Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kukësi në krizë rezultatesh, Gjici ultimatum Duros të fitojë duelin ndaj Bylisit

Postuar: 14/11/2019 - 07:24

Kukësi llogaritej në fillim të sezonit si skuadër favorite për të fituar titullin, nisur nga kualitetet e shumta që ka në grup, sulmin më të mirë se Partizani dhe padyshim afrimin e një tekniku me përvojë si Shpëtim Duro. Por, kur janë mbyllur 12 javë garë, Kukësi ka probleme në të gjitha repartet dhe ajo që është më shokuese, nuk po arrin të marrë maksimumin nga grupi, duke bërë që të zhgënjejë sidomos në rezultate. Mungesa e fitoreve në shumë takime që në letër llogariteshin të lehta, ka bërë që të marrë pjesë në mbledhje edhe presidenti i klubit, Safet Gjici, i cili ka lëshuar së fundmi një ultimatum të fortë për stafin teknik dhe lojtarët, duke vënë kushte për fitore të “panegociueshme” në duelin e radhës kundër Bylisit. Padyshim që ngritja e toneve tek Kukësi ka lidhje me pozicionimin jo të favorshëm të skuadrës e sidomos nga disfata e rëndë në Kurbin përballë Laçit, ku Cungu i shkaktoi ish-ekipit të tij një humbje djegëse, një disfatë që e largoi paksa skuadrën verilindore nga objektivat. Ndërkohë, humbja e fundit në Laç, duket se e ka bërë skuadrën që të shohë më me kujdes drejt ndeshjeve të radhës teksa e pret një ndeshje shumë e vështirë ku do të përballet me skuadrën e Bylisit. Momentalisht, Bylisi është skuadra më në formë e momentit teksa të dyja ekipet janë tronditur nga humbje në javën e fundit. Kukësi nuk ka humbur kohë dhe këtë fazë pushimesh për shkak të Kombëtares, teksa ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Bylisit. Që nga transfertë në Laç, Kukësi ka pushuar ndërkohë që sot është rikthyer në fushën e blertë për të përgatitur ndeshjen e fundit. Së fundmi, presidenti Gjici duket se ka dhënë edhe një ultimatum për të ardhmen dhe ka kërkuar nga skuadra që të marrë më të mirën në vazhdim dhe të vazhdojë të jetë skuadra kryesore për të rivalizuar për titullin kampion. Kukësi luan në “Elbasan Arena” kundër Bylisit teksa humbja në Laç i ka bërë që të humbasë terren në klasifikim.

Bylisi kërkon kthesën, Kukësi i motivon

Ndeshja e radhës për Kukësin do të jetë me Bylisin, surpriza e madhe e këtij edicioni, të paktën deri tani. Ballshiotët u mundën në shtëpi pak ditë më parë nga Skënderbeu, duke thyer kështu serinë e rezultateve pozitive që kishin korrur nga java e dytë, një ecuri që as ata vetë nuk e kishin besuar në fazën përgatitore verore e në startin e sezonit. Por, Bylisi pësoi humbjen e dytë për këtë sezon dhe të parën për fazën e dytë, duke u mundur në shtëpi nga Skënderbeu me rezultatin 2-3 e tani gjërat kanë nisur të mendohen ndryshe. Në fakt, ballshiotët e kanë me gjykimin, ndërsa skuadra si edhe pretendojnë ata duhet që ta fitonte ndeshjen. Lojtarët titullarë marrin edhe përgjegjësitë e veta. Stivian Janku është një nga lojtarët premtues të Bylisit që ka luajtur si titullar edhe këtë sezon në Superiore. Janku ka luajtur në pesë takime të këtij sezoni si titullar, ndërsa në Shkodër shënoi golin e fitores së ballshiotëve. Stivian Janku ndihet keq që nuk arriti të ndalet atë sulm të korçarëve dhe sidomos Gripshin ku Skënderbeu shënoi edhe golin e tretë: “Më vjen keq që u mundëm në momentin tonë më të mirë. Ne nuk duhej që të dilnim të paktën pa pikë nga ajo ndeshje. Goli i parë i korçarëve tashmë e ka parë tërë Shqipëria që ka qenë një penallti që nuk duhej dhënë. Neve na është mohuar një penallti, të cilat kanë ndryshuar komplet rrjedhën e lojës. Ndoshta edhe ne lojtarët në ato 4-5 minuta kur realizuam golin e dytë nuk duhet që të ishim treguar euforikë, por futbolli kështu e ka”, tha shtatlarti Janku. Mbetet të shihet se çfarë ndryshimesh do të bëjë Bylisi për sfidën e radhës, por përballja me Kukësin nuk është e lehtë dhe trajneri Divedan po merr masat për një mbrojtje sa më efikase e nga ana tjetër do të eksperimentojë me skemat e tij taktike për të gjetur një harmoni mes reparteve dhe për ta kthyer Bylisin tek rezultatet pozitive dhe në garë për kreun e renditjes. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 08:50

Bota e futbollit ka marrë një lajm të hidhur mëngjesin e sotëm.

Postuar: 11/12/2019 - 07:12

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione të mëdha në xhiron e fundit në grupe, teksa u eliminuan

Postuar: 11/12/2019 - 07:11

Tirana nuk e gjeti trajnerin as dje, madje dhe kur pritej një emër në orët e fundit të ditës.

Postuar: 11/12/2019 - 07:11

Ekipet kombëtare të moshave kanë dështuar në objektivat e tyre dhe është fakt se shumë pak ndeshj

Postuar: 10/12/2019 - 23:53

Napoli triumfoi 4-0 përballë Genk dhe u kualifikua për në fazën me eliminim direkt të UEFA Champi

Postuar: 10/12/2019 - 23:08

Barcelona ka mposhtur 2 me 1 Interin në Itali për t’ia shuar ëndrrën për kalim të fazës së