
Serat me kanabis në Malësi të Madhe ‘plasin’ skandalin e bujshëm, policia fundos ogranizatorin, në ‘grackë’ bien edhe 3 punonjës bashkie, zbardhen detajet e fundit

VIDEO/ Banorët në rrezik? Artan Hoxha plas deklatratën ‘bombë’: Kompania që ka dhënë ekskluzivitetin kërkoi mbylljen e ‘Big Brother VIP’

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Kukësi merr tri pikë dhe sheh me optimizëm për një vend në Europë, Teuta zhgënjen

Shkruar nga Adriatik BALLA 11 Mars 2023

Kukësi luajti dje përballë Bylisit në kuadër të javës së 25-të të Kategorisë Superiore, duke fituar pastër e bindshëm 2-0 dhe duke siguruar një trepikësh që e afron ndjeshëm me skuadrat që kanë pretendime për një vend në kompeticionet e UEFA-s dhe këtu është fjala për në vend në Ligën e Konferencës. Një tjetër ndeshje e luajtur dje ishte ajo mes Kastriotit dhe Teutës, luajtur në Kamzë e mbyllur në barazim të thatë 0-0, rezultat që i la të dy palët të pakënaqura, nisur dhe nga pozitat që kanë në tabelën e renditjes. Ndërsa krutanët mbeten në vend të fundit dhe pothuaj të rënë nga kategoria, për durrsakët barazimi i djeshëm hap probleme sepse ekipi nuk po i ikën zonës së ftohtë dhe duket shumë larg Europës këtë edicion.
Kukësi merr tri pikë që e largojnë nga rreziku
Ecuria e dobët e deritanishme e Kukësit kishte nxitur aktorët brenda klubit që të gjenin “ilaçin” e shpëtimit. Dhe ardhja e Rrahman Hallaçit si trajner duket se i dha zgjidhje. “Nga mbijetesa te Europa”. Është ky kapërcimi që ka bërë Kukësi, që pas tre fitoresh radhazi, është ngjitur në vendin e 5-të me 34 pikë, duke dalë hapur si kandidate për një vend në zonën europiane të renditjes. Verilindorët kanë gjetur ekuilibrat e duhur nën drejtimin e Rrahman Hallaçit dhe pasditen e sotme ia kanë dalë të triumfojnë me rezultatin 2-0 ndaj Bylisit në “Kukës Arena”. Atdhe Rashiti zhbllokoi sfidën në minutën e 66-të, pasi devijoi drejt rrjetës një goditje të Ndrecës, ndërsa rezultatin e vulosu kapiteni Gjelbrim Taipi në minutën e 80-të. Tashmë Kukësi mund të pretendojë të marrë pikë të mjaftueshme në javët e mbetura (11 xhiro nga fundi), që të pretendojë pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës si vend i tretë në Superiore.
Teuta vetëm një pikë përballë Kastriotit
Ngec sërish në barazim Teuta, që pas një pike të marrë ndaj Vllaznisë, ka marrë edhe një tjetër ndaj Kastriotit në transfertë. Durrsakët e Edi Martinit luajtën për më shumë se një pjesë me një lojtar më tepër, pasi Abaz Karakaçi u ndëshkua me karton të kuq. Megjithatë “djemtë e detit” nuk ia dolën të shfrytëzojnë epërsinë numerike, për të shënuar të paktën një gol, që do t’u jepte tri pikët në këtë transfertë. Rezultat zhgënjyes edhe për vendasit, që pozicionohen në vendin e fundit me 24 pikë dhe mbijetesa duket një mision i pamundur. Teuta nuk arriti të fitojë në transfertën me Kastriotin dhe trajneri Edi Martini është shfaqur i mërzitur pas sfidës. Ai u shpreh se pikët e humbura do ti qajnë në fund të sezonit. “S’morëm pikët, kushtet e fushës s’të lejojnë të luash. Qarkulluam topin, por ishte e vështirë të shënonim golin. Ne na prishën punë dëmtimet, improvizuam sot, kthyem skemën, por nuk është justifikim se duhet të fitonim. Janë dy pikë që do i qajmë në fund. Më vjen keq për pikët e humbura, njësoj si me Vllazninë, Kastrioti ka shumë shpirt. Çdo ekip që luan këtu e ka të vështirë të fitojë. Jam i kënaqur me Emiljano Vilën dhe e komplimentoi për performancën e bërë sot në pozicionin e dhënë”, nënvizoi Martini pas ndeshjes.
Më të lexuarat


Laçi rrezikon rënien nëse s’bën kthesë, Tirana pret të fitojë miliona nga shitja e Hasanit

Silvinjo e krijoi idenë rreth grupit, në qershor s’ka më justifikime

Mbyllen pjesët e para, Kosova në kërkim të golit të parë, Kroacia e Zvicra dhurojnë spektakël

EURO 2024, KUALIFIKUESET/ Në fushë Kosova, Zvicra dhe Spanja! Mësoni formacionet zyrtare të 6 supersfidave

Ylli portugez po vijon me ritme të larta shënimi në Arabinë Saudite, kurse “Pleshti” argjentinas ka shanse të kthehet në “Kamp Nou”

Kategoria e Parë e hapur deri në fund, vendosin episodet

Shqipëria mundet në Varshavë nga Polonia, Silvinjo i nis me humbje eliminatoret e Europianit

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë

Shokohet Shqipëria, në momentin më të mirë Polonia na ndëshkon

Shqipëri- Poloni/ Formacionet zyrtare, Sylvinho debuton me skemë sulmuese
