BREAKING NEWS

Gjykata e Posaçme merr vendimin final, dënon me burg ish-gjyqtarin e njohur Luan Dacin

Gjykata e Posaçme merr vendimin final, dënon me burg ish-gjyqtarin e
x

Sport

Kuman i prerë: Unë s’e shoh Mesin larg Barçës, është mbyllur kjo çështje

Kuman i prerë: Unë s’e shoh Mesin larg Barçës,

Barcelona ndodhet në një nga ditët e saj të vështira, pasi klubi është prekur nga një krizë financiare e rëndë, që ka ardhur si nga situata me pandeminë globale të koronavirusit, ashtu dhe nga zhvillimet e brendshme që kanë shoqëruar klubin blaugrana pas disfatës turpëruese në Ligën e Kampioneve sezonin e kaluar dhe dështimin në tërësi gjatë edicionit që shkoi në të gjitha kompeticionet ku mori pjesë. E ndërsa klubi vuan pasojat e krizës financiare, çështja “Mesi” është aktuale në çdo moment, sepse “Pleshti” argjentinas nuk po duket më i lumtur në kampin katalanas dhe të gjithë e shohin atë si lojtar që po pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar. E megjithatë, nuk mendon kështu trajneri holandez i Barcelonës. Kështu, tekniku Ronald Kuman është i bindur se Lionel Mesi nuk do të largohet nga Barcelona e aq më shumë se mes tij dhe Antuan Griezman nuk ka asnjë përplasje. “Nga një anë e kuptoj pse Leo mund të nxehet. Sipas mendimit tim, duhen respektuar pak më shumë njerëzit si Mesi. Pas një udhëtimi, të pyesësh Mesin për Antuan është një mungesë respekti. Mund të krijosh polemika. Unë në asnjë moment nuk kam parë të ketë pasur probleme mes të dyve. Ka raste të shumta kur i sheh që punojnë mirë. Unë nuk jam një person që kërkon probleme. Dikush ka thënë disa gjëra dhe ai person nuk është prej shumë vitesh i punësuar nga Griezman. A e shoh Mesin larg Barcelonës? Jo dhe nuk dua të flas më për këtë. Nuk jap më përgjigje për këto gjëra”, tha Kuman. Në fund, ai kishte një koment edhe për rinovimin e Pep Guardiolës të cilin shumëkush e ka parë si një kandidat për të ardhmen e pankinës së Barcelonës. “Është e rëndësishme që Pep të vazhdojë si trajner pasi është një pikë referimi për të gjithë trajnerët e tjerë. Jam i lumtur për të, pasi është shumë mirë te Siti. E urova dje. Nëse ai është i lumtur, unë jam i lumtur”, deklaroi Kuman. Ndërkohë, pranohet në mediat spanjolle që Barcelona është në krizë financiare dhe ka planifikuar të shesë 6 futbollistë. Barcelona po planifikon të largojë nga skuadra së paku gjashtë futbollistë, për t’i zvogëluar shpenzimet shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, trajneri Ronald Kuman nuk llogarit më në shërbimet e mbrojtësve Samuel Umtiti e Junior Fripo. Ndërsa, në mesin e lojtarëve që do të largohen janë edhe Riqui Puig dhe Karles Alena. Të sigurt qëndrimin te klubi spanjoll nuk e kanë as Antuan Griezman dhe Osman Dembele. Barcelona me shitjen e këtyre futbollistëve po synon të krijojë fonde për ta përforcuar ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit. Nga ana tjetër, teksa Kuman bën projekte për qëndrim të gjatë në krye të Barcelonës, duket se skuadrën po e lakmon ta drejtojë një trajner argjentinas, pikërisht Mauricio Poçetino. Sikurse shkruajnë mediat sportive spanjolle, e që nuk kundërshtohen as nga mediat sportive britanike, Mauricio Poçetino është i hapur për të marrë drejtimin e Barcelonës, sipas raportimeve të fundit nga mediat ndërkombëtare. Ish-trajneri i Totenhemit, që ka lidhje të forta me Espanjolin, raportohet se dy herë kishte refuzuar gjigantët katalanas në të kaluarën. Megjithatë, sipas raportimeve ai tani është i hapur për të dëgjuar ofertat. Poçetino është trajner i lirë që kur u largua vitin e shkuar nga Totenhemi.