BREAKING NEWS

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen reagimi i papritur i kryeministrit Rama: Mos hapni llafe kot. Ja cilin qytet kam zgjedhur

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen
x

Sport

Kupa shkon në Durrës, Teuta mund Tiranën dhe siguron trofeun për 100-vjetor

Kupa shkon në Durrës, Teuta mund Tiranën dhe siguron trofeun

Në stadiumin “Air Albania” u luajt mbrëmë finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë midis Tiranës dhe Teutës, që prodhoi 90 minuta emocione dhe rivalitet, saktësi nga durrsakët dhe gafa nga bardheblutë e në fund prodhoi dhe një fitues, që është Teuta e Durrësit. Hoxha i Teutës shënoi që në minutën e dytë të takimit, duke ia bërë më të lehtë skuadrës durrsake suksesin në këtë ndeshje. Padyshim që Tirana vinte me motiv të dyfishtë në këtë përballje, por asaj i mungoi qartësia në veprime, sidomos në finalizim. Goli i shpejtë i Teutës ishte avantazhi kryesor për “djemtë e detit” në këtë përballje, prandaj dhe Kupa e Shqipërisë përfundoi në Durrës, një sukses që pritej nga Teuta prej shumë e shumë vitesh. ky sukses i jep Teutës trofeun e dytë më të rëndësishëm sezonal, pjesëmarrjen direkte në Ligën e Europës dhe mbylljen e një edicioni të suksesshëm në të gjitha pikëpamjet. Një sukses i merituar për atë që Teuta shfaqi në këtë sezon dhe padyshim një sukses i madh dhe plotësisht i merituar për trajnerin Edi Martini.

Ndeshja/ Saktësia e Teutës përballë gafave të Tiranës

Ndeshja nis fillimisht qetë, por merr ngjyrat e duhura të rivalitetit pas aksionit të parë të durrsakëve. Pas një goditje nga këndi është mbrojtësi Hoxha ai që gjen hapësirën mes mbrojtësve kundërshtarë për të dërguar sferën në rrjetë. 1-0 për Teutën dhe për durrsakët bëhet e lehtë, e krejt e kundërta për Tiranën që nis të mendojë për barazimin. Pas disa minutash tronditje, më në fund bardheblutë arrijnë të organizohen dhe dalin para në sulnm me furi, duke krijuar shumë raste shënimi me Torasën, Ngo dhe Bathës, por portieri Frashëri bëri pritje të mrekullueshme duke evituar golin për skuadrën e tij. Ishin 25 minuta dominim të Tiranës që nuk u finalizuan dot, para se Kallaku të jepte një shkëndijë për gol të dytë në minutën e 38-të, por që gjuajtja e tij përfundoi jashtë. Në fillimin e pjesës së dytë trajneri bardheblu Egbo bën ndryshime në formacion, duke larguar mesfushorin Edon Hasani për Beshirajn, por largimi i mesfushorit është si një rebelim, duke shkuar direkt në dhomat e zhveshjes, ç’ka tregon nervozitetin e shprehur prej pakënaqësisë së zëvendësimit. Tirana ka probleme në organizim, por gjen forca të shtyjë përpara. Teuta mbrohet mirë dhe zgjedh kundërsulmin si armë të saj, diktuar dhe nga avantazhi i golit në pjesën e parë. Deri në minutën e 60-të Teuta “tallej” në fushë me Tiranën e çakorduar. Pas minutës së 60-të vijnë rastet e mira për Tiranën të barazonte, por Majkëll Ngo nuk kishte saktësi në gjuajtjet e tij, pavarësisht shërbimit perfekt që i bënë shokët e mesfushës e mbrojtjes. Tirana u postua e gjitha në gjysmëfushën durrsake, por goli mungoi. Dominimi i saj zgjati deri në minutën e 79-të, kur durrsakët e “vranë” ndeshjen’ dhe kundërshtarin duke shënuar golin e dytë dhe të sigurisë për trofeun. Pas një aksioni nga e djathta, Hebaj jep një asist me gërshërë, Vangjelit i kalon topi mes këmbëve dhe kthehet në asistin perfekt për Lorenco Vilën i cili se ka aspak të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. 2-0 he praktikisht Teuta pret vetëm fundin e ndeshjes për të festuar. Tirana s’ka fuqi dhe Teuta menaxhon si duhet deri në fund, duke e fituar ndeshjen dhe duke rrëmbyer trofeun e Kupës së Shqipërisë. Një sukses për 100 vjetor, si Tirana me titullin. Bardheblutë do të luajnë në Champions League, kurse Teuta, si fitues e Kupës, do të luajë në Ligën e Europës. të gjithë të fituar, por me bardheblutë të mërzitur, që nuk ia dolën të bënin “bis” këtë sezon, në një kohë që ishte shumë afër dhe në momentin e saj më të mirë. Sa u përket bankinave, Edi Martini me këtë sukses mund ta ketë siguruar rinovimin e kontratës për sezonin tjetër, kurse Emanuel Egbo tek Tirana është në “fije të perit”. Prej ditësh qarkullojnë zëra që ai do të shkarkohet dhe do të zëvendësohet me një teknik shqiptar. Pas ndeshjes së djeshme, trofeun fituesve ua dorëzoi presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Me këtë ndeshje sezoni futbollistik 2019-2020 uli tiparin, një sezon shumë i gjatë për shkak të ndërprerjes që solli pandemia e koronavirusit. Tashmë skuadrat pjesëmarrëse në Europë do të nisin menjëherë përgatitjet për garat e tyre, duke pritur fillimisht hedhjen e shortit.