Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kurtua prezantohet te Real Madrid: Shpresoj të jem në lartësinë e këtij klubi të madh

Postuar: 10/08/2018 - 07:35

Reali i Madridit prezantoi dje portierin e blerë nga Çelsit, gardianin e kombëtares belge Thibo Kurtua. Ishte një lëvizje e fuqishme për klubin madrilen dhe prej momentit që u mbyll kampionati botëror, gardiani belg e vuri veten në treg dhe ia doli të përmbushë ëndrrën e tij për të luajtur me “Los Blancos”. Gjatë prezantimit të djeshëm, Kurtua i thuri lavde Realit të Madridit dhe konfirmoi lumturinë e tij për këtë lëvizje, i bindur se do ta justifikojë si duhet fanellën e rëndë të 13 herë kampionëve të Europës për klube. “Sot kam realizuar një ëndërr. Vetëm ata që më njohin e dinë se sa kam punuar për të mbërritur këtu ku jam sot.” Kështu prezantohet Tibuat Kurtua para tifozë madrilenë, pasi nënshkroi kontratë 6-vjeçare me Realin e Madridit. Portieri belg e donte prej kohësh këtë transferim, për t’u qëndruar pranë fëmijëve të tij, që mbetën në kryeqytetin spanjoll pas largimit të tij nga Atletiko drejt Çelsit. “Falënderoj shumë Realin për sforcimin që bëri. Kudo që kam shkuar, gjithmonë kam dhënë më të mirën. Nga sot vihem në dispozicion të Realit me entuziazmin që më shoqëron që kur isha fëmijë. Kam qenë kundërshtar i Realit dhe e di çfarë do të thotë të përballesh me këtë skuadër. Dëshiroj të jem në lartësinë e këtij klubi”, vijoi Kurtua.

Kovaçiç prezantohet te Çelsi: Do të bëhem lojtar i madh

Lëvizja e Kurtua ishte pjesë e një marrëveshje të gjerë mes Realit e Çelsit, pasi me ardhjen e  Kurtua në Madrid, Reali largoi në formë huazimi te anglezët kroatin Mateo Kovaçiç. Mesfushori kroat u shfaq shumë u lumtur me fanellën e re të Çelsit gjatë prezantimit të tij në “Stamford Bridge”. Mesfushori kroat, i cili u huazua te blutë e Londrës për një vit, si pjesë e marrëveshjes që çoi në “Santiago Bernabeu” portierin Tibo Kurtua për 35 milionë paund, deklaroi për sajtin e klubit se ndihej mirë dhe do të bëhej një lojtar i madh me blutë e Londrës. “Jam shumë i lumtur për transferimin te Çelsi. Është një ndjenjë e papërshkrueshme. Do të përpiqem të jap maksimumin në këtë klub. Është një kampionat i ri për mua dhe sigurisht fillimi do të jetë paksa i vështirë, por jam i sigurt që trajneri Sarri dhe shokët e skuadrës do të më ndihmojnë. Besoj se do të zhvillojmë një sezon të madh”, theksoi Kovaçiç. Kroati luajti për tre sezone me Realin e Madridit, por dështoi të merrte një rol kyç në mesfushën e “Los Blancos” në drejtimit Zinedine Zidane. Që nga viti 2015 është aktivizuar në 109 ndeshje me Realin, duke fituar tre Champions League, suksese që gjithsesi nuk e bindën për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll. Te Çelsi duhet të luftojë fort për një vend titullari përkrah emrave të tillë si: Zhorginjo, Kante, Çesk Fabregas, Ros Barkley, Dani Drinkëater, Ruben Loftus-Cheek dhe Tiemoue Bakayoko . Lëvizja e Kovaçiç u realizua pasi kroati nuk pranoi të qëndronte më tej në gjirin e Realit të Madridit, gjë që solli huazimin e tij te blutë e Londrës./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/10/2018 - 20:23

Një përplasje e tmerrshme ka ndodhur ditën e sotme në Çmimin e Madh të Japonisë për garat me motorra. Në Japoni është duke u mbajtur gara, ndërsa Mark Markez e ka përfunduar para kohe këtë garë.

Postuar: 19/10/2018 - 18:22

Përtej formës së dobët në fushën e lojës, po has probleme edhe në jetën personale.Ylli i Real Mad

Postuar: 19/10/2018 - 18:08

Kemi parë gjeste nga më të ndryshmet në fushën e lojës, duke filluar nga ato më ofendueset te ato

Postuar: 19/10/2018 - 18:04

Futbollistët e Barcelonës i përgjigjen pozitivisht mesazheve që Neymar ka lëshuar kohët e fundit

Postuar: 19/10/2018 - 17:28

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur auditin në klubet shqiptare të futbollit, teksa së f

Postuar: 19/10/2018 - 17:21

Si të mos mjaftojë momenti negativ që po kalon me Kombëtaren shqiptare, Kristian Panuçi ka punë e

Postuar: 19/10/2018 - 17:01

 Në një njoftim zyrtar, Federata Europiane e Futbollit bëri të ditur shtetet të cilat nuk do