BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Sport

Kumbulla “ia mbyll gojën” Murinjos me golin për Romën, Silvinjo e ka projektuar titullar në Kombëtare

Kumbulla “ia mbyll gojën” Murinjos me golin për

Lojtarët e përfaqësueses që luajnë në të dy kategoritë e futbollit elitar italian po bëjnë paraqitje të mira dhe një pjesë kanë lënë gjurmë pozitive me skuadrat e tyre këtë sezon. Amir Rrahmani i Kosovës po paraqitet më mirë nga të gjithë, pasi luan në nivele shumë të larta tek Napoli dhe është një lider i kësaj skuadre. Ndërkohë, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Bajrami, Kumbulla, Ndoj e ndonjë tjetër, luajnë për Shqipërinë dhe në këtë fazë të kampionatit jo vetëm po bëjnë mirë detyrën e tyre në fushë, por ata janë gati të japin kontribut për suksesin e Kombëtares në eliminatoret e Kampionatit Europian. Ndërkohë, mbrojtësi Marash Kumbulla u kthye në protagonist me Romën, në sfidën e 1/8-ave të Ligës së Europës përballë Real Sociedadit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në pjesën e dytë në vend të Jorentes dhe në minutën e 87-të të takimit gjeti golin me anë të një goditje me kokë, pas një krosimi të Dibalës. Ky ishte goli i dytë i Romës në këtë ndeshje, me Kumbullën që vulosi fitoren dhe i jep qetësi skuadrës së Murinjos për ndeshjen e kthimit në Spanjë. Në fund të duelit shqiptar u zgjodh lojtari më i vlerësuar i ndeshjes nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Kumbullës iu vendos nota 7.5, teksa regjistroi 16 nga 19 pasime të sakta, si dhe fitoi 6 nga 9 duelet me kundërshtarët.

Goli i Kumbullës i mbylli gojën Murinjos

Goli i shënuar nga Kumbulla në Europa League përballë Real Sociedadit i “ka mbyllur gojën” edhe trajnerit Hoze Murinjo, i cili, përkundër formës së mirë sportive që dispononte shqiptari, nuk e aktivizonte aspak në fushën e lojës. Madje gazetarët italianë kishin nisur të dyshonin nëse Murinjo e dëshironte djaloshin e përfaqësueses së Shqipërisë në formacionin e tij. por në momentin që e futi Kumbulla ia shpërbleu besimin. I mjaftuan pak minuta, por goli dhe gjendja psikologjike shumë e mirë e lojtarit vijnë nga fakti se ai stërvitet shumë dhe punon si askush tjetër për të qenë pjesë e formacionit bazë. Ndoshta goli i fundit mund ta çlirojë akoma më shumë dhe Kumbulla të luajë në vazhdim si lojtar i 11-shes bazë.

Kumbulla në formë edhe për Kombëtaren

Marash Kumbulla do të jetë me siguri i ftuar në Kombëtare nga trajneri brazilian Silvinjo, pasi gëzon formë të mirë sportive dhe në qendër të mbrojtjes bashkë me Berat Gjimshitin krijojnë një mur të pakalueshëm për sulmuesit rivalë në grup. Se si funksionon kjo dyshe do të shihet më mirë në duelin hapës të eliminatoreve për grupin tonë, atë ndaj Polonisë në transfertë. Kumbulla, me moralin që gëzon aktualisht, formën sportive por edhe nevojën që ka grupi, mund të jetë një nga pikat e forta të Kombëtares gjatë këtij sezoni eliminator të Kampionatit Europian të vitit 2024. Natyrisht, ambiciet e skuadrës kuqezi janë të kualifikohet në Europian, por që të ndodhë kjo duhet që skuadra të jetë kompetitive. Grupi duhet të funksionojë mirë në të dy fazat e lojës dhe skuadra të ketë një mbrojtje të pathyeshme. Duke qenë se trajneri Silvinjo nuk ka shumë lojtarë të nivelit të lartë në sulm, ai të paktën ka kërkuar që mbrojtja të jetë hermetike dhe e padepërtueshme.