BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Sport

Kuman: Kur u largua Mesi pësova tronditje të thellë, por Barça po ia del edhe pa të

Kuman: Kur u largua Mesi pësova tronditje të thellë, por

Trajneri holandez i Barçës analizoi situatën pas largimit të “Pleshtit”, duke thënë se iku një lojtar që shënonte mbi 30 gola në sezon

Në një intervistë të gjatë për mediat katalanase, trajneri Ronald Kuman foli rreth raporteve të tij me krerët e Barçës, por edhe për largimin e Mesit dhe situatën e krijuar së fundmi në klub nga afrimet e reja. “Presidenti bëri shumë mirë, bëri atë që duhet të bëjë si president, duke mos lënë dyshime për trajnerin. E gjitha varet nga rezultatet për çdo trajner, por unë mendoj se kishte dyshime, kishte gjëra që dolën në shtyp, çështje të sistemit të lojës. Unë jam gjithmonë i hapur për të dëgjuar dhe për të qëndruar këtu për shumë vite, por fuqia duhet të vijë nga trajneri. Ajo që po ndodh te Barça kohët e fundit është diçka shumë e veçantë. Më ka ndodhur gjithçka që nga dita e parë kur mbërrita: Mesi donte të largohej, me burofaksin e famshëm; pastaj situata delikate financiare e klubit, gjithashtu mocioni e më pas dorëheqja e Bartomeu dhe bordit. Shumë probleme. Nuk ka qenë e lehtë”, theksoi ai. Më pas trajneri foli për largimin e Mesit, larg që e cilësoi tronditës për të e Barcelonën. “Që në momentin e parë që dëgjuam lajmin se ai nuk do të vazhdonte, ishte një goditje për të gjithë, përfshirë edhe mua, sepse po humbnim 30 gola ose më shumë në sezon dhe asistimet e tij. U deshën disa ditë për t’u rikuperuar, por nuk ka zgjidhje tjetër veçse të kthesh faqe dhe të ndërtosh gjërat si një ekip, duke i dhënë më shumë rëndësi strategjisë. Taktikisht luajmë ndryshe, por ka gjëra pa top në të cilat skuadra mund të përmirësohet. Ne nuk do të kemi më cilësinë individuale të Leos, por sa i përket presingut, mbledhjes së skuadrës, jemi më mirë tani”, shtoi trajneri Kuman. Nuk mungoi komenti për Griezmanin që u kthye tek Atletiko. “Ishte njësoj si me Emersonin, por në ditën e fundit praktikisht nuk kishte kohë për të gjetur një zgjidhje. Griezman kishte një kontratë të madhe dhe nëse largohej do të ndihmonte në përmirësimin e situatës financiare të klubit. Kjo është arsyeja pse u pajtova me largimin e tij”, nënvizoi ai. Në fund një koment për ardhjen e Luk de Jongut. “Së pari, më ka befasuar gjithmonë që Barça, edhe në momentin e saj më të mirë, nuk kishte një lojtar si Luk. Mendoj se është i ndryshëm nga sulmuesit e tjerë që kemi. Ai po bën shumë mire, është lojtar që mund të ndryshojë ndeshjen, ka përvojë. Kam punuar me të për dy vjet në ekipin kombëtar holandez, Luk ka treguar në ndeshje të mjaftueshme se ka nivelin për të qenë me ne”, përfundoi trajneri i Barcelonës, Ronald Koman. Barça në fakt ka bërë një start të mirë të sezonit, pavarësisht largimeve të rëndësishme.