BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Kupa, shansi i fundit për Josën që të shpëtojë nderin e Tiranës

Kupa, shansi i fundit për Josën që të shpëtojë

Kupa e Shqipërisë është një mundësi e madhe për ekipin e Tiranës dhe të Teutës që të shkojnë në Europa League. Fituesi i trofeut të kupës siguron automatikisht pjesëmarrjen në Ligën e Europës dhe duke qenë të dështuara në kampionat dhe praktikisht pa ndonjë mundësi reale për ta arritur nëpërmjet klasifikimit në Superiore, këto dy skuadra e duan kupën për të përmbushur objektivin e tyre madhor sezonal në dy drejtime. Së pari për të fituar trofe të rëndësishëm sezonal dhe së dyti për të luajtur në Ligën e Europës. kjo është arsyeja që Kupa e Shqipërisë merr rëndësi të veçantë për të gjitha ekipet që janë kualifikuar deri më tani në gjysmëfinale. Një tjetër skuadër surprizë këtë sezon në gjysmëfinalen e Kupës është Besëlidhja e Lezhës, që ka eliminuar një skuadër pretendente si Partizani. Ekipi tjetër në garë për trofeun e Kupës është Skënderbeu, i cili ndodhet në pozita të mira si në kampionat dhe në kupë. Federata Shqiptare e Futbollit është duke përgatitur me kujdes këtë aktivitet, fazën gjysmëfinale të tij, në mënyrë që skuadrat të kenë kushtet e duhura për të bërë më të mirën e tyre. Për këtë fillimisht do të hidhet shorti, ku Tirana në veçanti është sy e veshë drejt goglave, për të mësuar emrin e kundërshtarit. Kemi të bëjmë me një veprimtari ku është përqendruar e gjithë vëmendja e bardhebluve, sepse synohet të shpëtohet sezoni. Mësohet nga FSHF se ditën e enjte në orën 11.00 do të hidhet shorti për çiftet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Ashtu si herët e tjera, shorti do të hidhet në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku klubet e kualifikuara në këtë fazë do të kenë përfaqësuesit e tyre. Siç thamë, në fazën gjysmëfinale marrin pjesë Tirana, Teuta, Skënderbeu dhe Besëlidhja. Bardheblutë eliminuan në fazën çerekfinale Kukësin, Teuta Vllazninë, Skënderbeu bardhezinjtë e Laçit, ndërsa lezhjanët bënë surprizën duke eliminuar Flamurtarin, pasi më parë kishin skualifikuar Partizanin.

Josa, mundësia e fundit për trofe

Trajneri i Tiranës Mirel Josa nuk pati mundësinë të bënte merkato në janar, sepse FIFA e ndaloi Tiranën të bënte lëvizje për shkak të borxheve të papaguara. Historia e borxheve nuk është e re për Tiranën, por presidenti Refik Halili pretendon se klubi po u shkon drejt fundit borxheve dhe se kanë mbetur më pak se gjysma. Tirana nuk ka mundur ta marrë veten nga këto siklete të brendshme që e kanë shoqëruar ekipin për disa vite. Që prej vitit 2009, Tirana nuk fiton titull kampion dhe për një skuadër të nivelit të lartë dhe emblemë e futbollit shqiptar është një periudhë e gjatë. Fansat janë larguar dhe kanë shpallur bojkot për shkak se klubi bëri një marrëveshje me klubin e Partizanit që të kuqtë rivalë të luanin në stadiumin “Selman Stërmasi”. Kjo u pa si disfatë dhe e papranueshme nga grupet radikale të tifozëve, të cilët edhe vënë veprime konkrete për të shprehur mospajtimin me akordin e arritur. Trajneri Josa duket i dorëzuar në kampionat, sepse grupi ndodhet larg kryesuesve për një vend nderi, madje dhe Luftëtari është shkëputur në renditje në vend të katërt, duke ia bërë “malore” Tiranës ecurinë në Superioren e këtij sezoni. Tashmë mendohet vetëm për mbijetesë dhe kur ka mbetur dhe një fazë kampionati, Tirana duket tërësisht e fokusuar të sigurojë pikët e mjaftueshme për të mos rrezikuar më tej. Edhe Josa e di që Kupa e Shqipërisë është shpëtimi, prandaj do të mobilizojë të gjitha forcat për t’ia dalë me sukses në kupë, sepse shpëton sezonin me nder duke fituar trofe, por edhe i jep Tiranës shansin të luajë sezonin e ardhshëm në Europa League. Në të kundërt, ky mund të rezultojë sezoni më negativ në shumë vite i klubit bardheblu.

Adriatik BALLA