BREAKING NEWS

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19
x

Sport

Kukësi motivon lojtarët për titull, i kujton Tiranës se ka ende garë deri në fund

Kukësi motivon lojtarët për titull, i kujton Tiranës se ka

Kampionati do të kthehet më 3 qershor në fushë, pra ditën e mërkurë dhe klubet po nxitojnë të përgatiten në kohë për duelet e para, ku interesi nuk është vetëm tek rezultati, por edhe gjendja e futbollistëve dhe frika endonjë dëmtimi të mundshëm që mund të kenë pasoja afatgjata për shëndetin e lojtarëve. Sidoqoftë, vëmendja kryesore shkon tek skuadrat që rivalizojnë për zonën europiane, ku për dy vende rivalizojnë më shumë se gjysma e skuadrave të Superligës, kurse Tirana, e ndodhur në vend të parë me 9 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, është më pranë realizimit të objektivit të sajmadhor. Në fakt, Kukësi, shpreson ende te titulli kampion edhe pse diferenca prej 9 pikësh me Tiranën në 10 javët e fundit të kampionatit do të jetë e vështirë për t’u rikuperuar. Të mërkurën për javën e 27-të të Kategorisë Superiore, e para pas rikthimit dhe e fundit për fazën e tretë verilindorët e Orges Shehit do të sfidojnë në Elbasan, Luftëtarin. Një ndeshje e lehtë në letër për Kukësin pasi bluzinjtë e kanë prerë biletën për në Kategorinë e Parë, megjithatë tre pikët nuk janë të garantuara për verilindorët që duhet të derdhin djersë në fushën e lojës për të marrë tre pikët. Trajneri Shehi në këtë takim me shumë gjasa do të ketë edhe dy mungesa të rëndësishme. Është e sigurt mungesa e qëndërmbrojtësit afrikan Erhun Obanor i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërkohë që edhe Vesel Limaj i cili pritet të kthehet nga Gjermania në orët e fundit, nuk do të aktivizohet në këtë takim pasi nuk është stërvitur me skuadrën gjatë kësaj periudhe dhe nuk ka arritur ende formën optimale.

Limaj kthehet pranë Kukësit, rritet entuziazmi

Kuklësi e ka grupin e mirë dhe kjo i jep shtysë presidentit të nderit Safet Gjici, trajnerit Shehi dhe padyshim edhe tifozerisë kuksiane të besojnë se mund ta përmbysin Tiranën në 10 javët e mbetura të kampionatit. Në momentin kur Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi ndërprerjen e kampionatit, shumë lojtarë vendosën ta kalojnë karantinën jashtë vendit. Mes tyre edhe Vesel Limaj, me mesfushorin e Kukësit, që vendosi të bashkohej me familjen e tij në Gjermani, ku jeton prej vitesh. Ka javë tashmë kur ai tenton të kthehet, por rrugët ajrore janë mbyllur dhe ardhja e lojtarit të Kukësit ka hasur në pengesa. Ditën e mërkurë verilindorët luajnë ndeshjen e parë pas pandemisë, ku sfidojnë Luftëtarin në orën 17:00, por mesfushori do e ketë të pamundur të luajë në këtë sfidë. Gjithsesi, pas këtij lajmi të keq, një lajm të mirë na e jep vetë Limaj, i cili ka postuar një video “boomerang” në “Instagram” ku shfaqet në aeroport, çka lë të kuptohet se ditën e sotme, nëse s’ka arritur, do të arrijë në Tiranë. Ka akoma vuajtje për të sepse me shumë mundësi do të jetë i detyruar të karantinohet për 14 ditë në ambientet e shtëpisë së tij. Ky izolim mund të ketë pasoja psikologjike, por është i detyrueshëm sepse përfshihet brenda rregullave të vendosura nga qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe ky detyrim është të paktën deri më 23 qershor sa kohë zgjat gjendja e pazakontë prej pandemisë së koronavirusit.

Tirana me 5 mungesa kundër Bylisit

Më datë tre qershor, kampionati shqiptar rikthehet pas ndërprerjes prej më shumë se dy muajsh. Tirana kryesuese udhëton në një transfertë delikate në Ballsh, ndaj vendasve të Bylisit. Bardheblutë kërkojnë të startojnë në maksimum për të mos lëshuar terren në luftën për titullin kampion, ndërsa pas tyre është Kukësi që i duhet të shfrytëzojë çdo hap fals të rivalëve. Mirëpo, përveç vështirësisë së kundërshtarit, trajneri Emanuel Egbo duhet të bëjë edhe një llogaritje në lidhje me pezullimet që skuadra mund të ketë për ndeshjen e radhës. Aktualisht, janë pesë titullarë të Tiranës që rrezikojnë sfidën pasardhëse, atë me Luftëtarin. Bëhet fjalë për Erion Hoxhallarin, Agustin Torasën, Majkëll Ngo, Albi Doka dhe Uinful Kobinah.