BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Sport

Kukësi zëvendëson Shehin me Gegën, eksod masiv tek Skënderbeu dhe Bylis

Kukësi zëvendëson Shehin me Gegën, eksod masiv tek

Skënderbeu është prekur nga eksodi i lojtarëve menjëherë sapo u mbyll kampionati. i pari që u largua ishte mesfushori Bruno Dita, një nga më të mirët e skuadrës korçare, i cili do të luajë edicionin tjetër në Kosovë. Kurse në Ballsh konfirmohen pesë lojtarë të larguar nga ekipi i Bylisit. Nga ana tjetër, Kukësi dje bëri dy ndryshime thelbësore. Me mirëkuptim u largua trajneri Orges Shehi e pasdite vonë erdhi në pankinë Skënder Gega, ndërsa Rrahman Hallaçi që ishte më funksion në klub u emërua teknik i Kukësit U-21, ekip i sapokrijuar.

Largimi i paralajmëruar i Orges Shehit dhe ardhja e Skënder Gegës

Orges Shehi nuk do të vazhdojë të jetë në krye të stolit të Kukësit, një lëvizje që ishte paralajmëruar. Durrsaku nuk arriti asnjë nga objektivat e vendosura nga drejtuesit (Kupën dhe kampionatin) dhe pas një bisede me presidentin Gjici është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi verilindor nëpërmjet një deklarate për shtyp. “Klubi i Kukësit njofton se Orges Shehi nuk është më trajner i skuadrës sonë. Pas përfundimit të sezonit, presidenti dhe trajneri kanë rënë dakord për të mos vazhduar më aventurën së bashku. Megjithëse një trajner i ri në eksperiencë, presidenti i besoi trajnerit Shehi një nga ekipet më të mira që Kukësi ka pasur. Klubi i Kukësit e falënderon trajnerin Shehi për kontributin e dhënë në këtë periudhë të vështirë për futbollin shqiptar dhe jo vetëm dhe i uron suksese në të ardhmen”, shkruan klubi i Kukësit në faqen zyrtare. Ndërkohë, pak orë pasi njoftoi mbylljen e marrëveshjes me Orges Shehin, klubi ka zyrtarizuar Skënder Gegën si emrin e ri të pankinës, duke i besuar atij drejtimin e skuadrës, me tentativën e tretë mes palëve për të arritur një akord mes tyre. Trajneri u largua nga Partizani pas vitit të vetëm në drejtimin e të kuqve, ku arriti t’i shpallte kampionë në Superiore. Ai tentoi në dy raste të nënshkruante në Lindjen e Mesme, por për arsye të ndryshme nuk arriti të gjente akordin me klubet në fjalë. Para se Kukësi të emëronte Orges Shehin pas largimit të Shpëtim Duros, kishte bisedime dhe një akord thuajse të firmosur mes palëve por më pas Gjici zgjodhi ish-portierin për pankinën e skuadrës së tij. Nesër do të bëhet prezantimi i Gegës si dhe do të jepen detajet mbi marrëveshjen e cila siç ndodh rëndom në klubin verilindor ka si kusht për trajnerin fitoren e titullit kampion. “Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00. Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë!”, shkruan klubi i Kukësit në profilin e tij në “facebook”.

Bylis konfirmon 5 largime zyrtare

Bylis arriti të sigurojë pa probleme mbijetesën ndërkohë që shkoi deri në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Por pavarësisht se siguroi qëndrimin mes më të mirëve, skuadrën e ka prekur eksodi i lojtarëve. Pas barazimit 1-1 me Tiranën, të paktën 5 lojtarë konfirmohen të larguar, madje listës mund t’i shtohet edhe Jurgen Goxhaj. Ende pa u mbyllur sezoni nga Bylis janë larguar edhe Bicaj, Guindo, Munoz, Vicente e Turabov. “FK Bylis falënderon për kontributin lojtarët: Festim Miraka, Ardit Peposhi, Silvester Shkalla, Majkell Peçi dhe Emiljano Mozone dhe mirëkuptimin që vijuan të kontribuojnë në një sezon të zgjatur edhe për shkak të pandemisë COVID-19. Por i shprehim mirënjohje në veçanti Ardit Peposhit, që ka luajtur katër sezone në Ballsh dhe ka një kontribut të çmuar, por duke qenë se në linjën e majtë luan Ndreca, një lojtar me perspektive, presidenti Kapllanaj dhe Peposhi shtrënguan duart duke i uruar lojtarit suksese për t’i hapur rrugë një aventure të re. Tashmë zyrtarisht nis merkato dhe pritet që të ketë prurje në ditët e ardhshme, gjithmonë duke iu dhënë prioritet lojtarëve të talentuar dhe me perspektive, ku këtë sezon ka pasur edhe zbulime si: Hadroj, Ujka apo Qardaku e Barjamaj”, shkruhet në komunikatën e klubit ballshiot.