BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Sport

Kupa e Shqipërisë/ Fiton Partizani, por në gjysmëfinale shkon Vllaznia

Kupa e Shqipërisë/ Fiton Partizani, por në gjysmëfinale

Dy javë më parë në Shkodër Vllaznia mundi Partizanin në duelin e parë çerekfinal midis tyre, duke hedhur një hap përpara drejt kualifikimit. Në fakt asgjë nuk ishte e sigurt pasi do të duhej të luheshin edhe 90 minutat e kthimit dhe Partizani bëri maksimumin për ta përmbysur situatën e duelit të parë, por nuk ia doli plotësisht. E fitoi ndeshjen, por kjo nuk mjaftoi e për pasojë skuadra e kuqe nuk u kualifikua. Me më shumë gola të realizuar ishte Vllaznia që e pati këtë të drejtë. Kështu, të kuqtë mposhtën 1-0 Vllazninë në ndeshjen e kthimit, por janë pikërisht shkodranët ata që avancojnë mes katër më të mirave falë suksesit në takimin e parë me rezultatin 3-1 në ”Loro Boriçi.” Të besuarit e trajnerit Kolela zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, prodhuan raste të shumta shënimi dhe kontrolluan për pjesën më të madhe mbajtjen e topit. Pas një sërë përpjekjesh në minutat e para, Partizani e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25-të me anë të Alfred Mensah. Sulmuesi ishte në vendin e duhur për të përfituar nga një keqkuptim i prapavijës shkodrane dhe realizoi me portën e boshatisur. Ky gol dha shpresë për përmbysje. Demat vijuan me sulmet e vazhdueshme edhe në pjesën e dytë të takimit dhe në minutën e 62-të shpërdoruan një mundësi ideale me Tedi Carën, me këtë të fundit që detyroi portierin Qarri të bënte një mrekulli duke e dërguar topin mbi traversë. Festa e Partizanit zgjati shumë pak, vetëm tre minuta nga fundi i kohës së rregullt, teksa goli i Carës u anulua si pasojë e një faulli të shkaktuar nga Da Silva ndaj Erdenis Gurishtës. Kjo pasi VAR u bë protagonist duke i ardhur në ndihmë kryesorit Barjamaj. Vllaznia ruajti me fanatizëm portën deri në fund dhe në këtë mënyrë siguron kualifikimin në fazën gjysmëfinale, ku do të gjejë ekipet e tjera që kanë siguruar kualifikimin si Egnatia, Tirana dhe Teuta.