Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kupa shansi i fundit për Ze Marinë, kualifikimi shpëton teknikun brazilian në krye të Tiranës

Postuar: 11/09/2018 - 07:12

Tirana është një prej skuadrave legjendare të Shqipërisë, me një historik madhështor e suksesesh të mëdha, triumfatore në shumë aktivitete dhe mbajtëse e shumë çmimeve. Por të gjitha këto vlejnë për historinë dhe krenarinë e klubit e tifozëve të saj, por jo në fushën e lojës, ku skuadrës i del për detyrë të luajë e të marrë rezultatet e duhura në varësi të objektivave që ka. Tirana është një pretendente (në letër), një skuadër që e nis gjithmonë sezonin me pretendime për trofeun kryesor të garës. Por edhe pse u reklamua një skuadër e fuqishme, me elementë të shkëlqyer dhe me mjaft të rinj të talentuar të ardhur nga akademia, Tirana nuk e ka atë “gëzof” që të tremb, që të krijon bindje se mund të fitojë titullin kampion. Shkak është starti i dobët, problemet e shumta në lojë dhe në formacion, disa ngërçe të brendshme në klub e natyrisht një raport i vështirë me tifozerinë bardheblu, që vijojnë t’i mbajnë inat presidentit Refik Halili, megjithëse ky i fundit vijon të investojë për ekipin. Natyrisht, të gjithë përpiqen për më të mirën, por rezultatet e tre javëve të para nuk kanë qenë aspak të mira. Dy humbje dhe një barazim me vlerë vetëm një pikë dhe e pozicionuar në vendin e fundit të renditjes, e bëjnë Tiranën t’i thërrasë mendjes, drejtuesit të ulen e të bisedojnë me grupin dhe stafin, por edhe me tifozët, ndërsa vetë stafin dhe lojtarët të reflektojnë sa nuk është vonë. Është e vërtetë që Tirana vjen nga Kategoria e Parë, por ajo ka staturën e fuqishme, është klub me pretendime dhe rënien e përjetoi si një puç që iu bë në Superiore dy sezone më parë. Pra Tirana e ka kaluar periudhën e krizës dhe duhet të reflektojë vetveten, prandaj presidenti Refik Halili takoi skuadrën pak ditë më parë dhe u vuri lojtarëve dhe stafit “kufirin te thana”. Duhen fitore, duhen rezultate. Dhe aktiviteti i parë në radhë ku Tirana duhet të reflektojë është Kupa e Shqipërisë. Nuk është rastësi presioni i Halilit mbi skuadrën, pasi kërkohet kualifikim i mëtejshëm në Kupë dhe nëse skuadra dështon ndaj Ilirisë, atëherë trajneri Ze Maria nuk e ka të gjatë në krye të grupit. Ai mund të jetë “koka” e radhës që do të pritet nga trajnerët e elitës. Gjithsesi, duke folur për grupin dhe ambiciet në kupë, trajneri brazilian i Tiranës është treguar entuziast dhe shpresëdhënës. Madje ai ka analizuar edhe teknikisht problemin dhe dilemat rreth formacionit, ku u jep përparësi atyre që janë më në formë. “Nga ndeshja e radhës luajnë ato që janë më në formë”. Ky është premtimi i trajnerit të Tiranës, Ze Maria, në fundjavën e kaluar, pas humbjes 3-1 të skuadrës së tij përballë Kukësit, në një ndeshje ku ai çuditi me emrat që hodhi në fushë apo me zëvendësimet që bëri. Por tekniku duket se mund t’u japë një tjetër shans lojtarëve që nuk kanë bindur si dhe blerjeve të reja të cilat kanë qenë nën pritshmërinë e tij për këtë pjesë të parë të sezonit. Ajo është ndeshja ndaj Ilirisë në Kupën e Shqipërisë ku trajneri brazilian do të shohë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion përballë duelit për fundin e tabelës së klasifikimit përballë Luftëtarit në fundjavë. Oduamadi pritet të zbresë në fushë për herë të parë që pas afrimit të bardheblutë, por edhe Ngoo i cili duket se ka rikuperuar dëmtimin, apo lojtarë të cilët kanë luajtur më pak apo kanë pasur rol dytësor në ndeshjet e para të Superiores. Të gjithë në testin e fundit para trajnerit të Tiranës, i cili ka premtuar ndryshime, i ndërgjegjshëm që nëse ato nuk do të shfaqen në rezultatet e ekipit, do të jetë ai personi i cili duhet të bëhet gati për ndryshim ambienti. E thënë ndryshe, Ze Maria është në sprovë reale dhe gabimet tani e tutje nuk tolerohen. Duhen fitoret, vetëm ato e zgjidhin si duhet problemin, në të kundërt shkarkim i është çështje orësh. Ndezja e “motorëve” të grupit këto dy ditë, tregon se ultimatumi i Halilit ka qenë serioz./ Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 20:10

Edhe pse nuk është kandidat për të fituar çmimin e futbollistit më të mirë sipas FIFA-s, Lionel Messi do të marë pjesë në ceremoninë e së hënës së ardhshme.

Postuar: 20/09/2018 - 20:02

 Xhani De Biazi ishte ai që i dha mundësinë Elseid Hysajt që të debutonte në radhët e kombët

Postuar: 20/09/2018 - 16:17

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë pas ndeshjeve të para në Ligën e Kampionëve.

Postuar: 20/09/2018 - 15:47

Fjala gjimnastikë vjen nga gymnos që do të thotë zhveshur, pra stërvitje lakuriq.

Postuar: 20/09/2018 - 15:15

Mbrëmjen e djeshme, ekipi i Juventusit luajti përballjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Valenc

Postuar: 20/09/2018 - 09:50

Kristiano Ronaldo e nisi me karton të kuq aventurën e tij në Champions League këtë edicion.

Postuar: 20/09/2018 - 09:46

Në Gjirokastër ka zhvillime dhe klubi i futbollit të këtij qyteti më në fund mori dje masa të for