BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Kukësi “ngroh” trajnerin Gjoka dhe lojtarët: Ky ekip do të luajë në Europa League

Kukësi “ngroh” trajnerin Gjoka dhe lojtarët: Ky ekip do

Kukësi po përjeton orë ankthi në prag të duelit me Partizanin, ndeshje që zhvillohet në kryeqytet ditën e dielë. Është dueli i parafundit i kampionatit dhe kuksianët duan të sigurojnë një nga tri vendet e para që i japin mundësinë e sigurimit të pjesëmarrjes në Ligën e Europës, pa e lënë këtë objektiv për në sekondën e fundit në Kupën e Shqipërisë, ku në finale përballet me Tiranën. Por ndërsa skuadra përgatitet për sfidën me “demat”, ndodhin dy zhvillime interesante dhe të kundërta në kampin verilindor. Së pari është njoftimi i klubit për mbështetjen ndaj trajnerit dhe grupit, e pak më vonë, dje pasdite, u mësua se është shkarkuar pjesëtari i stafit Rrahman Hallaçi. “Kukësi nuk do të ketë ndryshime në stol, ndërsa lajmet e përhapura për largimin e mundshëm të Ernest Gjokës dhe zëvendësimin e tij me një trajner që aktualisht është në krye të një tjetër skuadre të Superiores janë të pavërteta”, ky është pak a shumë qëndrimi zyrtar i klubit verilindor, i publikuar në rrjetet sociale. Reagimi vjen pra nga klubi i Kukësit, që nëpërmjet një njoftimi për mediet siguron se futbollistët dhe stafi teknik nuk do të shpërqendrohen nga zërat mediatike, por do të bëjnë me përgjegjësi të plotë punën e tyre për arritjen e objektivave të mbetur sezonalë. “Njoftim i Klubit! FK Kukësi i konsideron të pavërteta lajmet e përhapura sot në medie, sikur në bankinë do të jetë një nga trajnerët aktualë që drejton për momentin një tjetër ekip të Superligës. Presidenti dhe klubi i kanë dhënë dhe po i japin mbështetje maksimale ekipit dhe trajnerit Ernest Gjoka, për të kapur dy objektivat, që janë: vendi i dytë në Superligë dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë. E gjithë vëmendja është përqendruar te këto dy sfida dhe aspak në ndryshimin e stafit. Lajme të tilla, përveçse të pavërteta, synojnë të sjellin shpërqendrim te ekipi, por përvoja e lojtarëve dhe stafit bëjnë që përgjegjësia të jetë tepër e madhe. Ekipi është përqendruar maksimalisht te stërvitja dhe objektivat dhe me pas te faza përgatitore dhe përfaqësimi dinjitoz në Europë, duke ruajtur bazën e ekipit dhe stafin”. Ndërkohë, në kah të kundërt shkojnë lëvizjet e tjera dhe konfirmohet që nuk ka qetësi, pasi vendimet e këtij edicioni kanë bërë të ngrihen shumë herë pikëpyetje mbi mënyrën se si janë menaxhuar situatat kur klubi nuk ka realizuar pritshmëritë. Vendimi më i fundit i diskutueshëm për mënyrën se kur dhe si erdhi është ai i shkarkimit dhe largimit të menjëhershëm nga verilindorët i zëvendëstrajnerit Rrahman Hallaçi, ish-kapiten dhe padyshim një nga figurat më përfaqësuese të saj në këto edicione në elitën e futbollit shqiptar. Hallaçi luajti te Kukësi që nga viti 2012 deri në vitin 2017 dhe më pas u bë pjesë e stafit teknik të ekipit duke punuar përkrah trajnerëve të ndryshëm në këto dy vite. Por në mënyrë të papritur, këto ditë klubi i ka komunikuar atij shkarkimin duke larguar nga stafi aktual i cii drejtohet nga Ernest Gjoka. Nuk dihet ende nëse ky vendim është marrë pas konsultimeve me stafin aktual teknik të klubit, por pranohet se Hallaçi nuk është më pjesë e verilindorëve dhe nuk do të jetë i pranishëm as në ndeshjet e fundit të klubit për këtë sezon e as pritet që të bëhet pjesë e tij edhe në verë në pjesëmarrjen në Europë. Ky vendim shoqëron të tjerë mjaft të diskutueshëm të këtij sezoni si largimi e më pas kthimi i Musollit, konfirmimi e më pas shkarkimi brenda dy javësh i Cungut, shkarkimi për “inaktivitet në pankinë” i Ndreut apo riemërimi i Gjokës për të cilin drejtuesit e klubit nuk kishin folur me tone miqësore deri pak ditë para zyrtarizimit. Gjithçka po ndodh tek Kukësi në këto orë të fundit të kampionatit, zhvillime që mund të kenë pasoja negative për objektivat finalë që nuk janë siguruar ende.

Adriatik BALLA