BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Sport

Kushta: Kjo është Kombëtarja më e mirë e të gjitha kohërave

Kushta: Kjo është Kombëtarja më e mirë e të gjitha

Ikona e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar, Sokol Kushta, dikur idhull për tifozerinë shqiptare për golat spektakolarë, sukseset dhe natyrisht kontributin në futbollin shqiptar, ka lëshuar një mesazh në profilin e tij në rrjetin social “facebook”, ku i thur elozhe ekipit përfaqësues pas suksesit të fundit ndaj Polonisë, si dhe trajnerit Silvinjo të cilin e quan të merituar, një njeri punëtor që dashuron vendin dhe kombëtaren e atij vendi që i ka dhënë mundësinë të shpalosë cilësitë e tij si trajner. Kushta nuk heziton të thumbojë “plakushin” Reja, i cili aty i kishte lojtarët, në të gjitha repartet, por nuk i shihte dhe duket qartë se zhgënjeu, pasi këta futbollistë po i merr Silvinjo e ka bërë me ta një grup fantastik që dhurojnë spektakël, dhurojnë lojë të bukur e rezultateve. “Ky status që në fillimet e trajnerit të ri.. Është ky ndryshim që solli gjithë këto ndeshje dinjitoze të Kombëtares. Shumë veta ishin skeptikë te ky ndryshim. Unë besova te Silvinjo që në momentet e para për një arsye… që ky njeri erdhi si një punëtor, si një qytetar shqiptar, si një njeri që dashuron vendin ku i dha mundësinë të shprehi mundësinë e tij profesionale. Unë s’dua te flasë për fitoren, por për bazat që ky hodhi tek ekipi ynë… Kur trajneri Reja pensionisti diskutonte për ekipin tonë, thoshte kaq ka mundësi, ky është temperamenti shqiptar, s’ka lojtarë etj. Jooo zotëri, ti ishe i paaftë të drejtoje këtë Kombëtare. Shqipëria ja që ka mundësi, ja që ka sulmues, mbrojtës, mesfushorë, që ti nuk i aktivizoje. Ja që ne mund të lozim me dinjitet, me forcë, me taktikë. Ja që jemi altruistë në lojë… por çfarë ndodhi?”, shkruan Kushta ndër të tjera në mesazhin e tij.

Kombëtarja më e mirë e të gjitha kohërave

Kushta thotë se Silvinjo është tipi i trajnerit që na duhej, trajneri që nuk ka prioritet lekët se sa rezultatet dhe karrierën. Sipas tij, Kombëtarja e tanishme është më e mira e të gjitha kohërave, pasi është hera e parë që bën katër ndeshje radhazi me rezultat pozitiv e lojë bindëse. “Silvinjo tregoi, që trajneri mundet të bëjë histori kur nuk vijnë vetëm për lekë. Unë besoj se kjo është Kombëtarja me e mirë e të gjitha kohërave. Pse e them? Se asnjëherë Kombëtarja s’ka bërë 4 ndeshje radhazi dinjitoze. Një kombëtare mbarëshqiptare që ka lozur nga minuta e parë deri në të 98 minutë”, shkruan më tej Kushta.

Rruga për në Gjermani është shtruar

Interesante dhe emocionale është ajo që shkruan Kushta në rreshtat e fundit të postimit të tij, ku thotë se rruga për në Europianin e Gjermanisë është shtruar tashmë, e ndryshe nga Francë-2016 ku shkuam me ndonjë trepikësh në tavolinë, këtë herë me meritë të plotë të ekipit. “Unë besoj se rruga për në Gjermani sot është shtruar dhe ju garantoj që do më shijojë më shumë se Franca, se jemi me pikët tona jo, të UEFA-s. Urime dhe suksese për ndeshjen me çekët”, përfundon Kushta mesazhin e lëshuar në postimin e tij në rrjetin social “facebook”. Natyrisht, fjala e tij ka shumë vlerë, pasi ka qenë ndër të parët që shprehu intuitën e pagabueshme që Silvinjo është një trajner që erdhi në krye të Kombëtares për të fituar, i etur për sukses dhe një trajner punëtor për të cilin kishte nevojë përfaqësuesja.