BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Kuqezinjtë mposhtën 2-0 Armeninë. Rama konfirmohet goleador, Kaçe bën debutim spektakolar si kuqezi

Kuqezinjtë mposhtën 2-0 Armeninë. Rama konfirmohet goleador,

Kombëtarja tjetër fitore, De Biazi fiton bastin me të rinjtë

Adriatik BALLA

Shqipëria shënon një tjetër fitore spektakolare në duelet miqësore ndërkombëtare, pasi mundi mbrëmë në stadiumin  kombëtar “Qemal Stafa” Armeninë, me rezultatin 2-0. Një fitore e bukur që vjen në një moment të rëndësishëm në prag të ndeshjeve vendimtare në kualifikueset e Botërorit të ardhshëm në  grupin E përballë Sllovenisë dhe Islandës. Fitorja e mbrëmshme fikson dhe një tjetër sukses të trajnerit Xhani De Biazi në krye të Kombëtares tonë dhe me shumë gjasë një rinovim të tij me përfaqësuesen. Fitorja gëzoi dhe mijërat e të pranishmëve në stadium dhe fansat e shumtë të kuqezinjve që e ndoqën ndeshjen nga ekrani i televizorit. Ishte një ndeshje perfekte në planin taktik dhe një fitore e pastër e skuadrës tonë, ku basti i madh i De Biazit me të rinjtë mund të quhet plotësisht i fituar. Golat e shënuar nga Rama e Kaçe konfirmojnë të parin bomber e të dytin një supertalent që e nis me spektakël aventurën kuqezi.

Pjesa e parë

Shqipëria dominoi në pjesën dërrmuese të lojës ndaj Armenisë në pjesën e parë, një dominim që nuk buronte vetëm nga mbajtja e topit në masën afro 60%, por edhe në rastet e krijuara. Entuziazmi ishte i madh, por pa ti dhe gabime nga ana e tanëve që u korrigjuan në momentet vendimtare nga portieri Etrit Berisha, që tregoi dhe një herë në takimin e mbrëmshëm se jo më kot është titullar në  portën e përfaqësueses tonë. Berisha bëri shumë pritje të bukura duke shpëtuar skuadrën në dy-tri raste gjatë kësaj pjese nga gola të sigurt. Sidoqoftë, ekipi mundi ta verë shpejt skuadrën mike nën presion dhe loja gjatë gjithë kohës u luajt në gjysmëfushën e armenëve. Fillimisht Kapllani, i rikthyer prej shumë kohësh në Kombëtare, pati dy raste shënimi por pa ja dalë të përcjellë topin në rrjetë. Më në fund Odise Roshi shfrytëzon avantazhin e tij, shpejtësinë,  në krahun e djathtë dhe depërton bukur në disa raste e pas një krosimi të bukur nga e djathta, kur topi goditet paksa me kokë nga Kapllani, përfundon në të majtë te këmbët e Valdet Ramës, i cili lëshon një silur të vërtetë me të djathtën e topi pasi përplas et te një mbrojtës përfundon në rrjetë, duke sjellë emocione tek të pranishmit në stadium. 1-0 për Shqipërinë dhe loja i shkonte më pas për shtat skuadrën tonë kuqezi. Por fraksioni i parë i lojës nuk prodhoi më gola të tjerë, pavarësisht se Januzaj, Rama e Kapllani patën  disa raste shënimi. Berisha nga ana tjetër ishte i pakalueshëm për miqtë dhe kjo pjesë përfundoi 1-0.

Pjesa e dytë

Shqipëria ruan ritmin dhe në pjesën e dytë, duke dominuar në çdo drejtim. Zëvendësimet e shumta që bën De Biazi në këtë pjesë rezultojnë efikase të gjitha, pasi  të gjithë lojtarët dhanë maksimumin dhe treguan vlera. Natyrisht miqtë u demoralizuan dhe nuk rrezikuan aspak në pjesën e dytë, ndërkohë që vetëm u mbrojtën. Në minutën e 67-të Ergys Kaçer shënon një eurogol me të djathtën, me një gjuajtje prej 20 metrash. Një debutim me gol për mesfushorin e talentuar të Paokut. Minutat e fundit të ndeshjes skuadra jonë pati dhe shumë raste të tjera shënimi, por lojtarët si Januzaj, Gashi e Vullnet Basha u nxituan para portës armene. Përfundimisht Shqipëria mposht Armeninë 2-0 dhe shënon një tjetër sukses në ndeshjet ndër kombëtare, duke pasuruar bilancin e saj ndërkombëtar. Një fito re domethënëse për  pragndeshjet e rëndësishme të shtatorit, pro edhe një bast i fituar i De Biazit me lojtarët e rinj, që mbrëmë treguan vlera dhe që janë të gatshëm të përballojnë sfidat e ardhshme.

 

Somario

“Ishte një ndeshje perfekte në planin taktik dhe një fitore e pastër e skuadrës tonë, ku basti i madh i De Biazit me të rinjtë mund të quhet plotësisht i fituar. Golat e shënuar nga Rama e Kaçe konfirmojnë të parin bomber e të dytin një supertalent që e nis me spektakël aventurën kuqezi.”

Mesfushori/ Behrami: Zvicra do t’i fitojë të 4 ndeshjet e mbetura në grup

Behrami javën e shkuar shënoi gol për Napolin në ndeshje miqësore dhe paralajmëroi se në edicionin e ri tifozët mund të presin gola nga ai. "Benitez kërkon që ne mesfushorët të shkojmë përpara dhe të mundohemi të shënojmë gola për ekipin. Nëse do të më jepet rasti për të shënuar gol, atëherë mendoj se golat nuk do të mungojnë nga unë", tha ai. Behrami edicionin e shkuar ishte ndër lojtarët kryesor te Napoli dhe idhull i tifozëve për shkak të karakterit të tij luftarak. Ai te Napoli u transferua verën e shkuar nga Fiorentina dhe me Napolin ka kontratë deri në qershorin e vitit 2017. Mesfushori kosovar gjithashtu ka folur edhe për eliminatoret e Përfaqësueses së Zvicrës që i ka për Kampionatin Botëror "Brazili 2014". Ai ka thënë se Përfaqësuesja zvicerane duhet t'i fitojë ndeshjet e mbetura për ta siguruar pjesëmarrjen vitin tjetër në botëror. "Kemi edhe katër ndeshje eliminatore dhe duhet të japim maksimumin për të siguruar kualifikimin në Brazil. Duhet ta mbajmë pozitën e parë në grup edhe pse nuk do të jetë aspak lehtë", tha Behrami.

 

Formacioni/ De Biazi luan me disa skema ndaj Armenisë

Tekniku i Kombëtares shqiptare Xhani de Biazi, pas seancave stërvitore të mbajtura të hënën dhe të martën, vendosi në fushë një formacion disi të çuditshëm, me tre mbrojtës të mirëfilltë, katër mesfushorë e tre sulmues, por dy nga sulmuesit kryenin njëkohësisht detyra në krahët e mesfushës. Skema me të cilën De Biazi zbriti ekipin në fushë është 3-4-3. Në fakt kjo skemë ishte e thjeshtë vetëm për pjesën e parë, diktuar nga lojtarët që u aktivizuan. Kështu, në mbrojtje u rreshtuan Cana, Dallku dhe Teli. Në mesfushë u angazhua Basha, Rama, Roshi dhe Abrashi, ndërsa në sulm Januzaj, Kapllani

 

Tifozët/ Pak fansa në “Qemal Stafa”

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” nuk ishte mbrëmë në kapacitetin  tij maksimal, diktuar kjo jo vetëm nga emri i kundërshtarit, por edhe temperaturat e larta që kanë zotëruar këto ditë në kryeqytetin shqiptar, si dhe nga fakti tjetër që fansat janë këtë periudhë me pushime. Sidoqoftë, ishin më shumë se 5 mijë tifozë në stadium, madje ishte ajka e “tifozëve Kuqezi”, grupim që nuk e lë asnjëherë vetëm ekipin përfaqësues dhe që e mbështetën dhe dje maksimalisht. Spikaste grupimi i tifozëve nga Kosova, që janë gjithnjë të pranishëm në ndeshjet e Kombëtares, kjo edhe për faktin se në fushë shumica e lojtarëve ishin pikërisht me origjinë kosovare.

 

Rezultatet/ Kombëtarja e De Biazit është e suksesshme

Kombëtarja po shënon gjithnjë e më shumë suksese me trajnerin Xhani de Biazi, duke regjistruar rezultate mjaft të mira. Kështu, në 14 ndeshje që është në krye të përfaqësueses tonë, De Biazi ka siguruar me kuqezinjtë 7 fitore, tre barazime e katër humbje, duke shënuar 18 gola e duke pësuar 12 të tillë, pra me një bilanc plus 6 golash, që nuk e kishim pasur asnjëherë më parë me asnjë trajner të huaj. Një bilanc i tillë pritet ta rritë Shqipërinë në ranglistën e FIFA-s për muajin gusht, ndërkohë që fitorja e fundi t është shenjë e mirë për dy sfidat e shtatorit ndaj Sllovenisë dhe Islandës. Një tjetër sukses në shtator mban gjallë ëndrrën kualifikuese për në Botëror.