BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Kuman: Mesi mbetet numri 1 në botë, duhet të rinovojë me Barcelonën

Kuman: Mesi mbetet numri 1 në botë, duhet të rinovojë me

Barcelona ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm. Kjo pasi kriza e saj financiare dhe zhvillimet e brendshme kaotike prej më shumë se një viti kanë sjellë një situatë të pashpresë, edhe pse klubi mundi të bëjë zgjedhje e të rikthehet në krye ish-presidenti i një dekade më parë, Joan Laporta. Kemi të bëjmë me një situatë të rënduar edhe për faktin se prej dy vitesh skuadra nuk ka mundur të fitojë asgjë dhe kjo ka vrarë edhe shpresën e disa lojtarëve që e shohin këtë klub tanimë jo si një destinacion të preferuar. Madje, dyshimi për qëndrimin e Lionel Mesit ditët e fundit është shtuar së tepërmi dhe një largim i tij në fund të sezonit është jo vetëm i besueshëm, por me gjasa të mëdha të ndodhë që në qershor. Në fakt, Barcelona humbi me rezultatin 1-2 në shtëpi ndaj Celta Vigos, duke dalë përfundimisht nga gara për titullin kampion, ndërsa ky takim mund të ketë qenë i fundit për Lionel Mesin në “Camp Nou”, pasi argjentinasit i përfundon kontrata në qershor dhe deri tani nuk ka sinjale për rinovimin e saj. Në përfundim të sfidës, trajneri Ronald Kuman foli edhe për 6 herë fituesin e Topit të Artë, duke thënë se shpreson që Mesi të rinovojë me Barcelonë, pasi mbetet ende futbollisti më i mirë në botë. “Shpresojmë që të mos ketë qenë ndeshja e fundit e Mesit në “Camp Nou”, sepse ai mbetet më i miri në botë dhe e tregoi këtë edhe sot. Ia ka dalë të shënojë 30 gola në sezon dhe është shumë e vështirë të luajmë pa të. Gjithsesi për të ardhmen duhet të pyesni vetë Mesin, pasi sa më përket mua dhe klubit, duam shumë që ai të vazhdojë”, deklaroi Kuman. Ylli argjentinas provoi të largohej nga klubi katalanas verën e kaluar, pas problemeve të shumta me ish presidentin Josep Bartomeu, por pikërisht ky i fundit bllokoi gjithçka, duke kërkuar respektimin e kontratës. Tani në krye të klubit “blaugrana” është rikthyer Joan Laporta, i cili po punon për të bindur Mesin të firmosë rinovimin e kontratës, një mision ky aspak i lehtë, pasi Barcelona ka vështirësi ekonomike dhe zor se mund t’i japë një ofertë konkurruese argjentinasit. Ndërkohë, një tjetër shqetësim për Barcelonën është kuadrati i portës, pasi gjermani Mark-Andre Ter Shtegen ka probleme dëmtimi. Siç raportojnë mediat sportive në Spanjë dhe në Gjermani, Ter Shtegen nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Gjermanisë për Europianin që nis më datë 11 qershor. Portieri i Barcelonës ka prej disa kohësh probleme me gjurin dhe ka vendosur t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në formë që të jetë gati për sezonin e ri me katalanasit. Kjo zgjedhje mesa duket vjen pasi te “pancerat” ai nuk konsiderohet titullar dhe i duhet të vazhdojë jetesën në hijen e Manuel Nojer. Gardiani i Bajern Mynih është alternativa e parë për trajnerin Joakim Lëv dhe kështu Ter Stegen do të kalonte të gjithë kohën në stol. Por, tashmë Ter Stegen ka menduar më të mirën për aspektin e tij personal dhe nuk do të shkojë në Europë. Mbetet të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet në kampin katalanas, por me përfundimin e sezonit shumë lëvizje do të ndodhin, por kryetema do të jetë padyshim Lionel Mesi, nëse do të rinovojë apo do të largohet.