
Gati të plasë “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje, Shqipëria ka probleme me...

Kupa e Botës mbërrin në Tiranë, Rama: Një ditë, mbase e fitojmë

Shkruar nga Adriatik BALLA 23 Maj 2022

Trofeu i turneut “FIFA Ëorld Cup” u ekspozua ditën e djeshme në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Ka qenë pikërisht kryeministri Edi Rama që bashkë me ish-futbollistin brazilian Gilberto Silva ka veçuar momentin për të parë nga afër kupën. Në fjalën e tij, kryeministri Rama nuk i ka kursyer edhe lavdet për ish-kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana. “Tani edhe doganat do duhet 5 që të zhdoganonin një Kupë botë. Hall që do donim që t’i kishim dhe në të ardhmen, Kupa do të qëndroj vetëm 5 orë, uroj që sa më shumë futbolldashës të kenë mundësi që ta vizitojnë sot këtë mjedis të hapur të kryeministrisë për të parë kupën, këtu është edhe Lorik Cana, unë nuk e di kush është kapiteni i kombëtares sot dhe kjo është përgjegjësi e Lorikut, se ato që vijnë pas janë si zv. Kapiten. Po merremi me kupat e të tjerëve, po mbase vjen dita që një kupë ta fitojmë dhe ne", tha Rama, një mesazh ky që edhe pse duket batutë, në të vërtetë është ëndërr e shumë shqiptarëve për të pasur një sukses në një turne madhor. Kupa e Botës do të ndalet në 51 vende dhe territore. Për herë të parë, turneu do të vizitojë të 32 vendet që u kualifikuan për “Kupën e Botës FIFA”, duke frymëzuar tifozët në mbarë botën.
Veliaj e Kushi presin Kupën e Botës, mesazh edhe për finalen e 25 majit
Fifa Ëorld Cup nga “Coca-Cola” ka mbërritur në Tiranë. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi pritën ekipin e Trofeut të Kupës së Botës në aeroportin e Rinasit. Veliaj tregoi bisedën me ish futbollistin brazilian Gilberto Silva, nga i cili mori mesazhin se për të qenë një sportist, politikan apo inxhinier duhet të jesh njeri i mirë. Ndër të tjera, Veliaj përsëriti thirrjen që e mërkura të jetë dita pa makina për finalen e Conference League pasi do të ketë dyndje të kryeqytetit dhe duhet të gjithë të dalin faqebardhë duke respektuar rregullat.
Ikonat e futbollit s’lejohen ta shohin kupën, reagon Demollari
Futbollistë të mëdhenj shqiptarë ndër vite, të ftuar për të qenë dje në ceremoninë e ekspozimit të trofeut të kupës së Botës, nuk janë lejuar të bëjnë foto të kupës. Midis tyre ka reaguar i madhi Sulejman Demollari, në cilësinë edhe të ish-kapitenit të skuadrës përfaqësuese. “Turpi i Coca Cola-s me Kupën e Botës në Tiranë! Na ftuan sot për të parë Kupën e Botës por nuk na lanë as të bëjmë një foto. Ishte e turpshme që të shikoja aq figura të mëdha futbolli në atë ceremoni dhe Kupa ishte fshehur për ne njerëzit e futbollit. Vetëm Coca Cola mund ta bëj që të të ftojë për ceremoninë e ardhjes së Kupës së Botës në Tiranë dhe të të mbaj larg nga trofeu dhe të na tregoj muzeun e FSHF që ishte spostuar në hollin e Kryeministrisë. Si ish kapiten i ekipit Kombëtar dhe me kontribute në këtë futboll, nuk jam ndjerë asnjëherë më i ofenduar sesa sot nga një sjellje e tillë. Kam qenë në aktivitete të njëllojta kudo nëpër botë, por asnjëherë në një turp me si kjo me Coca Cola”, shkroi Demollari në mesazhin e përcjellë në rrjetin social “facebook”.
Më të lexuarat


Tare mund të ketë sezonin e fundit si drejtor i Lacios

Zelimkhan Abakarov: Ende s’kam arritur sukses të rëndësishëm, kur ta fitoj Botërorin mund të quhet arritje

Arrestohet lojtari i Premier League, ja për çfarë akuzohet

Ndryshim planesh për sulmuesin e Kombëtares, Juventusi dërgon Vrionin në…

Ylli i futbollit përjeton momente tmerri, sulmohet nga hajdutët e armatosur

Bayern Munich hap “thesin”, gati 120 milionë euro për post-Lewandowski

“Do jap shpirtin për t’ju bërë krenar duke u ngritur në majat e botës”/ Boksieri Florian Marku jep lajmin që prisnit: Po kthehem për të gjithë ju në mes të Tiranës

Trajneri Ksavi presion Bajernit të Mynihut: Dua ‘Levën’ brenda dy javësh!

Lojërat Mesdhetare konfirmuan Luiza Gegën si sportisten më të mirë e vendit, shtangisti Qerimaj veteran i medaljeve

Tirana bën gati grupin për Champions, Partizani prezanton bluzën e sezonit te ri
