BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

Kumbulla flet me superlativa për Kombëtaren, s’kemi hequr dorë nga vendi i parë në grup

Kumbulla flet me superlativa për Kombëtaren, s’kemi hequr

Kombëtarja do të luajë nesër ndaj Lituanisë, ndeshjen e katërt në grupin e katërt të Divizionit C të Ligës së Kombeve, me shpresën se do të mund të marrë rezultat pozitiv, por këtë herë jo më barazim, pasi nuk ka kurrfarë vlere. Ekipit i duhet të fitojë me patjetër nëse dëshiron të ruajë epërsinë në këtë grup dhe të sigurojë vendin e parë që e ngjit automatikisht atë një divizion më lart në Nations League. Trajneri Edi Reja nuk ishte i kënaqur me rezultatin ndaj Kazakistanit, edhe pse lojën e grupit në tërësi e vlerësoi pozitive. Ai foli për një “grintë që nuk blihet në farmaci”, duke lënë të kuptuar që lojtarët në fushë duhet të jenë më të vendosur e më të përkushtuar. Pra ai kërkonq ë ndaj Lituanisë të luhet për rezultat maksimal, në të kundërt bien poshtë objektivat e grupit. Sidoqoftë, në ndeshjen ndaj kazakëve pati elementë të rinj që luan për herë të parë titullarë dhe e bënë mirë rolin e tyre. Njëri nga këta futbollistë që u paraqit shumë mirë ishte dhe mbrojtësi Marash Kumbulla, i cili ishte i saktë në tërësinë e paraqitjes së tij dhe u përpoq ta ndihmonte ekipin në pozicionin ku luante. Në fakt, kemi të bëjmë me një futbollist të afirmuar tashmë në Serinë A, që kaloi me pompozitet tek Roma këtë edicion dhe ka kapur menjëherë vendin e titullarit. Kumbulla është element i së ardhmes, por dje ai ka befasuar në profilin e tij të shpërndarë në italisht dhe shqip, ku veçon lojën e mirë me Kombëtaren dhe rezultatet që sipas tij do të vijnë më të plota në ndeshjet në vijim.

Kumbulla: rezultati me kazakët na mbanë në garë për vendin e parë

Mbrojtësi Marash Kumbulla zbriti ditën e djeshme për herë të parë në fushë si titullar me kombëtaren kuqezi. 20-vjeçari bëri edhe debutimin e tij të parë në Ligën e Kombeve pikërisht ndaj Kazakistanit, ndeshje ku kombëtarja nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola, pavarësisht disa rasteve të kuqezinjve. Mbrojtësi i talentuar jep opinionin e tij në lidhje me ndeshjen e djeshme dhe shpreh lumturinë e tij për debutimin si titullar për kombëtaren e madhe. Mbrojtësi i Romës në Serie A tregohet optimist për faktin se ekipi është ende në garë për të arritur vendin e parë në këtë Ligë Kombesh në grupin 4 të Ligës C. “Një rezultat pozitiv që na mban në garë për qëllimet tona. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër, sepse duam të bëjmë më shumë. I lumtur për debutimin tim si titullar me këto ngjyra dhe për herë të parë në fushë në UEFA Nations League”, shkruan Kumbulla në rrjetet sociale.

Seferi: Pata debutim emocional me Shqipërinë, dua fitore me Lituaninë

Dje u fut në minutat e fundit dhe mundi të bëjë një ndeshje pozitive, pavarësisht se humbi një rast të pastër përballë portierit, që mund t’i jepte triumfin kombëtares. Taulant Seferi së fundmi ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me ndeshjen e djeshme dhe situatën në kombëtare. “Normalisht që u ndjeva mirë sepse çdo herë është kënaqësi kur je pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Çdo herë që vij këtu jam i lumtur dhe krenar. Mezi po prisja të futesha në fushë. Them se në ato minuta që luajta bëra mirë, por nuk kisha fat në rastin e humbur. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të punoj fort që të jem pjesë e kombëtares. Unë çdo herë punoj fort që të arrij të luaj në formacionin e parë sepse dëshira e çdo lojtari është të jetë titullar. Por në fund të fundit e vendos trajneri. Unë në çdo rast do të jem i gatshëm, si nga stoli, si nga formacioni. Kam shumë besim te grupi jonë i ri sepse jemi prej thuajse një jave së bashku dhe po shoh se atmosfera është shumë e mirë me çunat e rinj që kanë ardhur. Është atmosferë shumë e mirë, ka shumë kualitet në skuadër dhe mendoj se do japim maksimumin tonë dhe të dalim të parët në grup”, përfundoi sulmuesi.