë merkato cilësore, por kuptohet që disa lojtarë nuk kanë pasur gjendjen fizike se kanë ardhur nga një pushim, kanë vuajtur minutat. Na duhet pak kohë sa të marrim pak veten. Sot pamë edhe Ibraimin i cili po merr nga dita në ditë veten dhe do të jetë në gjendje më të mirë tha Hallaçi”, nënvizoi më tej ai.

Cungu: Sot humbëm se e bëmë vetë golin

Laçi nuk po funksionon aspak mirë në këtë start të sezonit, pasi në 4 javët e para ka marrë vetëm tre pikë, ndërsa dje pësoi edhe humbjen e parë, ndonëse me rezultat minimal 1-0 ndaj Kukësit. Trajneri Armando Cungu pranoi vështirësitë e fillimit dhe theksoi se sot skuadra ia dhuroi fitoren kundërshtarit, por u shfaq i bindur që shumë shpejt do të kthehen në rrugën e duhur. “Pas 3 barazimesh luajtëm çdo gjë për çdo gjë, me një kundërshtar si Kukësi që nuk duhej marrë lehtë. Nuk kishte shënuar asnjë gol, edhe sot e bëmë ne vetë golin, jo se na i shënoi kundërshtari. Ekipi duhet të punojë shumë. Unë jam i bindur që ky ekip ka potencial dhe duhet të rikthehet fuqishëm. Ka një ngërç momental, kjo për shkak të problemeve fizike. Në startin e këtij sezoni, ne akoma nuk kemi zgjedhur 11-shen e duhur. Ky është ngërç momental që i shtohet ngërçi psikologjik. Mungesa e Lushkjes ka ndikuar. Nuabueze dhe Xhixha nuk po gjejnë formën e tyre ideale. Kishim probleme të shumta për sa i përket lojtarëve. Edhe Deliu ka probleme fizike. Në përgjithësi janë pika të rëndësishme. Lojtarët e afruar në merkato, nuk po japin atë që ne presim. Duhet ta zgjidhin këtë situatë dhe të japim maksimumin, sepse ekipi ka llogari për të bërë”, nënvizoi Cungu.