BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Kuqezinjtë lënë gjurmë, Cikalleshi e Gjimshiti marrin notën më të lartë

Kuqezinjtë lënë gjurmë, Cikalleshi e Gjimshiti marrin

Lojtarët e përfaqësueses kuqezi patën një fundjavë të spikatur me skuadrat e tyre, duke lënë gjurmë si protagonistë, qoftë me asiste e qoftë me gola, po edhe me lojë të mirë që u vlerësua nga kritika sportive në mediat serioze. Nga e premtja në mbrëmje e deri të hënën në mbrëmje shumë legjionarë zbritën në fushë dhe treguan potencial në rritje dhe morën vëmendje mediatike dhe në tërësi kjo periudhë është mjaft e mirë për kuqezinjtë në tërësi. Natyrisht, vëmendjen e morën lojtarët që shënuan gola, të tillë si i riu i talentuar Xhakomo Vrioni dhe sulmuesi veteran që luan në Turqi Sokol Cikalleshi. Duhet thënë se paraqitja e tyre ishte vërtet mbresëlënëse. E përmbledhur mund të thuhet se dy nga sulmuesit e Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni dhe Sokol Cikalleshi kanë qenë sërish protagonistë me gola në skuadrat respektive, teksa ylli i mbrojtjes kuqezi, Berat Gjimshiti ka qenë një nga lojtarët kyçë të Atalantës, që fitoi një ndeshje mjaft të vështirë në Torino ndaj Juventusit. Bajrami dhe Doka kanë qenë gjithashtu futbollistë që kanë dhuruar asiste me skuadrat përkatëse në Itali dhe Kroaci. Një tjetër futbollist shqiptar, ai i Shpresave, Anis Mehmeti ka arritur sërish të gjejë rrugën e rrjetës me Uajcombe në League One. Vrioni shënoi dy gola në kampionatin austriak me Tirolin, teksa fillimisht shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa pak minuta para fundit, Vrioni realizoi edhe golin e dytë vetjak. Një paraqitje e shkëlqyer e futbollistit shqiptar në Austri, i cili pas tripletës së shënuar javën e shkuar, tregon se po kalon një formë mjaft të mirë. Sulmuesi kuqezi është vlerësuar me notën 9 nga uebsajti i specializuar për statistika “SofaScore”. Ndërkohë, Sokol Cikalleshi realizoi një super gol për Koniasporin në kampionatin turk, teksa nga brenda zonës gjuajti topin me të majtën e tij, duke barazuar rezultatin përkohësisht. Goli i Cikalleshit nuk vlejti për Koniasporin që u mund me shifrat 3-2. Edhe Sokol Cikalleshi, ashtu sikurse pjesa tjetër e kuqezinjve, është vlerësuar nga “Sofascore” si një nga futbollistët më të mirë në fushë. Veterani i sulmit kuqezi po tregon se është në formë dhe në nivel të lartë.

Gjimshiti, lojtar me notë shumë të lartë në Itali

Mbrojtësi i përfaqësueses, Berat Gjimshiti, nuk është më surprizë. Ai tregon potencial shumë të lartë në fushën e lojës dhe këtë e kanë evidentuar edhe mediat sportive italiane dhe mbrojtësi kuqezi po tregon se është lider i vërtetë i Atalantës në Serie A. Shtylla e mbrojtjes kuqezi ka qenë lojtari i asistit në golin e vetëm të shënuar nga Atalanta në sfidën kundër Juventusit. Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, “SofaScore”, Gjimshiti ka marrë notën 7.6 në këtë ndeshje, futbollisti i dytë më i mirë i skuadrës bergameske në këtë ndeshje. Ndërkohë, dita e shtunë ka qenë mjaft pozitive edhe për Albi Dokën në kampionatin kroat, teksa futbollisti shqiptar ka dhënë një asist për autorin e golit, Lovriç. Një harkim perfekt i Dokës, me Lovriç që gjendet në zonë dhe e kthen në gol. Ashtu sikurse Gjimshiti, edhe Albi Doka është vlerësuar si lojtari i dytë më i mirë i skuadrës ku ai aktivizohet, Gorica në Kroaci, teksa SofaScore i ka dhënë notën 8, vlerësim shumë i mirë për të.