
Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Në shtatë ditë janë hapur pesë dosje penale për politikanët e lartë, SHBA ka nisur hetimet për Metën, Berishën dhe...

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te mesazhet dhe takimet me ish-agjentin e FBI, mediat amerikane tregojnë si funksiononte skema dhe publikojnë informacionin që mund të tronditë kryeministrin shqiptar

27 Janar 2023

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj deputetes së PS-së: Na sillni fakte dhe jo komente

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse zbarkoi në zyrën e Altin Dumanit: Çështje të bujshme që janë hapur dhe nuk mbaron këtu

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar? Ambasadorja Hohmann zbardh të vërtetën

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare", Salianji: Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet

A ka marrë përgjigje? E zbulon vetë Andi Bushati: Ja çfarë i kërkova dje me urgjencë ambasadës amerikane

Kukësi nis operacionin “Fshesa”, dy lojtarë të huaj ndahen me verilindorët

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Dhjetor 2022

Klubet e Superiores po shfrytëzojnë periudhën e Botërorit për të përgatitur fizikisht ekipin për duelet e radhës në kampionat që rinisin në mesin e dhjetorit. Ndërkohë, ditën e djeshme, Kukësi ka njoftuar largimin e dy lojtarëve, ndërkohë që mohon lajmin e largimit të Jorgo Meksit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi verilindor thekson ndarjen me mesfushorin brazilian Agnaldo Moraes dhe sulmuesin kroat Ante Zivkoviç, të cilët firmosën në verë me Kukësin. Ky i fundit lëshoi akuza të forta ndaj drejtuesve të klubit, duke deklaruar se nuk i ka marrë pagat e plota, madje i është bërë presion, është kërcënuar dhe është sulmuar fizikisht. Ndërkohë, klubi i Superiores reagoi në lidhje me këtë çështje duke deklaruar se 29-vjeçari është paguar rregullisht dhe ka prova për një gjë të tillë. “FK Kukësi njofton se mesfushori Agnaldo Moraes dhe sulmuesi Ante Zivkoviç nuk janë më pjesë e klubit tonë. Futbollistët në fjalë dhe klubi kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit hedh poshtë lajmet e publikuara ditën e sotme nga media e shkruar në lidhje me largimin e mbrojtësit Jorgo Meksi. Meksi ka kontratë për 2 sezone me klubin tonë dhe lajmi për largimin e tij nuk është i vërtetë. Klubi i Kukësit kërkon nga mediat të kenë më shumë kujdes dhe të tregohen profesionistë në publikimin e lajmeve. Zyra e shtypit është e hapur për çdo konfirmim që mund të keni nevojë, prandaj ju kërkojmë të mos publikoni informacione të rreme. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, presim një bashkëpunim më të mirë në vijim”, shkruan klubi i Kukësit në njoftimin e vet zyrtar në profilin zyrtar në rrjetin social “Facebook”. Me lëvizjet e fundit, kuptohet qartë se Kukësi ka nisur operacionin “Fshesa” për lojtarët e padëshiruar, duke paralajmëruar merkato aktive në janar.
Më të lexuarat


Sulmuesi/ Reali gati të sakrifikojë Vinicius për Kilian Mbape

Pesë “rebelë” të Mançester Sitit shprehen të pakënaqur me trajnerin Pep Guardiola

Kukësi fitore “magjike” në Rrogozhinë përballë Egnatias, i largohet fundit

Partizani pëson disfatë nga Teuta, Tirana fitore në minutat e fundit me Erzenin

Vendimet e UEFA-s/ Ndryshime në formulën në Ligën e Kombeve

Mbrojtësi/ Rrahmani rikthehet si lider i Napolit, marshon drejt titullit në Itali

Trajneri Silvinjo nis “gjurmimin” e të rinjve kuqezi në Europë, në listë edhe Skuka

Kombëtarja U-16 dy miqësore me moshatarët italianë, humbje të thella

Armando Broja mes lojtarëve më të shpejtë në botë!

E ardhmja e Allegrit është e pasigurt, del në skenë një emër i ri për stolin bardh e zi
