BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Sport

Kuqezinjtë i çojnë sinjale pozitive Silvinjos, por lista e Europianit ende larg profilit përfundimtar

Kuqezinjtë i çojnë sinjale pozitive Silvinjos, por lista e

Trajneri Silvinjo në mënyrë të përsëritur theksoi për mediat se lista e grumbullimit në mars për miqësoret me Kilin dhe me Suedinë nuk lidhej medoemos me listën e lojtarëve që do të shkonin në Europian. Sipas tij, lista e marsit ishte e mbushur me lojtarë që janë pjesë e grupit, por edhe me shumë të tjerë që kërkonin një shans që të performonin cilësitë e tyre. Ai në mënyrë të përsëritur tha se lista e Europianit do të hartohet me kujdes në momentin e duhur, pak ditë para se të nisë zyrtarisht Kampionati Europian dhe do të përmbajë emrat e atyre lojtarëve që janë më në formë dhe që i kanë dhënë të kuptuar trajnerit se janë të duhurit për pozicionet e duhura.

Ecuria e kuqezinjve në fundjavë

Mirlind Daku, Anis Mehmeti dhe Lindon Selahi ishin legjionarët e vetëm që lanë gjurmë në fundjavën që lamë pas. 26-vjeçari Gjilani, arriti të shënonte një gol, teksa dhuroi edhe një asist në fitoren 2-1 të rubin Kazan ndaj Akhmat Groznit. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare e nisi titullar në majë të sulmit dhe në minutën e 12-të shërbeu bukur për Randjeloviç në qendër të zonës, i cili e pati të lehtë ta shtynte topin në rrjetë. Në të 35′ Daku ia doli të shënonte vetë, duke gjetur kështu golin e parë për vitin 2024 me Rubin Kazanin dhe të pestin sezonal në kampionatin rus. Pas një krosimi nga krahu, lojtari shtatlartë goditi bukur me kokë, por topi u përplas në traversë dhe iu rikthye sërish. Me sulmuesin që nuk fali, duke e shtyrë në rrjetë. Në Angli, Anis Mehmeti i dha fitoren Bristol Sitit përballë Leicester Sitit duke shënuar golin e vetëm të takimit. 23-vjeçari kontrolloi topin në hyrje të zonës kundërshtare në minutën e 73-të dhe me një goditje precize e të fortë me të majtën shkundi rrjetën. Për të ndezur festën te Bristol Siti. Lindon Selahi po kalon një formë shumë të mirë sportive me Rijekën, skuadër që është afër fitimit të titullit të dytë në histori në Kroaci. Mesfushori shqiptar realizoi golin e tretë për skuadrën e tij në transfertën përballë Rudes, duel që Rijeka e fitoi 0-3. Ishte minuta e 56-të kur 25-vjeçari i lindur në Belgjikë tundi rrjetën kundërshtare, duke vulosur triumfin e ekipit të tij. Titullar në skuadrat e tyre ishin dhe Ivan Balliu, Jon Mersinaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Qazim Laçi, Keidi Bare, Taulant Seferi dhe Arbër Hoxha, ndërkohë që Berat Gjimshiti dha kontribut si zëvendësues në ndeshjen mes Atalantës dhe Napolit. Për t’u përmendur se një pjesë e futbollistëve të kombëtares u lanë pushim për shkak se kanë shumë pak kohë që janë bashkuar me skuadrat e tyre pas angazhimit me skuadrat e tyre.

Vlerësimet me notë

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” jep pesë legjionarët me vlerësimet më të larta. Vendin e parë e mban sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Mirlind Daku me notën 8.3 pasi shënoi gol dhe asist me Rubin Kazan kundër Akhmat Grozni. Lindon Selahi renditet në vendin e dytë me notën 7.5. Mesfushori shqiptar vulosi fitoren e Rijekës duke shënuar një gol fantastik. Në të tretin pozicionohet Jon Mersinaj. Indrit Tuçi dhe Anis Mehmeti janë vlerësuar me notën 7.3. Mehmeti ishte heroi për Bristolin pasi shënoi golin e vetëm të sfidës duke i dhuruar 3 pikët skuadrës së tij kundër Leisterit.