BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Sport

Kupa shkon në Shkodër, Vllaznia do të luajë në Europa League

Kupa shkon në Shkodër, Vllaznia do të luajë në Europa

Vllaznia është fituese e Kupës së Shqipërisë, trofetë cilin e fiton për herë të shtatë në historinë e saj. Ky trofe rikthehet në Shkodër pas 13 vjetësh dhe për këtë merr vlerë të madhe. Për më tepër, Vllaznia e mbyll këtë sezon me një trofe të rëndësishëm, sepse bëri një edicion fantastik si në kampionat dhe në Kupë. Madje, shkodranët mund të ishin edhe kampionë pasi patën pikë të barabarta me Teutën fituese por e humbën trofeun vetëm për golavarazh. Dje skuadra kuqeblu u përball në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë me Skënderbeun, një tjetër skuadër me dritëhijet e saj, por dukshëm që ka bërë një sezon të dinjitetshëm. Fituan shkodranët 1-0 dhe në këtë mënyrë rikthyen në Shkodër një trofe sezonal, duke rikthyer kështu entuziazmin në kampin kuqeblu, por edhe duke ngjallur shpresë për vazhdimësinë.

Ndeshja

Pati një atmosferë të bukur dje në stadiumin kombëtar “Air Albania”, ku për herë të parë pas shumë kohësh u lejuan edhe zyrtarisht një numër i kufizuar tifozësh. Në fakt, skuadra e trajnerit Thomas Bërdariç e dominoi ndeshjen nga fillimi në fund dhe e meritoi suksesin. Sfida nisi mjaft mirë për shkodranët, që fituan terren dhe në minutën e 8’ krijuan rastin e parë të rrezikshëm, teksa pas një aksioni mjaft të bukur, Dilaver provoi një roveshiatë spektakolare, por nuk arriti të gjejë kuadratin e portës së Rexhepit. Skënderbeu rreshtohet me forca të shumta mbrapa në mbrojtjen e tij dhe provon vetëm me kundërsulmin, por thuajse në asnjë rast nuk arrin të përfitojë nga gabimet e kuqebluve dhe të shfaqet rrezikshëm para portës shkodrane, pra ekipit korçar i mungoi rrezikshmëria. Me kalimin e minutave Vllaznia shton ritmin dhe presionin, teksa në minutën e 30-të Rexhepi ndal pa problem një tentativë të Jonuzit nga distanca, ndërsa në të 36-ën portieri nga Tetova bën heroin, duke grushtuar një gjuajtje të Dilaver, pas një aksioni perfekt të shkodranëve. Epërsia dhe dominimi në sulm dhanë efektet e duhura dhe goli erdhi pikërisht në minutën e 39-të, teksa pas një aksioni të gjatë, ku Isaevski shërbeu në zonë për Da Silvën, dhe ky i fundit gjuajti menjëherë dhe topi përfundoi në rrjetë, i devijuar edhe nga një mbrojtës i korçarëve.

Pjesa e dytë, shkodranët ruajnë avantazhin

Fraksioni i dytë i lojës nisi mirë për Skënderbeun, që iu afrua golit me një gjuajtje të Uerdi Marës, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit. Tenton nga distanca edhe Taipi, por sërish përfundon jashtë kuadratit, ndërsa Mensah ka një rast të mirë në zonë, por koordinohet shumë keq dhe nuk gjen portën. Nga ana tjetër Vllaznia nuk e ul për asnjë moment presionin dhe zbret disa herë rrezikshëm, por Da Silva nuk shfrytëzon si duhet dy mundësi të mira për të mbyllur ndeshjen, duke goditur keq dhe dërguar topin jashtë. Skënderbeu nuk dorëzohet dhe kërcënon me Doumfour, por goditja e tij me kokë pritet nga portieri Zogoviç, teksa në momentin më të mirë të korçarëve, Zguro djallos gjithçka me një ndërhyrje nga mbrapa ndaj Gurishtës. Kapiteni i shkodranëve zhvendoset në qendër të mesit të fushës dhe anësori pogradecar e godet nga mbrapa, ndërsa arbitri Juxhin Xhaja i tregon kartonin e kuq menjëherë, duke e dërguar para kohe në dhomat e zhveshjes. Superioriteti numerik shfrytëzohet mjaft mirë nga shkodranët, që menaxhojnë mirë lojën dhe i afrohen edhe golit të dytë, por tentativat e Hoxhajt, Avdijajt dhe Kalezic, nuk përfunduan në rrjetën e Rexhepit. Vërshëllima finale e arbitrit Juxhin Xhaja la në fuqi rezultatin 1-0, teksa në kampin shkodran shpërtheu festa e përligjur, për mbylljen në mënyrë mjaft të suksesshme të një sezoni, ku na dhuruan emocione të forta dhe futboll të bukur. Duhet theksuar në fund se Vllaznia i fitoi të 5 ndeshjet e Kupës këtë sezon dhe ka një golavarazh brilant me 18 gola të shënuar e asnjë të pësuar, diçka që flet qartë për dominimin e saj dhe fitoren me meritë të trofeut të kupës.