BREAKING NEWS

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat
x

Sport

Kukësi rikthehet në krizën e tij, Kastrioti me 9 vetë e mposht në Shkodër

Kukësi rikthehet në krizën e tij, Kastrioti me 9 vetë e

Kastrioti, ngjashëm me Laçin, po shndërrohet në “mace e zezë” e kampionatit. E vërtetoi dhe një herë tjetër dje, në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, ku mundi Kukësin (favorit për trofe), me rezultatin 1-0 dhe duke marrë tri pikë që e konsolidojnë në mesin e artë të renditjes. Jo vetëm kaq, por krutarën e fituan ndeshjen me forcë, edhe pse e mbyllën takimin me 9 vetë, pasi nga minuta e 70-të e në vijim morën dy kartonë të kuq. Por kjo nuk e pengoi skuadrën e trajnerit Ramadan Ndreu të menaxhojë epërsinë e golit që kishte shënuar dhe të siguronte një fitore të madhe. Përkundër Kastriotit, skuadra që mund të quhet në krizë të plotë është Kukësi. Edhe pse ka parë tre trajnerë deri tani në pankinë, sërish nuk po e gjen rrugën e duhur të suksesit. Ardhja e Josës ishte një moment reflektimi për verilindorët, por as kjo nju po pin ujë. Pas entuziazmit të momentit dhe autoritetit të Josës, duket se Kukësi i është rikthyer krizës së vet dhe humbja e djeshme përballë krutanëve është një sinjal i qartë se skuadra verilindore është praktikisht jashtë garës për titull.

Ndeshja

Me sfidën Kukësi-Kastrioti është mbyllur gjysma e sezonit në Kategorinë Superiore, teksa verilindorët u mposhtën me rezultatin minimal 0-1, duke mos arritur të vijojnë serinë prej tre fitoresh radhazi. Luhatja e formës ka dëmtuar jo pak Kukësin deri në këtë pikë të sezonit dhe pavarësisht emrave të mëdhenj në organikë, edhe sot nuk arritën të bëjnë detyrën përballë Kastriotit dhe mbetën në kuotën e 26 pikëve, tani në vendin e 6 të renditjes. Sfida e zhvilluar në “Loro Boriçi” ishte mjaft e luftuar mes të dy ekipeve, me Kukësin që pati frenat e lojës dhe Kastriotin që u mbrojt me forca të shumta dhe herë pas here zbriste rrezikshëm në kundërsulm. Goli që vendosi fatin e takimit u shënua në minutën e parë shtesë të pjesës së parë nga sulmuesi kryesor i krutanëve, braziliani Devid Da Silva, i cili mposhti portierin Xhika me një gjuajtje të saktë me kokë. Në pjesën e dytë Kukësi bëri gjithçka për të përmbysur rezultatin, por nuk ia doli të thyejë portierin Isli Hidi dhe madje nuk shfrytëzoi as faktin që përreth 20 minuta luajti me një lojtar më tepër, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Silvestër Shkallës. Pas gjysmës së parë të sezonit, Vllaznia kryeson me meritë me 37 pikë, e ndjekur nga Partizani me 31 pikë dhe Teuta e Laçi me nga 30 pikë, ndërsa më pas vijnë Tirana e Kukësi me 26 pikë, ndërsa renditja mbyllet nga Bylis e Skënderbeu me vetëm 12 pikë.

Trajneri/ Josa: Jam i zhgënjyer, luajtëm “cekët”

Trajneri i Kokësit, Mirel Josa, nuk e fshehur zhgënjimin e tij pas ndeshjes së djeshme, të humbur përballë Kastriotit. Tekniku e mbrojti ekipin, pati kritikat e tij për disa gjëra që nuk shkonin, por në tërësi e quajti fitoren e krutanëve aksidentale. E megjithatë, ai u shpreh i zhgënjyer nga rezultati. “Sigurisht dhe është normale, pasi jemi skuadër e ndërtuar për të fituar dhe nuk mund të lejojmë paraqitje të tilla. Mendoj se në pjesën e parë bëmë mirë dhe patëm kontrollin e lojës, por edhe në ato raste që patëm për të shënuar, nuk goditëm me vendosmëri dhe nuk kërcënuam. Më pas gabuam në mënyrë naive në 2-3 raste të kundërshtarëve, përfshi edhe momentin e golit, ku gabuam në markim dhe në dalje, pasi lojtarët provuan të ikin nga zona pa dalë topi më pare”, tha ai. Më pas Josa komentoi disa element të lojës dhe golin e kundërshtarëve por kritika e tij u fokusua tek “cektësia” e lojës së Kukësit. “Jo, nuk ndryshoi aty, por unë sot nuk dua të justifikoj lojën dhe nuk do të merrem me arbitrimin, ndonëse kam rezerva. Kundërshtari u mbrojt tërë kohës dhe me të gjitha mënyrat, ndërsa ne ia bëmë të lehtë Kastriotit, pasi lojtarët tanë vinin ta merrnin shumë mbrapa topin. Në minutat e fundit provuat edhe me topa të gjatë, por nuk funksionoi”, nënvizoi më tej Josa.