BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Sport

Kupa e Shqipërisë, Partizani e nis me barazim në kompleksin e ri

Kupa e Shqipërisë, Partizani e nis me barazim në kompleksin e ri

Partizani zhgënjeu në ndeshjen e parë të luajtur në kompleksin e ri sportiv në Tufinë, pasi barazoi me Orikun 0-0 në kuadër të duelit të parë në turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Në fakt, më shumë se emri i kundërshtarit dhe niveli i garës, apo dhe objektivi, për Partizanin ishte me interes që luante takimin e parë në kompleksin e ri, pra ishte si një ndeshje prove, për të testuar organizimin, kapacitetet e impiantit dhe fushën. Në tërësi gjërat shkuan mirë, pavarësisht ndonjë ndërprerje të vogël si pasojë e hedhjes së tymueseve, por në fund rezultati nuk ishte premtues, pasi për kualifikimin do të duhet të luhet edhe dueli i kthimit. Gjithsesi, Partizani mbetet favorit. Ndërkohë, klubi i kuq, ka lajmëruar zgjatjen e bashkëpunimit me Xhuliano Skukën, goleadorin kryesor të skuadrës së po kryeson kampionatin shqiptar. 24-vjeçari dibran, u bë pjesë e “Demave” në merkaton e janarit, dhe deri tani ia ka dalë të realizojë 12 gola në Superiore me ekipin kryeqytetas, 3 nga të cilët në edicionin aktual, teksa kontrata e re e mban lidhur me Partizanin deri në vitin 2025. “FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Xhuliano Skukën. 24 vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2025, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e sulmuesit te Partizani. Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub-Lojtar”, lexohet në postimin zyrtar të Partizanit. Ndërkohë, Tirana mundi pa vështirësi Koplikun me rezultatin 0-3. Në këtë grup gjithashtu fitore mori dhe Lushnja, e cila mundi me rezultatin 2-0 Tërbunin. Ndeshjet e kthimit do të luhen në datën 12 tetor.