Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kukësi trondit merkaton, merr talentin e Shpresave Xhemaili dhe sfidon Partizanin

Postuar: 12/01/2019 - 07:22

Kukësi po tregon në vazhdimësi se është një skuadër e gatuar për të fituar titullin. Edhe pse ndodhet në vend të dytë në Kategorinë Superiore, me 34 pikë, tre më pak se Partizani kryesues, ekipi verilindor ka bërë blerje më me peshë se rivali i kuq, duke afruar lojtarë që janë emra të spikatur dhe njëherësh lojtarë me vlera teknike, të cilët mund të bëjnë diferencë në kampionat në dy fazat në vazhdim. Por ndërsa më parë afroi Eduard Rrocën dhe Vasil Shkurtajn të cilët i mori nga Luftëtari, këtë herë Kukësi ka bërë një tjetër goditje me vlerë. Edhe pse firma nuk ka ardhur ende, mësohet se është arritur akordi me talentin e Shpresave Faton Xhemaili. Futbollisti 20-vjeçar është pjesë e skuadrës kombëtare U-21 në ekipin e Alban Bushit dhe mendohet si e ardhme në përfaqësuese. Ai vjen nga Lugina e Preshevës dhe ka pritshmëri të mëdha. Edhe pse aktualisht është pjesë e një klubi serb, në vijim të këtij viti pritet t’i bashkohet Kukësit në rrugëtimin për titull kampion.

Situata e Kukësit dhe afrimi i Xhemailit

Gjithçka bazohet tek qëndrueshmëria financiare, e cila sjell qëndrueshmëri në objektiva madhorë dhe Kukësi ia ka dalë gjatë këtyre pesë vjetëve të fundit të jetë në top-ekipet pretendente të Kategorisë Superiore, madje ka fituar një titull kampion dhe një Kupë të Shqipërisë. Lëvizjet në këtë merkato dimri janë në vazhdën e pretendimeve të skuadrës verilindore për të fuqizuar grupin me elementë cilësorë në mënyrë që të afrohet me objektivin final, që është trofeu i kampionatit. Por, nëse do të kishte një trofe që shpërblente fitoret në merkato pa diskutim që çmimi i parë të paktën deri më tani do t’i shkonte Kukësit. Drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe drejtori i menaxhimit Ramadan Ndreu ja kanë dalë të mbyllim me sukses dy lëvizje mjaft të rëndësishme, Eduart Rrocën dhe Vasil Shkurtajn, por nuk do të mbyllet me kaq kjo fushatë afrimesh nga ana e klubit blu. Burime të sigurta konfirmojnë për “Supersport” se është pranë nënshkrimit edhe Faton Xhemaili. 20-vjeçari i lindur në Bujanovc aktualisht është pjesë e skuadrës së Radnik Surdulica në kampionatin serb të futbollit. Lojtari i cili aktivizohet në rolin e mbrojtësit të majtë në muajin nëntor regjistroi edhe debutimin e tij me fanellën e kuqezi kur luajti për 12 minuta në fitoren e kombëtares së 21-vjeçarëve përballë Maltës në “Selman Stërmasi”. Xhemaili konsiderohet nga drejtuesit e Kukësit si një futbollist që do të plotësonte alternativat në dispozicion të Armando Cungut dhe në të ardhmen nëse e fiton vendin e titullarit mund të shërbejë edhe si një aset për të përfituar sa më shumë para në tregun e futbollistëve. Bisedimet janë drejt mbylljes, megjithatë duhet ende të vijë firma mbi kontratë.

Miqësorja me Rostovin

Partizani dhe Kukësi ndodhen në Turqi, ku po zhvillojnë përgatitjet dimërore për pjesën e dytë të sezonit. Faza përgatitore e verilindorëve deri tani ka ecur mjaft mirë. Ndërkohë, dje, Kukësi ka barazuar 1-1 në miqësoren e dytë në tokën turke, ku përballë kishte rusët e Rostovit. Pas humbjes 2-1 ndaj Bashakshehirit, verilindorët kanë marrë një rezultat pozitiv. Goli i barazimit u shënua nga Çyrbja në fundin e pjesës së parë, pasi rusët kishin shënuar me Gulevskin. Futbollisti shijakas shënoi edhe në humbjen 2-1 me Bashakshehirin.Trajneri Armando Cungu kishte bërë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Bashakshehirit. Titullar në sulm ishte Vasil Shkurtaj, që la në stol Rexhinaldon. Titullar luajti edhe mbrojtësi Rrumbullaku, ndërkohë që Ethemi e nisi nga stoli në mesfushë. Formacioni i Kukësit ishte ky: Frashëri, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku, Maliqi, Kordeiro, Rroca, Dzaria, Limaj, Çyrbja, Shkurtaj. Trajner. Armando Cungu.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 07:19

Braziliani Nejmar e pëlqen fort idenë e kalimit në radhët e Realit të Madridit dhe në qershor mund të kemi surpriza në këtë drejtim.

Postuar: 20/03/2019 - 07:18

Një valë largimesh trajnerësh kanë mbërthyer Kategorinë Superiore.

Postuar: 20/03/2019 - 07:17

Në konferencën e djeshme për shtyp që Kombëtarja organizoi në Durrës, para gazetarëve dolën Migje

Postuar: 19/03/2019 - 23:48

Dita e premte rezervon ndeshjen e parë të Shqipërisë në eliminatoret e Europianit 2020, dhe në &l

Postuar: 19/03/2019 - 20:27

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Turqinë, dy mesfushorët e Kombëtares, Migjen Basha d

Postuar: 19/03/2019 - 17:05

Trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alexx Ferguson nuk njihet vetëm për karrierën e tij p

Postuar: 19/03/2019 - 15:40

UEFA ka caktuar arbitrat e ndeshjes Shqipëri-Turqi.