BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Kupa, Gjoka: Kukësi ka sulmin më të mirë, Skënderbeu nuk na ndal dot

Kupa, Gjoka: Kukësi ka sulmin më të mirë, Skënderbeu

Sot do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kukësi do të presë Skënderbeun, kurse Tirana do të ketë punë në Gjirokastër përballë Luftëtarit. Kuksianët ndodhen larg me pikë ndaj Partizanit në kampionat, plot 10 pikë, kështu që nuk kanë shanse të fitojnë titull, për këtë arsye po vlerësojnë kupën që ta mbyllin sezonin me trofe, gjë që do të ishte një përmbushje e objektivave. Para gazetarëve doli dje trajneri Ernest Gjoka, i cili pranoi se Kupa është një objektiv madhor dhe njëherësh një mundësi që verilindorët ta mbyllin me dinjitet garën, pra me trofe, gjë që sipas tij e meritojnë për kualitetin që kanë.

“ Kupa e Shqipërisë është shumë e rëndësishme për objektivat e klubit. Vendi i parë në kampionat është larg, ndaj kupa merr rëndësi të dyfishtë. Do të mundohemi të bëjmë mirë dhe të vazhdojmë përpara. Duhet kujdes, për të mos pësuar gol në radhë të parë sepse janë ndeshje specifike, duhet të mendojmë edhe për kthimin. Presidenti kërkon gjithnjë sukses dhe na kërkon të kualifikohemi. Ai priste të luftonim për titull, është i bindur se duhet të luftojmë deri në fund edhe në kampionat. Pak zhgënjim ka pasur, por nëse fitojmë Kupën kjo skuadër ka të ardhme të rëndësishme dhe pak përforcime do i duhen”, u shpreh Gjoka. Më tej ai shfaqi shqetësimin e tij për mungesat që vijnë prej dëmtimeve të shumta. “Do të bëjmë ndryshime në skemë pasi jemi të detyruar, por kam besim tek të gjithë lojtarët. Mungesat janë problem i madh, Shameti, Uilliam Kordeiro, Valdet Rama, Dzaria, Maliqi, Musolli, jemi të penalizuar, kaq shumë mungesa do i krijonin probleme kujtdo. Megjithatë kam besim sepse këto ndeshje janë përmbledhja e një viti më sakrifica. Janë të gjithë lojtarë titullarë, janë shumë mungesa dhe e pranoj që na prishin shumë punë. Kam shpresë të madhe se nëse do jemi kompaktë pas, duke pasur lojtarët që kemi përpara mund të shënojmë gjithnjë”, vijoi në komentin e tij trajneri Gjoka. Më tej ai komentoi gjendjen e kundërshtarit, domethënë Skënderbeut, i cili nuk është një rival i lehtë, përkundrazi, duhet vlerësuar si duhet.

“Skënderbeu është klub i madh, me skuadër cilësore dhe eksperiencë e mentalitet fituesi, por edhe ne nuk mbetemi pas në këtë drejtim. Skënderbeu me i dobët? E vërtetë, por ka ende disa lojtarë me eksperiencë e shumë cilësi. Këto janë ndeshje ku vendos përvoja, ndaj duhet vlerësim maksimal”, vijoi Gjoka. Trajneri i skuadrës verilindore, e quajti pozitiv faktin që Kukësi i tij do të luajë në stadiumin e Kamzës, i cili, sipas tij, është afër dhe u jep mundësinë tifozëve që të vijnë të shumtë në stadium e njëherësh edhe ta mbështesin fort skuadrën. “Sigurisht kam folur me ekipin dhe skuadrën. Na duhet shtëpi, Kamza është zgjedhja ideale. Tifozët nuk vijnë dot në Elbasan e Shkodër, Kamza është e vetmja alternativë ku kemi tifozët më vete. Natyrisht, fusha nuk është super, por do ta kompensojnë tifozët”, theksoi më pas trajneri i Kukësit. Gjoka e përshkroi me ngjyra entuziazmi sulmin e skuadrës së tij, duke thënë se Shkurtaj dhe Rexhinaldo në këtë moment janë më të mirët e Superiores.

“Unë kërkoj të luaj me 2 sulmues. Është fat i madh që kam gjetur këtu Rexhinaldon, që e doja që kur isha herën e fundit të Kukësi, dhe Shkurtaj, dy sulmuesit më të mirë në Shqipëri. Janë lojtarë me tipare të ndryshme, dinë të përshtaten dhe do mundohem t’u marr maksimumin, duke luajtur bashkë. Janë dy shënuesit më të mirë, janë sulmuesit më të mirë, me thoni kush janë mbi ta. Do ta shihni që shumë shpejt do kemi një sulm edhe më të fortë”, u shpreh ai. Në fund, duke e ditur rolin e vështirë të trajnerit, ai pranon se presioni është pjesë e garës. “Trajneri këtë detyrë ka, të bëjë urën lidhëse mes ekipit e presidentit. Unë e kam për detyrë të ul presionin mbi ekipin, sepse jo gjithnjë mund të fitohet në futboll. Unë jam i hapur të përballem me presidentin për çdo diskutim, pa lënë që skuadra të përballet me kritikat. Te Kukësi luhet për titull, këtë e di unë dhe e dinë mirë edhe lojtarët, që nuk kanë qetë të qetë, por janë përshtatur shumë shpejt me atë që dua. Vetëm suksesi, çdo trajner është me çantën gati dhe varet nga rezultatet”, përfundoi trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka.

Adriatik BALLA