BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Sport

Kupa e Shqipërisë/ Teuta mund të bëjë “bis” këtë sezon, Vllaznia e Laçi sërish kokë më kokë

Kupa e Shqipërisë/ Teuta mund të bëjë “bis”

Kupa e Shqipërisë do të kthehet sot me ndeshjet e saj gjysmëfinale, të cilat, siç dihet, për shkak të pandemisë së koronavirusit zhvillohen me tek-takim, domethënë fituesit kalojnë direkt në finale. Formula ka qenë e njëjtë që nga fillimi i sezonit për të evituar ndeshjet e shumta dhe praninë e tifozëve në impiante. Gjithsesi, katër gjysmëfinalistët po përgatiten për të shkruar një faqe të re këtë edicion në objektivat e tyre, pasi dihet që Kupa vlen jo vetëm trofeun, por njëherësh siguron automatikisht pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Në këtë aktivitet, në këtë fazë kanë mbërritur Teuta, Skënderbeu, Vllaznia dhe Laçi. Theksojmë se skuadra e Teutës ka shansin e artë për të shkuar për herë të dytë radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe për herë të parë në histori mund të provoj ta fitojë dy herë rresht këtë kompeticion, ndërkohë që sytë i ka të hapura edhe nga trofeu i kampionit, imagjinoni çfarë sezoni do të ishte për “djemtë e detit” nëse për herë të parë në histori do të realizonin gjithashtu edhe dopjetën “Kupë-kampionat”, teksa në korrik për herë të parë fituan edhe Superkupën e Shqipërisë. Nuk do të jetë një përballje e thjeshtë ajo kundër Skënderbeut, pavarësisht pozicionit që kanë korçarët në kampionat. Është ndeshje teke dhe diferencat në futbollin shqiptar nuk janë të mëdha. Durrsakët vijnë nga 11 ndeshje pa humbje mes kampionatit dhe Kupës dhe po kalon çastin më të mirë të sezonit, duke qenë tashmë e vetme në kreun e renditjes. Forma e bekuar e Dejvi Bregut ka bërë diferencën, teksa në tërësi paraqitjet kanë qenë të mira si skuadër, pa harruar fazën mbrojtëse që gjithmonë ka funksionuar. Ndërkohë që në spondën tjetër, trajneri i bardhekuqve Migen Memelli, ishte i qartë, do luftojmë edhe në Kupë. Skënderbeu po ashtu si Teuta po kalon momentin më të mirë të sezonit dhe ka regjistruar mes kampionatit dhe Kupës 3 fitore dhe 1 barazim në 4 ndeshjet e fundit. Korçarët janë në mes të garës për mbijetesë, por janë gjithashtu vetëm një hap larg finales së Kupës. Skënderbeu nuk niset favorit, por kjo nuk e përjashton surprizën e mundshme në “Niko Dovana” duke e nisur nga kjo e mërkurë në orën 16:00.

Vllaznia e Laçi sërish kokë më kokë

Vllaznia-Laçi, sërish, këtë herë në Kupë, luajnë gjysmëfinalen në kompeticionin që aq shumë e duan, dhe patjetër ju leverdis kampionati, ku pretendojnë të dyja skuadrat titullin, është një rrugë ende e gjatë dhe me shumë të panjohura. Kupa me dy ndeshje ju jep një trofe dhe i çon në Europë. Këtë të mërkurë në “Loro Boriçi”, nuk ka vend për llogari, edhe për faktin se luhet gjithçka në një ndeshje teke, 90 minuta për një biletë në finale. Laçi shkon në Shkodër i fortë edhe falë statistikave, në 3 përballje të këtij sezoni në kampionat, ka fituar dy dhe barazoi vetëm atë të fazës së tretë pak ditë më parë ndaj Vllaznisë që nga ana tjetër i duhet të thyejë një tabu për të kaluar turin, pikërisht Laçin që është shndërruar në macen e zezë të skuadrës shkodrane. Vllaznia nuk shijon një fitore ndaj kurbinasve prej plot 2 vitesh, dhe në 6 ndeshjet e fundit ka regjistruar vetëm dy barazime dhe 4 humbje përballë Laçit. Në kampin kurbinas, shqetësimet nuk mungojnë për trajnerin Duro që kërkon më të mirën në këtë sfidë, por i duhet të merret me një sërë lojtarësh jo në 100 % të gjithë të rëndësishëm, sidomos në një sfidë me “knock-out”, duke nisur nga Nuabueze apo dhe Selmani e Turkaj. Kurbinasit e kanë kthyer vitet e fundit Kupën në një specialitet të tyren dhe kërkojnë të ruajnë traditën me një tjetër finale, ndërkohë që edhe Vllaznia pa një trofe që nga 2008-ta, është para një prove të fortë për të parë nëse është vërtet gati për rikthimin te lavdia.