Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kuksit i shtohet oreksi, Shameti: Nuk kënaqemi me kaq, duam të shkojmë në turin e tretë

Postuar: 21/07/2018 - 07:23

Pas kalimit në fazën e dytë të kompeticionit më të rëndësishëm në europë, atë të Chempions League, kapiteni i Kukësit Ylli Shameti, ka thënë se ekipi i tij do të luftoi për të kaluar për në raundin e tretë. Panvarsisht se shorti i ka vënë përballë një ekipi të fortë si Qarabaku, Shameti ka thënë se ekipi i tij do bëj të pamundurën për të shkruar historinë me ekipin e tij. Sipas kapiteni, raundi i dytë i Champions Leagues është një tjetër kapitull i ri në historinë e jashtëzakonshme të epokës moderne të Kukësit. Kualifikimi i kuksianeve erdhi mes vështirësive, gjithsesi rëndësi ka që blutë janë në fazën tjetër dhe nuk kishte si mos ta përjetonte me buzëqeshje këtë moment të veçantë, kapiteni i veri-lindorëve Ylli Shameti. “Dukej short i lehtë, por fusha tregoi ndryshe. Gjithsesi u kënaqëm që u kualifikuam, aq më tepër që ishte hera e parë në historinë e klubit, që kalonte një tur në eliminatoret e Champions Leagues”, u shpreh Shameti. Loja e prodhuar në dy sfidat ndaj Vallettës nuk ishte në kulmin e përsosmërisë dhe shkaqet që parashtron qendërmbrojtësi janë disa, nga përshtatja e futbollistëve të sapoardhur, deri tek ndryshimi i papritur i trajnerit. “Brenda një viti kanë ndryshuar shumë gjëra. Kanë ardhur shumë lojtarë, ka ndryshuar trajneri dhe për këtë duhet të përshtatemi sa më shpejt, pasi nuk kemi kohë. Shpresoj që me ardhjen e Cungut të përsërisim suksesin e katër viteve më parë kur kaluam tre ture europë”, deklaroi kapiteni i veri-lindorëve. Qarabaku është një kundërshtar i nivelit të lartë dhe petku i favoritit është mbi shpatullat e skuadrës azere, fakt ky që mund të shfrytëzohet nga Kukësi. Në këtë mënyrë pretendimet e Shametit shkojnë përtej një paraqitjeje dinjitoze. “Është pozitive që nuk futemi në fushë si favoritë. Presioni do të jetë mbi Karabakun, por ne do të mundohemi të tregohemi një “kockë e fortë” në fushë dhe pse jo, të kalojmë edhe turin e dytë. Nuk do kënaqemi vetëm me kalimin e një turi”, deklaroi Ylli Shameti.

Kukësi përforcohet përpara ndeshjes me Qarabakun

Verilindorët kanë gjetur dhe sulmuesin që shpresojnë ti ndihmoi në kalimin e turit tjetër me golat e tij. Kukësi ka gjetur sulmuesin që do t’u garantojë golat për dy ndeshjet e ardhshme si dhe për sezonin e ardhshëm. Do të jetë Rexhinaldo, ai që te Laçi arriti të shënojë plot 18 gola në kampionat. Lojtari nga Mozambiku ka mbyllur marrëveshjen me verilindorët dhe pritet që të bashkohet me Kukësin. Kukësi duket se me ndryshimin e trajnerit, do të rinisë edhe njëherë punë nga merkatoja, pasi shumë afrimeve që janë bërë pak javë më parë, i është bashkuar edhe ish-sulmuesi i Laçit, Rexhinaldo. Ai ka firmosur një kontratë njëvjeçare me verilindorët dhe pritet të bashkohet me skuadrën gjatë javës së ardhshme dhe menjëherë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Cungu, për të nisur përgatitjet për ndeshjen me Karabakun. “I bashkohet dhe një tjetër sulmues, FK Kukësit! Klubi jonë ka arritur të mbyllë një marrëveshje ditën sotme me Reginaldo Artur Faife.28-vjeçari luan në rolin e sulmuesit dhe ka firmosur një kontratë një-vjeçare me FK Kukësin. Të hënën pritet ti bashkohet ekipit tonë para ndeshjes së raundit të dytë të ligës së kampioneve kundër ekipit Qarabag të Azerbaixhanit”, shkruhej në njoftimin e klubit verilindor.  Rexhinaldo ishte në bisedime edhe me Flamurtarin, por vlonjatët nuk ia plotësuan kërkesat financiare. Gjithashtu ai kishte oferta edhe nga jashtë vendit, por do të mbetet në Superiore edhe për të paktën një sezon.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/10/2018 - 20:15

Genova ka bërë befasi të papritur duke ia ndërprerë Juventusit ecurinë e përkryer të fitoreve të pandërprera në edicionin e ri të Serisë A, pasi e ndali me një barazim të shtunën në Torino.

Postuar: 20/10/2018 - 16:43

Cristiano Ronaldo është mbreti i social jo vetëm në mes të futbollistëve, por edhe ndër personazh

Postuar: 20/10/2018 - 16:17

Manchester United është ndalur në barazim 2-2 në përballjen plot emocione dhe spektakël në &ldquo

Postuar: 20/10/2018 - 07:33

Të dielën në mbrëmje do të luhet kryendeshja e kampionatit italian, derbi i “Madoninës&rdqu

Postuar: 20/10/2018 - 07:31

Partizani ka nisur të mendojë seriozisht për të ardhmen.

Postuar: 20/10/2018 - 07:30

Federata Shqiptare e Futbollit ka befasuar dhe një herë tjetër kur është fjala për çmimet e bilet

Postuar: 19/10/2018 - 20:23

Një përplasje e tmerrshme ka ndodhur ditën e sotme në Çmimin e Madh të Japonisë për garat me moto