BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Kukësi tremb rivalët me një trajner italian, Longo: Vij për trofe

Kukësi tremb rivalët me një trajner italian, Longo: Vij për

Kukësi ka bërë dje goditjen më të madhe të kësaj merkatoje vere, jo si afrim futbollistësh, por ka sjellë në krye të skuadrës një trajner Italian. Historia e teknikëve në Kukës është e larmishme nën epokën “Gjici”, pasi më parë ka pasur trajnerë shqiptarë e të huaj, por nuk kanë qenë “jetëgjatë” në krye të pankinës verilindore, megjithatë, ardhja e një trajneri italian si Diego Longo, shënon një fazë të re për Kukësin. Me këtë lëvizje, klubi verilindor i shpall sfidë kryeqytetit, ku tre klubet e mëdha Partizani, Tirana dhe Dinamo kanë “pushtetin” absolut në futbollin shqiptar dhe shihen favorite të padiskutueshme për titull. Por Kukësi dëshiron ta thyejë këtë hegjemoni, duke bërë lëvizjen e parë në këtë drejtim, pasi pikërisht dje prezantoi teknikun italian Longo. Ky i fundit falënderoi klubin që e kishte mbështetur dhe shpalosi para mediave ambiciet e tij, duke deklaruar se ardhja këtu ka lidhje me titullin kampion që dëshiron Kukësi. Por a do t’ia dalë në këtë mision? Do të jetë shumë e vështirë, për më tepër që skuadrat kryeqytetase janë mjaft të “uritura”. Këtij rivaliteti i shtohen së paku tri skuadra jashtë Tiranës, sikurse janë Vllaznia, Teuta dhe Laçi, pa lënë mënjanë madje as Skënderbeun, që kanë gjithashtu ambicie për trofe. Por Kukësi ka treguar gjatë viteve të fundit se është skuadër cilësore, me objektiva madhorë dhe këtë e konfirmoi dhe trajneri i prezantuar ditën e djeshme. Longo tha se e njeh kampionatin shqiptar, duke shtuar kështu misterin e afrimit të tij.

Longo: E njoh kampionatin shqiptar

 Që në prezantimin e djeshëm para mediave, trajneri italian Diego Longo tha se nuk ishte i painformuar rreth kampionatit shqiptar, përkundrazi, la të kuptohej se kishte njohuri të mira rreth Superiores. “Para së gjithash ju falënderoj të gjithëve dhe në veçanti klubin që më dha besimin e mundësinë të ulem në pankinë. Ka shumë besim rreth meje dhe shumë ambicie. Më kanë treguar se me të vërtetë duan të arrijnë gjëra të mëdha, ndaj pranova të vij këtu. Që në momentin e parë që takova Aldon (Gjici), Pejiç dhe menaxherin, folëm hapur. Erdha këtu prej besimit të dhënë dhe tani e rëndësishme është të jemi të gjithë bashkë, të punojmë dhe të arrijmë objektivat. E njoh kampionatin shqiptar, e njihja që më parë dhe jo tani kur nisëm të flasim. Më pëlqen Superiorja dhe mund të rritemi si ekipi”, theksoi ai. Më tej trajneri foli për veten dhe objektivat e klubit. “Si asistentë kanë punuar edhe Flick, Tuhel dhe Murinjo, ndaj shpresoj të jem në rrugën e tyre. Është privilegj të punosh në klube të mëdha. Qëllimet e klubit janë të qarta: të jemi kompetitivë. Nuk mund të them tani që do të fitojmë kampionatin, pasi këtë nuk e bën as Teuta, as Vllaznia e as Partizani. Ne do të bëjmë më të mirën tonë”, shtoi ai.

Raportet me trajnerin Edi Reja

Tekniku i Kukësit Longo, foli dje dhe për marrëdhënien e tij me trajnerin e Kombëtares, po ashtu italian, Edi Reja. “Trajnerin Edi Reja e kam njohur më parë, e kam takuar shumë vite më parë, kur ishte trajner i Lacios, pasi kam qëndruar një javë në qendrën stërvitore të tyre. Do e kontaktoj së shpejti dhe do takohemi, pasi kam pasur biseda me të dhe është nga ata që të vjen në ndihmë”, nënvizoi më tej Longo.