Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kupa e Botës/ Arbitrat nisin stërvitjen me orë të personalizuar 5000 euroshe

Postuar: 13/06/2018 - 16:00

Ashtu si pothuajse të gjitha skuadrat kanë zbarkuar në Rusi ku do të zhvillohet Botërori, edhe skuadra e arbitrave ka zbarkuar në Moskë. Ata do të kenë qendrën e grumbullimit në kryeqytetin rus, nga ku do të kryejnë edhe përgatitjet e tyre për ndeshjet e rëndësishme që do të kenë përgjatë gjithë muajit qershor dhe fillimin e korrikut.

Bie në sy mungesa e treshes nga kampionati anglez. FIFA për herë të parë nuk ka nominuar asnjë arbitër nga Anglia, pasi ishte përzgjedhur Mark Klatenburg, ky i fundit ka refuzuar të shkojë në Rusi, pasi kërkon t’i përkushtohet aventurës së tij të re në Qatar ku ndodhet prej një viti.

Dje njerëzit që do të vënë drejtësi në ndeshje, kanë zhvilluar një seancë stërvitore dhe testi fizik ku kanë kaluar të gjithë, më pas ka qenë prezantimi dhe takimi me krerët më të lartë të organizatës më të madhe të botës për futboll. Kjo përgatitje do të pasohet nga seminare të ndryshme ku do të shpjegohet edhe përdorimi i sistemit “VAR”. Në fakt është hera e parë që ky sistem do të përdoret në një turne të tillë.

Presidenti i FIFA-s ka qenë optimist për këtë nismë, duke u shprehur se ndihma e teknologjisë gjatë ndeshjes do të minimizonte në maksimum gabimet njerëzore të arbitrave, duke mos i lejuar ata të ndikojnë në rezultatin e ndeshjes.

Arbitrat do të mbajnë në dorë një orë të personalizuar të markës “Hublot” që kushton përafërsisht 5000 euro secila dhe të llogarisësh 99 arbitra, (36 kryesorë) dhe (63 asistentë) shkon në 495.000 totali. Bashkë me ta në Moskë do të jetë edhe Masimo Busaka, zvicerani është prej kohësh shefi i arbitrave në FIFA dhe është përgjegjës për caktimin e tyre, i ndihmuar edhe nga Pier Luixhi Kolina.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 13:37

Shkëlzen Gashi mbahet mend padyshim nga të gjithë tifozët shqiptarë për rastin vendimtar të humbur ndaj Zvicrës në Europianin e vitit 2016, ku nëse do kishte realizuar, do ishte barazuar rezultati në 1-1.

Postuar: 24/05/2019 - 12:57

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha po kalon një sezon fantastik me Lazion në Ita

Postuar: 24/05/2019 - 12:29

Neymar-Mbappe, dy yjet e PSG pritet të jenë dy emrat më të rëndësishëm të kësaj merkatoje vere.

Postuar: 24/05/2019 - 10:13

Duket se Kristiano Ronaldo do të përballet me telashe të reja në horizont.

Postuar: 24/05/2019 - 08:28

Drejtori i gazetës prestigjoze italiane "Corriere Dello Sport", është i sigurt se tra

Postuar: 24/05/2019 - 07:17

Ditët e para të qershorit pritet të jenë një “tërmet” në tregun e lojtarëve por edhe

Postuar: 24/05/2019 - 07:16

Kukësi po përjeton orë ankthi në prag të duelit me Partizanin, ndeshje që zhvillohet në kryeqytet