BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Kukësi nxjerr shkodranët nga gara e titullit, u jep një dorë rivalëve të Vllaznisë

Kukësi nxjerr shkodranët nga gara e titullit, u jep një dorë

Kukësi bëri surprizën e madhe të kësaj jave në Kategorinë Superiore, pasi mposhti dje në “Elbasan Arena” Vllazninë e Shkodrës, me rezultatin 3-1, duke i nxjerrë shkodranët nga gara për titull. Edhe pse duhet që të fitojnë Teuta e Partizani sot që të mundësohet kjo gjë, për shkodranët humbja e djeshme është thuajse fatale, pasi i mban ata prapa në renditje dhe kur u mbeten dhe 4 xhiro deri në fund, mundësia e tyre për të fituar titullin pakësohet ndjeshëm pas humbjes së pap4ritur të pësuar dje. Kukësi, i përgjumur për javë e javë të tëra, me rezultate negative dhe krejtësisht i pamotivuar për të luajtur e fituar, duket se shpërtheu dje vetëm për t’i prishur punë Vllaznisë. Në fakt, fitorja i leverdiste edhe Kukësit, pasi me trepikëshin e djeshëm shkëputet nga zona e mbijetesës në mënyrë përfundimtare dhe mund të luajë i qetë në javët e mbetura, edhe pse nuk ka asnjë shans të futet në lojë për një vend në Ligën e Europës.

Ndeshja

Edhe pse Vllaznia e nisi në sulm ndeshjen e djeshme ndaj Kukësit, ishte ky i fundit që e bëri surprizën, duke shënuar që në minutën e 5-të. Eze zhbllokoi shpejt shifrat, pas një rrëmuje në zonë ku ai goditi fillimisht me kokë dhe topi u përplas në shtyllë e më pas e ndoqi aksionin duke e dërguar topin në rrjetë. Vllaznia përpiqet të reagojë dhe ishte shumë pranë golit në minutën e 9-të, por gjuajtja e Da Silvës ndalet në shtyllën e majtë pingule të portës kuksiane. Ky lojtar 5 minuta më pas do të dëmtohej dhe do të zëvendësohej, duke i ikur Vllaznisë një mundësi më shumë në fazën ofensive. Midis minutës së 15-të dhe të 30-të, loja dominohet dukshëm nga Vllaznia, e cila kontrolloi lojën dhe krijoi shumë raste për shënim, por lojtarëve shkodranë u mungoi finalizimi. Në minutën e 34-t vjen ndëshkimi i dytë për Vllazninë. Eze fiton penallti dhe ajo shndërrohet në gol me një goditje mjaft të saktë nga Taipi. 5 minuta më vonë Vllaznia pretendon penallti për një prekje me dorë të topit në mbrojtjen e Kukësit, por gjyqtari vazhdoi lojën. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0 në favor të verilindorëve. Në pjesën e dytë trajneri i Vllaznisë Thomas Bërdariç bën disa ndryshime për të sjellë një skuadër më sulmuese në fushë. Por Kukësi, ndryshe nga shumë ndeshje deri më tani, luajti në mënyrë thuajse perfekte. Gjithsesi, në minutën e 49-të Avdijaj pengohet në zonë nga Demiri dhe gjyqtari akordon penallti, e cila shndërrohet në gol nga Ardit Hoxhaj. U duk se Vllaznia do të kthehej me përmbysje në lojë, por ishte imazh i gabuar. Edhe pse ajo e rriti volumin e lojës, e pati të pamundur të gjente hapësira në mbrojtjen e konsoliduar të Kukësit dhe ishte gati e pamundur që ta çante mbrojtjen kuksiane për minuta të tëra. Dalja përpara e skuadrës së Vllaznisë i krijoi asaj probleme në mbrojtje, e cila në këtë ndeshje fuste “ujë”. Rritja e presionit të Vllaznisë nuk e dekurajoi Kukësin të menaxhonte lojën dhe epërsinë në rezultat deri në minutat e fundit. Pikërisht në minutën e fundit, Kukësi gjeti dhe golin e 3-të që i vuri “kapak” fitores. Shënoi Gavazaj për 3-1, duke bërë që Kukësi me këtë trepikësh të mos e llogarisë më veten si skuadër në zonën e mbijetesës, ndërkohë që Vllaznia del nga gara për titull. Thuhet kjo jo në pikëpamjen matematike, por për shkak të rivalitetit që ka gara dhe kalendarit të ndeshjeve të mbetura.

Sot shansi i Teutës dhe Partizanit

Rivalët e Vllaznisë kanë sot shansin të shkëputen në klasifikim. I pari është Partizani që do të ndeshet në Korçë me Skënderbeun, por do ta ketë të vështirë, plus rivaliteti midis dy skuadrave gjatë viteve të fundit. Korçarët rrezikojnë rënien dhe për të shpëtuar duhet të fitojnë, por një fitore e Partizanit do t’i komplikonte pozitat Skënderbeut. Prandaj pritet ndeshje e fortë. Re njëjta gjë vlen dhe për Teutën përballë Bylisit, por durrsakët do të luajnë në fushën e tyre dhe kanë më shumë shanse. Një tjetër rival për titull është Laçi, që luan me vendin e fundit, Apoloninë. Teorikisht kurbinasit kanë shanse që sot të kapin kreun, gjithmonë nëse rivalët nuk marrin pikë.