BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Sport

Kuqezinjtë e Empolit bëjnë paraqitje të mirë, marrin vlerësimet e Rejës

Kuqezinjtë e Empolit bëjnë paraqitje të mirë, marrin

Lojtarët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit po paraqiten mirë me skuadrat e tyre respektive në ligat e ndryshme europiane, duke marrë vlerësime cilësore dhe duke fuqizuar pozitat e tyre tek skuadrat ku luajnë e njëherësh duke qenë në qendër të vëmendjes së shtypit sportiv në vendet ku aktivizohen. Natyrisht, shumica e lojtarëve titullarë të përfaqësueses luajnë në Serie A italiane, ku luajnë me shumë sukses dhe kanë pasur një performancë fantastike. Duhet thënë se në Serie A luajnë Hysaj, Strakosha, Berisha, Kumbulla, Ismajli, Gjimshiti, Manaj e në ligën B edhe disa të tjerë dhe këta janë bërthama kryesore e skuadrës përfaqësuese, bërthamë që e përmendi dhe trajneri i Hungarisë para ndeshjes me kuqezinjtë tanë në shtator, kur u kujtoi gazetarëve hungarezë se Shqipëria qëndronte më lart sesa skuadra e tij, pasi shumica e futbollistëve të përfaqësueses së Shqipërisë luanin në elitën europiane, pra në kampionatet kryesore europiane. Dhe paraqitja jo vetëm ka qenë e mirë me skuadrat e tyre, por shumica e lojtarëve tanë kanë rol titullari e lideri në ekipet e tyre dhe kjo është shenjë e mirë në prag të ndeshjeve të tetorit, me Kombëtaren, ku synimi është të kapet maksimumi i pikëve dhe të shpresohet kualifikimi në Botërorin e Katarit të vitit 2022.

Suksesi shqiptar i Empolit

Siç thamë, në Serie A dhe B italiane militojnë një numër i madh futbollistësh, por Empoli është bërë së fundmi një bazë e fortë e legjionarëve shqiptarë, sepse tre lojtarë kuqezinj veshin fanellën e këtij ekipi. Mbrëmjen e dy ditëve më parë, Empoli ka arritur fitore 2:0 në udhëtim sonte ndaj Kaliarit, në xhiron e 5-të të Series A të Italisë. Federiko Di Francesco (29’) dhe Leo Stulac shënuan për Empolin. Te Empoli në pjesën e dytë u aktivizuan Ardian Ismajli, Nedim Bajrami e Kristian Asllani. Ismajli u aktivizua nga minuta e 64-të, ndërsa Asllani e Bajrami nga minuta e 83-të. Për Asllanin 19-vjeçar ishte debutim në Serie A të Italisë.

Manaj bën “vëlla” Moratën e Juventusit

Sulmuesi spanjoll i Juventusit, Alvaro Morata, duket se është i lidhur ngushtë me shqiptarët. Sulmuesi spanjoll nuk e ka fshehur asnjëherë raportin tejet miqësor që ndan me Vrionin, të cilit i ka dedikuar edhe gola me fanellën e Juventusit. Por lojtari i huazuar në Austri nuk është i vetmi shqiptar që ka një miqësi me Moratën. Futbollisti i Juventusit ka treguar marrëdhënien shoqërore që ndan me Rei Manajn. Të dy lojtarët ishin kundërshtarë në fushën e lojës ditën e sotme, teksa bardhezinjtë luanin kundër Specias. Megjithatë pas 90 minutave “rivaliteti” i ka lënë vendin miqësisë. Të dy sulmuesit kanë bërë një fotografi së bashku, të cilën Alvaro Morata nuk ka ngurruar ta shpërndajë në rrjetet sociale. Në një “story” të postuar në “Instagram”-in e tij, spanjolli ndan foton me Manajn, të cilin e quan vëlla. Një miqësi që duket mjaft interesante, sidomos e parë nga syri i medieve italiane e shqiptare, por edhe më gjerë. Dihet natyra e lojtarëve shqiptarë për të krijuar miqësi me personalitetet e futbollit e Manaj si duket ka gëzuar simpatinë e një lojtari jo dosido.