BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Kumbulla-Gjimshiti, dyshja perfekte e qendrës së mbrojtjes në Kombëtare

Kumbulla-Gjimshiti, dyshja perfekte e qendrës së mbrojtjes në

Kombëtarja mbylli miqësoret e muajit mars me dy humbje, një ndaj Kilit e tjetrën ndaj Suedisë, por në mënyrën e të luajturit pati ndryshime jo të vogla ndërmjet dy përballjeve, pasi me suedezët skuadra u paraqit mjaft mirë në aspektin e lojës dhe pati një ndryshim edhe në stil, pra në modulin taktik, gjë që i dha Silvinjos sërish avantazhet e teknikut nuhatës se kur një ekipi i duhet ndryshimi. Disa pikëpyetje për formacionin apo listën e lojtarëve që do të shkojnë ën Europian kanë mbetur ende, por në tërësi, referuar edhe specialistëve, ka një kristalizim të emrave nga ana e Silvinjos. Në qendër të mbrojtjes, Gjimshiti është i padiskutuar, por në krah të tij mbetet të përcaktohet emri i titullarit tjetër. Me shumë gjasë, nëse Kumbulla e kap formën optimale sportive, do të jetë krah kosovarit në Europian. Emra të tjerë janë Ismajli, Mihaj, Veseli, Ajeti etj, por Kumbulla, për shkak të cilësive fizike e teknike, shihet më i përshtatshëm.

Kumbulla, edhe menaxheri e pranon se Europiani do ta evidentojë atë

Mbetja në elitën e futbollit italian me skuadrën e Sasuolos dhe hyrja në listë për Kampionatin Evropian në Gjermani me Shqipërinë, janë dy objektivat e Marash Kumbullës, ka thënë Xhani Vitali, menaxheri i qendërmbrojtësit shqiptar. Vitali të enjten në një intervistë të gjatë dhënë për “tuttomercatoëeb”, ka thënë se Shqipëria ka lojtarë shumë cilësorë dhe do të jetë e vështirë për Kumbullën. Por, ai ka besim të plotë në të. “Shqipëria ka grup të vështirë në Evropian. Por, në radhët e veta ka lojtarë cilësorë që janë zhvilluar shumë. Shqipëria është skuadër që do të shkojë në Evropian me formën më të mirë të mundshme, dhe do të shkaktojë probleme për kundërshtarët”, ka thënë Vitali të enjten. Sasuolo në Serie A këtë sezon është në vendin e parafundit me 23 pikë, dy më pak se Empoli që është në zonën që siguron mbetjen në elitë.

Gjimshiti, lider dhe kapiten i Kombëtares në Europian

Në kushtet kur Hysaj ka pasiguri aktivizimi si titullar apo dhe një formë të luhatshme, lider i vërtetë në Europian për kombëtaren tonë do të jetë Berat Gjimshiti. Specialistët mendojnë se Gjimshiti ka staturën e duhur për të udhëhequr grupin në Europian, si lojtari me performancën më të mirë individuale edhe në ekipet ku aktivizohet. Pak ditë më parë, në një intervistë që dha për gazetën “SOT”, ish-mbrojtësi kuqezi, Geri Çipi, u shpreh se Berat Gjimshiti është lideri i vërtetë i grupit dhe lojtari që Shqipëria ia ka borxh Europianin që prej 8 vjetëve të shkuara në “Paris-2016”. “Unë nuk e shoh efikasitetin e skuadrës nga golat e realizuar dhe paraqitjet individuale, por nga performanca e grupit në tërësi. Dhe duke parë lojtarët në pikëpamje individuale them se Gjimshiti është lojtar që bëri diferencën, mos harrojmë se ai ka një performancë fantastike dhe një ecuri të shkëlqyer edhe me Atalantën në Serie A italiane. Në fakt, ndryshimin e bën grupi e jo elementi. Por, në një kampionat të këtij niveli duhen lojtarë cilësorë dhe me përvojë. Gjimshiti është një prej tyre dhe unë mendoj se Shqipëria ia ka borxh atij Europianin. Ai e meritonte që në vitin 2016”, theksonte Çipi.