Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kupa e Shqipërisë, fitojnë të gjithë të mëdhenjtë, vetëm Flamurtari zhgënjen

Postuar: 19/09/2019 - 07:18

Kupa e Shqipërisë kthehet në fushë, në kuadër të dueleve të para të turit të parë eliminator, ku skuadrat e mëdha të elitës u përballën sipas shortit me skuadrat e ligave inferiore. Natyrisht, pritej një dominim i ekipeve të Superligës dhe në tërësi në e tyre fituan, duke hedhur një hap përpara drejt turit të dytë, por nuk munguan as në këtë raund surprizat në rezultate, siç ndodhi me Flamurtarin që pësoi disfatë në Malësinë e madhe ndaj Veleçikut, apo dhe barazimi i Tiranës me Shënkollin e Lezhës. Padyshim skuadrat e tjera si partizani, Skënderbeu e Kukësi, por edhe Teuta e Vllaznia, siguruan fitore në duelet e tyre të para. Padyshim që këto rezultate janë domethënëse në imazh, megjithatë, në duelet e kthimit sërish favorizohen ekipet e mëdha, që do t’i luajnë takimet në fushën e tyre dhe kësisoj do të kenë një shans më shumë të shkojnë në raundin tjetër. Kështu që surprizat e vërteta mund të priten vetëm pas dy javësh. Nga përfundimi i dueleve të djeshme në të dy grupet (A dhe B), mund të evidentohet se surpriza e madhe ishte Veleçiku, i cili mposhti Flamurtarin. Vlonjatët janë madhe e vetmja skuadër e Kategorisë Superiore që del e humbur nga sfida e vajtjes e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë. Skuadra kuqezi, që i përket Grupit A, u mposht 3-2 nga Veleçiku dhe duhet patjetër të fitojë në sfidën e kthimit, për të vijuar me tej. Rezultat surprizë mund të konsiderohet në këtë grup barazimi i Tiranës 0-0 në fushën e Shënkollit, ndërsa Partizani fitoi 0-3 me Vorën. Edhe Teuta u tregua e kujdesshme në fushën e Tërbunit, duke fituar 0-2, ndërsa Vllaznia iu imponua 0-1 Burrelit. Në takimet e tjera të këtij grupi Iliria e Fushë Krujës fitoi 2-1 me Kastriotin, ndërsa Erzeni shkatërroi 3-0 Dinamon. Në Grupin B fituan të gjitha ekipet e Superiores, me përjashtim të Laçit, që barazoi pa gola në fushën e Elbasanit. Kukësi triumfoi 1-3 në Peqin m Shkumbinin, ndërsa Skënderbeu iu imponua 1-4 Devollit. Korabi-Besëlidhja përfundoi 2-1, Turbina-Luftëtari 0-1, Pogradeci-Bylis 0-4, Egnatia-Besa 0-1 dhe Lushnja-Orikumi 2-1. Ndërkohë skuadra e Kamzës nuk u paraqit në fushën e Apolonisë.

Muaj më parë u “asgjësua” nga kampionati, Kamza përjashtohet edhe nga Kupa

Një tjetër ngjarje e shërmtuar ndodhi me një ish-ekip të Superiores, që nuk u paraqit në fushë dhe në këtë formë do të eliminohet e përjashtohet. Kështu, pa u mbyllur kampionati i kaluar, ndonëse me një ekip simpatik, Kamza u përjashtua nga kampionati, pas dhunës ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti, në sfidën Kamza-Laçi. Disiplina mori masa të ashpra ndaj skuadrës dhe drejtuesve të klubit kamzali. Kamza madje u ndëshkua si asnjë ekip tjetër, me përjashtim nga Superiorja dhe që në sezonin 2019-2020 do ta niste jo në Kategorinë e Parë, por në Kategorinë e Dytë. Në fakt askush në Kamzë nuk e priti mirë një vendim të tillë dhe reagimet ishin të shumta. Por, Kamza zor se mund të marrë pjesë edhe në kampionatin e kategorisë së Dytë, madje sinjali u dha që sot, kur skuadra nuk ka marrë pjesë në Kupën e Shqipërisë, ku shorti e kishte vënë përballë skuadrës së Apolonisë. Kamza jo vetëm që humbet ndeshjen 3-0 në bazë të rregullores, por edhe përjashtohet, me mospjesëmarrje në sezonin e ardhshëm në Kupën e Shqipërisë. Dy përjashtime në nj vit, imagjinoni, dy vite më parë, Kamza ishte një nga ekipet simpatike të Superiores sonë. Duke u kthyer tek ekipet e Superiores, evidentohet fakti se Tirana zhgënjeu këtë herë përballë Shënkollit, por nuk paraqet rrezik, pasi duelin e kthimit do ta luajë në Tiranë, ku do të ketë më shumë shanse. Gjithsesi, bardheblutë do të duhet të djersijnë për të shkuar në raundin e dytë. Rezultati 0-0 nuk është komod, për këtë arsye Tiranës i duhet të shtrëngohet fort në duelin e kthimit me simpatikët e Shënkollit.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:26

Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë me duelet e xhiros së tretë të saj, ku spikatën fitoret e skuadrave të mëdha, ku Bajerni, Siti dhe Paris San Zhermen bëjnë një hap drejt kualifikimit.

Postuar: 23/10/2019 - 07:24

Kombëtarja luajti dy ndeshje mjaft të mira në tetor, në kuadër të eliminatoreve të Euro-2020, në

Postuar: 23/10/2019 - 07:23

Teuta ndodhet në vend të parë në Superiore, me meritë, duke grumbulluar 15 pikë në 8 javët e para

Postuar: 22/10/2019 - 08:26

Atletja, Luiza Gega na ka përfaqësuar denjësisht ku ka arritur që të dalë e treta në garën 3000m

Postuar: 22/10/2019 - 07:34

Juventusi ka bërë ndryshime në lojë krahasuar me kohën kur drejtonte Masimiliano Alegri, ndërkohë

Postuar: 22/10/2019 - 07:33

Një nga futbollistët e Kombëtares kuqezi që është angazhuar fuqishëm në këto eliminatore të Europ

Postuar: 22/10/2019 - 07:31

Kampionati do të vijë me një valë ndeshjesh të ngjeshura në këtë periudhë, pasi do të luhen dy xh