BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Kukësi përballet me Partizanin, verilindorët rrezikojnë vendin e dytë dhe zonën e Europa League

Kukësi përballet me Partizanin, verilindorët rrezikojnë

Kukësi dhe Partizani po bëjnë llogaritë e sezonit, por i fituar deri tani është Partizani që e ka mbyllur me sukses objektivin e tij, pasi ka siguruar matematikisht titullin kampion me fitoren e para pak ditëve në derbi me Tiranën. Edhe pse humbi ndaj Teutës dhe mund të humbasë edhe në sfidat e mbetura sepse po aktivizon të rinjtë, Partizani e ka përmbushur misionin e tij, sepse fitoi titullin pas 26 vjetësh pritjeje. Ndërkohë, Kukësi është në garë për trofe, atë të Kupës së Shqipërisë, por përballë ka Tiranën, e cila nuk është “kockë” e lehtë dhe njëlloj si Kukësi kërkion të luajë në Europë, pasi e ka këtë shans nëse fiton kupën. Nga ana tjetër, Kukësi mban aktualisht vendin e dytë, një pozicion që e siguron pjesëmarrjen në Ligën e Europës matematikisht. Por në Europë shkon edhe vendi i tretë, por kur mbeten dhe dy xhiro nga kampionati, për dy vende që sigurojnë këtë objektiv nga kampionati janë në garë pesë skuadra e konkretisht, Kukësi, Teuta, Skënderbeu, Flamurtari dhe Laçi. Nëse Kukësi nuk fiton të paktën një ndeshje, ai e ka të vështirë të sigurojë kualifikimin në Ligën e Europës. Prandaj verilindorët do të mobilizohen fuqishëm për ta mundur Partizanin në kryeqytet, qoftë për të siguruar edhe matematikisht një nga pozicionet në top-3 të renditjes së Superiores, por edhe për t’u hakmarrë ndaj Partizanit për titullin. Në fakt, në fillimin e vitit kalendarik, java parafundit ishte cilësuar si një nga më të rëndësishmet për Kukësin, që shihte tek përballja direkte me Partizanin mundësinë për të sulmuar kreun që do t’i çonte pranë titullit kampion. Realiteti është krejt ndryshe, pasi çështja e titullit është e mbyllur dhe Kukësi luan për të siguruar vendin e dytë, ndaj një kundërshtari që ka përmbushur misionin e vetë. Humbja me Skënderbeun la një shije të hidhur tek verilindorët që ndaj Partizanit nuk do të luajnë vetëm për të marrë pikët që i sigurojnë vendin e dytë, por mbi të gjitha për t’i treguar kampionëve të rinj që nuk mund të festojnë me fitore ndaj tyre titullin. Ashtu si në javët e fundit Ernest Gjoka duhet të vijojë punën me mungesat e shumta, pasi në bokse ka përfunduar fantazisti i skuadrës Eduart Rroca. Dëmtimi i pësuar nga numri 10-të në sfidën me Skënderbeun është më i rëndë dhe nuk e ka lejuar futbollistin të shfaqet në stërvitjen e skuadrës dhe vështirë që mund të rikthehet në dy javët e mbetura të kampionatit. Largimi nga infermieria për 25-vjeçarin pritet të vijë përpara finales së Kupës së Shqipërisë më 2 qershor ndaj Tiranës. Ndërkohë sezonin e ka mbyllur edhe kapiteni Ylli Shameti i cili i bashkohet në listën e të dëmtuarve Gëzim Krasniqit. Lajmi i mirë për Kukësin është rikthimi i ish-mesfushorit të kombëtares shqiptare, Valdet Rama, që ndaj Partizanit pritet të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij. Gjithashtu me grupin është kthyer në stërvitje mbrojtësi i djathtë Edis Maliqi, edhe pse 23-vjeçari nuk ka ende në këmbë minutat e duhura për tu aktivizuar si titullar. Kukësi ka potencial teknik më të mirë sesa Partizani, që lidhet me kualitetin e lojtarëve që ka në përbërje dhe përgatitjen fizike e taktike të grupit. Por kjo nuk ka mjaftuar, pasi Kukësit i mungoi qëndrueshmëria në lojë e rezultate, gjë që e shfrytëzoi Partizani që bëri një sezon fantastik, duke fituar titullin falë lojës kolektive të grupit, qëndrueshmërisë taktike në lojën mbrojtëse dhe zgjuarsisë së trajnerit Skënder Gega që krijoi një grup me besim në vetvete dhe të aftë për të triumfuar në një garë ku të gjithë ishin pretendentë e asnjëri nuk ruajti ritëm.

Adriatik BALLA