BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Sport

Kuqezinjtë të paprekur nga Covid-19, Berisha arma e fortë e SPAL-it

Kuqezinjtë të paprekur nga Covid-19, Berisha arma e fortë e

Lojtarët e përfaqësueses kuqezi po presin të zbarkojnë në fushë për të mbyllur sezonin me skuadrat e tyre, ndërkohë që ka një lajm të mirë në të gjitha këto zhvillime, pasi asnjëri prej tyre nuk rezulton të jetë prekur nga pandemia e koronavirusit. Përgjigjet e testeve paraprake kanë dalë negative dhe kjo është shenjë e mirë për lojtarët tanë, ndërkohë që trajneri Edi Reja po mban kontakte të vazhdueshme me secilin prej tyre, duke mësuar rreth formës fizike dhe mundësive të aktivizimit të tyre si titullar me skuadrat ku luajnë. Një lajm i mirë është se portieri Etrit Berisha ka gjasa të plota të rinovojë me SPAL-in, nisur nga fakti që klubi e cilëson një aset të çmuar, për peshën që ka në skuadër gardiani i Kombëtares tonë. Madje Berisha cilësohet si një prej portierëve me statistikat më të mira në kampionatin italian dhe nuk është rastësor që e kërkon me ngulm rinovimin klubi i SPAL-it. Në fakt, në lidhje me këtë çështje, klubet e Serisë A tashmë do të nisin fazën e dytë e cila është ajo e stërvitjes në grup. Klubet do të bëjnë të mundur që të gjithë futbollistët t’i nënshtrohen testit për COVID-19, në mënyrë që të jenë të sigurt se nuk do të ketë rrezik infektimi. Klubi i radhës që ka kryer testet dhe ka marrë përgjigjen ka qenë SPAL, ku aktivizohet edhe portieri i kombëtares, Etrit Berisha. Rezultatet e gardianit dhe shokëve të tij kanë rezultuar negative dhe kështu ekipi mund të nisë stërvitjen në mënyrë që të rifitojë formën optimale me shpresën se kampionati mund të rinisë në mesin e muajit qershor. Objektivi i SPAL është qëndrimi në elitë, ndërsa sytë, siç thamë, janë edhe nga Berisha që në këtë sezon ka qenë ndër më vendimtarët në skuadër.

Sulmuesi/ Çekiçi gati të zbresë në fushë, synimi të bëhet lider i Olimpijas së Ljubjanës

Në Rajon luajnë shumë lojtarë shqiptarë, përfshi dhe Slloveninë. Kjo e fundit është shteti i radhës në Europë që i ka ndezur dritën jeshile futbollit. Federata ka gjetur akordin me autoritetet shtetërore dhe është zgjedhur data e rifillimit të kampionateve të lëna përgjysmë prej koronavirusit. Ndeshjet do të rinisin më 5 qershor. Vendim është marrë edhe për gjysmëfinalet e Kupës. Këto duele do të luhen më 9 dhe 10 qershor, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet mbrëmjen e 24 qershorit. Javën e ardhshme do të publikohen datat e ndeshjeve deri në fund të sezonit. Endri Çekiçi është futbollisti i vetëm shqiptar që luan në Prva Liga, aty ku po shkëlqen për të dytin sezon radhazi. Pogradecari i talentuar aktivizohet te skuadra që kryeson kampionatin slloven Olimpija Ljubljana. Çekiçi ka zhvilluar një sezon fantastik teksa numëron 10 gola të shënuar, 9 në kampionat dhe 1 në kualifikueset e Europa League.

Armand Dobra, një talent shqiptar në Premier League

Ashtu siç konfirmoi pak ditë më parë në media, futbollisti i talentuar shqiptar Armando Dobra ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e tij Ipsuiç Taun. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një postimi në kanalet zyrtare në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se futbollisti shqiptar ka nënshkruar një kontratë të re, të vlefshme deri në verën e 2023-shit. Armando Dobra është pjesë e ekipit të të rinjve të Ipsuiç Taun që prej vitit 2017, ndërsa verën e kaluar debutoi duke shënuar edhe një gol në një ndeshje ndaj Luton Taun në EFL Cup dhe shihet si një nga futbollistët më premtues të klubit anglez. Në intervistën e dhënë për “Supersport”, Dobra theksoi se e ka vendosur të luajë për Kombëtaren Shqiptare, ku edhe pret grumbullimin nga U21-shi i drejtuar nga Alban Bushi, duke qenë se me U19-ën ka bërë 7 ndeshje deri tani. Nga të rinjtë trajneri Edi Reja do të zgjedhë më të mirët dhe duke parë rivalitetin e spikatur si tek Shpresat dhe në ekipin e parë, duhet një punë e madhe për të marrë ftesë në Kombëtare nga trajneri Reja. Projekti katërvjeçar i trajnerit do t’ua japë një shans të gjithë të rinjve, që ata të tregojnë vlerat e tyre.