BREAKING NEWS

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik:
x

Sport

Kupa e Shqipërisë, Tirana dhe Teuta janë gjysmëfinalistet e para

Kupa e Shqipërisë, Tirana dhe Teuta janë gjysmëfinalistet e

Kampionati komandohet nga Tirana dhe Partizani që janë favorite për të fituar titullin. Por trofe sezonal nuk është vetëm titulli në Superiore, pasi në lojë është dhe Kupa e Shqipërisë. Një pjesë e skuadrave që nuk kanë shanse në kampionat, do ta tentojnë suksesin nëpërmjet kupës, pasi, përveçse është trofe sezonal, Kupa të jep mundësinë e pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës të UEFA-s. Pra, kupa të çon në Europë dhe të sjell përfitime financiare, aq shumë të nevojshme për klubet tona. Dje u luajtën duelet e para të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, ku Tirana dhe Teuta sigurojnë “biletat” e kualifikimit për në gjysmëfinale, kurse sot do të luhen dy takimet e tjera, konkretisht Laçi-Egnatia dhe Partizani-Vllaznia, për të parë se kush do t’i rrëmbejë dy “biletat” e tjera gjysmëfinale. Sigurisht që cilësia nuk është ajo më e mira në këtë aktivitet, por fakti që në garë për trofeun janë skuadrat më të mira të Superiores dëshmon se disa klube si Tirana, Vllaznia e Partizani po luftojnë në të dy frontet, pra dëshirojnë të bëjnë “bis” sezonal.

Suksesi i Teutës

Siç thamë më lart, Kupa e Shqipërisë njeh dy gjysmëfinalistet e para. Teuta dhe Tirana ia dalin të kualifikohen, duke nxjerrë jashtë përkatësisht Kukësin dhe Kastriotin. “Djemtë e detit” triumfuan me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë në Durrës dhe në “Kukës Arena” avancuan më tej, edhe pse humbën me rezultatin minimal 2-1. Vendasit u përpoqën të përmbysin rezultatin, por shpresat u shuan në minutën e 29-të, kur Ildi Gruda i dha avantazhin Teutës. Ky gol komplikoi edhe më shumë garën për vendasit, pasi çoi në 0-3 rezultatin e përgjithshëm. Kukësi gjeti golin e dytë me Atdhe Rashitin, por në të 77-ën Shqiprim Taipi la vendasit me 10 futbollistë, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në të 85-ën ishte Gjelbrim Taipi që shënoi golin e dytë për Kukësin, duke rihapur shpresat për të çuar ndeshjen në shtesë. Megjithatë, koha nuk mjaftoi për një gol tjetër dhe durrsakët u kualifikuan më tej. Ishte një kualifikim i vështirë, por për durrsakët tregon shumë, pasi u jep një shans që të lakmojnë pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. Në pamundësi ta realizojnë këtë objektiv nga kampionati, duket se për skuadrën e Teutës Kupa është shansi i vetëm që i siguron Europën dhe “djemtë e detit” do të bëjnë çmos ta fitojnë këtë trofe.

Tirana “dhuratë” barazimin për Kastriotin, por kualifikohet

Nga ana tjetër, Tirana kishte vulosur gjithçka në ndeshjen e parë, kur mposhti Kastriotin 4-0 dhe përballja e sotme ishte një formalitet. Ashtu si ndaj Laçit në fundjavë, edhe sot bardheblutë shënuan dy gola të shpejtë me Florent Hasanin dhe Najdovskin. Më pas krutanët mbetën me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të Arapit në të 43-tën. Megjithatë djemtë e Emiliano Çelës nuk u dorëzuan, pasi në të 78-ën rihapën ndeshjen falë një autogoli të Isenit. Më pas në të 83-tën rikthyen baraspeshën me Spartak Ajazin, duke marrë një barazim morali. Dy sfidat e tjera çerekfinale do të luhen të mërkurën. Kështu Laçi do të presë Egnatian dhe Partizanin do të sfidojë Vllazninë, për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

 

Kupa, çerekfinalet

Në kllapa rezultati i ndeshjeve të para

Të martën, 14 mars

Tirana-Kastrioti          2-2 (4-0)

Kukësi-Teuta               2-1 (0-2)

Të mërkurën, 15 mars

Laçi-Egnatia                13:00 (0-0)

Partizani-Vllaznia        16:00 (1-3)