BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Kuqezinjtë, Veseli yll i Empolit, Berisha me notën më të lartë tek Atalanta

Kuqezinjtë, Veseli yll i Empolit, Berisha me notën më të

Lojtarët e Kombëtares patën një javë mjaft të mirë në aspektin individual me skuadrat e tyre në ligat e ndryshme europiane, kryesisht në Greqi dhe në Itali, por edhe në Zvicër e Rumani. Spikatën mbrojtësit, por edhe sulmuesit, ndërsa portierët Strakosha dhe Berisha kanë prej muajsh e vitesh që shkëlqejnë në Itali, me skuadrat e tyre Lacio e Atalanta. Në të vërtetë, shumica e futbollistëve kuqezinj ishin protagonistë me skuadrat e tyre dhe lanë gjurmë në një mënyrë apo një tjetër. Kuptohet, vëmendja shkon tek futbollistët që janë në “radarët” e trajnerit Kristian Panuçi. Dhe ka prej atyre që janë të sprovuar, si Memushaj, Berisha, Hysaj e ndonjë tjetër, por edhe mjaft të rinj si Vrioni, Durmishaj etj, që po krijojnë profilin e lojtarëve të suksesshëm të nivelit të lartë.

Vlerësimet

Shumë prej futbollistëve kuqezinj morën minuta të plota, ndërsa pati edhe gola dhe rikthime në fushën e lojës për disa lojtarë, nga goli spektakolar i Ergys Kaçes, e deri tek performanca fantastike e Veselit dhe Berishës. Kështu, Azdren Llullaku dhe Ergys Kaçe kanë gjetur golin gjatë fundjavës, edhe pse vetëm ai i shënuar nga sulmuesi në fund ka rezultuar me peshë. 30-vjeçari ka hyrë në fushën e lojës në minutën e 79-të, kur sfida Astra-Koncordia ishte fiksuar në shifrat 2-1 dhe 9 minuta më pas shënon golin e qetësisë në duelin që përfundoi 3-1. Mesfushori korçar realizoi golin e barazimit të përkohshëm në humbjen e Panathinaikos, në transfertën ndaj OFI-t të Kretës. Në minutën e 36-të shtat-shkurtri shënon një gol jo të zakontë, pasi shfrytëzon një krosim për ta dërguar me kokë topin në rrjetë. Në serinë A janë aktivizuar pothuajse të gjithë titullarët. Elseid Hysaj ka qenë në fushë për 90 minuta në fitoren 4-0 të Napolit ndaj Frozinones, duke luajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes. Titullar i padiskutueshëm tek Lacio, ishte edhe Thomas Strakosha, që nuk ka mundur të evitojë barazimin në shtëpi ndaj Sampdorias, që erdhi në sekondat e fundit të sfidës. Frederik Veseli konsiderohet si një nga shtyllat e mbrojtjes tek Empoli, duke qenë në fushë për 90 minuta në fitoren që toskanët morën në shtëpi ndaj Bolonjës. Ky sukses largon përkohësisht skuadrën e mbrojtësit nga zona e ftohtë e rënies. Vetë lojtari është cilësuar në median sportive italiane me peshë thelbësore në suksesin e fundit, pasi i mbuloi mjaft mirë detyrat. Ai mori notë të lartë dhe u bënë prej disa ndeshjesh që luan me minutazh të plotë, që do të thotë se Empoli ka besim në aftësitë e tij. Përfundimisht mund të thuhet se Frederik Veseli është lojtar që po rritet dhe po shndërrohet në liderin e vërtetë të Empolit. Një paraqitje e mirë edhe për Etrit Berishën që ndihmoi Atalantën në fitoren e rëndësishme ndaj Udinezes në Friuli, me rezultatin 3-1. Me këtë sukses bergamaskët i rikthehen pretendimeve për zonën europiane, ndërkohë që Berat Gjimshiti nuk ka qenë i grumbulluar për këtë duel. Për Berishën u vendos notë e lartë nga mediat italiane dhe pas sulmuesit Zapata që shënoi të tre golat e fitores së Atalantës, Berisha ishte një prej lojtarëve më të vlerësuar. Ai po e udhëheq Atalantën drejt sukseseve të merituara. Në Serinë B italiane Xhakomoi Vrioni vijon të jetë titullar i padiskutueshëm tek Venezia, ashtu si Elhan Kastrati dhe Ledian Memushaj tek Peskara. Ekipet e tyre ia dolën të triumfonin duke qëndruar brenda objektivave. Të gjithë lojtarët shqiptarë bënë paraqitje të mira dhe ishin në lartësinë e kërkuar. Dihet që Memushaj nuk ka nevojë të komentohet, pasi eksperienca dhe kualiteti e mbajnë në radhën e lojtarëve më të vlerësuar të Peskarës. Padyshim që performanca në rritje e Vrionit mund ta ndihmojë djaloshin e ri që të ftohet nga trajneri Kristian Panuçi në Kombëtare në eliminatoret e Europianit të vitit 2020. 

Adriatik BALLA